By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Çka i bind qytetarët të votojnë? Zhvillimi ekonomik prin në pyetësorin e Telegrafit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Çka i bind qytetarët të votojnë? Zhvillimi ekonomik prin në pyetësorin e Telegrafit
TOP Momenti

Çka i bind qytetarët të votojnë? Zhvillimi ekonomik prin në pyetësorin e Telegrafit

Momenti
Published: June 5, 2026

Kosova po shkon drejt fundit të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare që do të mbahen këtë të diel, më 7 qershor, dhe në këtë kontekst Telegrafi ka realizuar një pyetësor, ku ka pyetur lexuesit “Cilat tema për rininë duhet të jenë në qendër të programeve të partive politike?”.

Lexuesit na dërguan një mesazh të qartë: brengat e tyre lidhen ngushtë me gjendjen ekonomike dhe me arsimin. Zhvillimi ekonomik dhe investimet janë “magneti” kryesor për vota, ndërsa cilësia e ulët e arsimit shihet si “gogoli” që ia rrezikon të ardhmen rinisë.

Your browser does not support the video tag.

Në pyetjen “Çka do t’ju bindte më shumë të votoni për partinë e caktuar politike në zgjedhjet e ardhshme?”, opsioni më i votuar ka qenë zhvillimi ekonomik dhe investimet kapitale me 148 përgjigje (20.03 për qind).

Your browser does not support the video tag.

Pas tij, të anketuarit kanë renditur një program konkret për punësim dhe rritje të pagave me 130 përgjigje (17.59 për qind), si dhe luftën kundër korrupsionit me 112 përgjigje (15.16 për qind).

Premtimet e matshme dhe realiste kanë marrë 93 përgjigje (12.58 për qind), kredibiliteti dhe integriteti i liderëve 61 (8.25 për qind), rezultatet e mëparshme në qeverisje 56 (7.58 për qind), kandidatët e rinj dhe të besueshëm 53 (7.17 për qind), ndërsa përfaqësimi më i madh i të rinjve në vendimmarrje 49 (6.63 për qind). Ndërkohë, 37 të anketuar (5.01 për qind) janë shprehur se nuk besojnë se partitë mund t’i bindin.

Nga vota te politika, thirrje që rinia të trajtohet si aset – jo si kapital elektoral

Ndërkaq, në pyetjen “Cili problem ndikon më së shumti në të ardhmen e të rinjve në Kosovë, e që duhet të trajtohet me prioritet nga partitë politike?”, cilësia e ulët e arsimit ka marrë 45 përgjigje (21.95 për qind), duke u renditur si shqetësimi kryesor.

Mungesa e perspektivës për karrierë është renditur e dyta me 37 përgjigje (18.05 për qind), ndërsa korrupsioni dhe mungesa e meritokracisë me 36 përgjigje (17.56 për qind).

Më pas, të anketuarit kanë përmendur pagat me 25 përgjigje (12.20 për qind) dhe papunësinë me 24 përgjigje (11.71 për qind). Migrimi ose dëshira për t’u larguar nga Kosova ka marrë 16 përgjigje (7.80 për qind), mungesa e përfaqësimit të të rinjve në politikë 12 (5.85 për qind), ndërsa shëndeti mendor dhe presioni social 10 (4.88 për qind).

Të dhënat sugjerojnë po ashtu një shkallë të lartë skepticizmi për mënyrën se si partitë politike i adresojnë problemet e të rinjve. Në pyetjen se sa partitë politike në Kosovë i marrin seriozisht këto probleme, opsioni “aspak” ka marrë 78 përgjigje (38.05 për qind), ndërsa “pak” 74 (36.10 për qind).

“Mesatarisht” është zgjedhur nga 40 të anketuar (19.51 për qind), “shumë” nga 8 (3.90 për qind), ndërsa “nuk e di/nuk kam qëndrim” nga 5 (2.44 për qind).

Sa i përket nivelit të arsimimit, 154 të anketuar (75.12 për qind) kanë deklaruar se kanë arsim të lartë, 50 (24.39 për qind) arsim të mesëm dhe 1 (0.49 për qind) arsim fillor.

Në pyetjen për punësimin, 123 (60.00 për qind) janë deklaruar të punësuar në sektorin privat, 30 (14.63 për qind) në sektorin publik, ndërsa 52 (25.37 për qind) kanë deklaruar se nuk janë të punësuar.

Telegrafi do të vazhdojë të publikojë përmbledhje dhe tema të bazuara në të dhënat e pyetësorit, në funksion të pasqyrimit të prioriteteve dhe shqetësimeve të të rinjve në Kosovë. /Telegrafi/.

You Might Also Like

Një muaj pas zgjedhjeve, KQZ certifikon sot rezultatet përfundimtare
Mot pjesërisht i vranët, temperaturat deri në 29 gradë
Marine Le Pen do të kandidojë për presidente të Francës në vitin 2027
Aksident trafiku në Gostivar, lëndohen shtatë persona
Tahiri: Aleanca s’e ka ndryshuar qëndrimin ndaj Qeverisë Kurti, s’kërkojmë pozita në qeveri

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Ekstradohet nga Hungaria për në Kosovë i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
TOP Momenti

Ekstradohet nga Hungaria për në Kosovë i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

July 8, 2026
Rama: Qeveria dha 4 milionë euro për koncertin e Kanye West, jo 50 milionë
TOP Momenti

Rama: Qeveria dha 4 milionë euro për koncertin e Kanye West, jo 50 milionë

July 8, 2026
Rama publikon “foton e ditës”  nga Samiti i NATO-s
TOP Momenti

Rama publikon “foton e ditës” nga Samiti i NATO-s

July 7, 2026
Fjalët e para të Messit pas rikthimit spektakolar ndaj Egjiptit
TOP Momenti

Fjalët e para të Messit pas rikthimit spektakolar ndaj Egjiptit

July 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?