By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Milloshoski: Propozimi i Francës dhe Gjermanisë është i sinqertë dhe real, ofron anëtarësim jo të plotë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Milloshoski: Propozimi i Francës dhe Gjermanisë është i sinqertë dhe real, ofron anëtarësim jo të plotë
TOP Momenti

Milloshoski: Propozimi i Francës dhe Gjermanisë është i sinqertë dhe real, ofron anëtarësim jo të plotë

Momenti
Published: June 5, 2026

Propozimi i Francës dhe Gjermanisë është i sinqertë dhe real, i cili dukshëm ofron një mundësi për integrim sa më të madh, por gjithashtu është e qartë se ofron një formë anëtarësimi që nuk do të ishte i plotë, të paktën jo në këtë moment, deklaroi sot Antonio Milloshoski, nënkryetar i Kuvendit dhe kryesues i Konferencës së 23-të të KOSAP-it – Konferenca e komisioneve parlamentare për integrim evropian/çështje të vendeve pjesëmarrëse në procesin e stabilizim-asociimit në Evropën Juglindore, që sot po mbahet në Strugë.

“Ndoshta dikujt kjo mund t’i pëlqejë ose të mos i pëlqejë, por ne e vlerësojmë sinqeritetin e Francës dhe Gjermanisë që e paraqitën gjendjen reale brenda Bashkimit Evropian, e cila ka zgjatur ndoshta 7-8 vitet e fundit. Se gatishmëria për pranimin e anëtarëve të rinj me të drejta dhe detyrime të plota (e drejta e vetos, votimi e të ngjajshme) nuk është aq e madhe sa ka qenë para 13 apo 15 vitesh. Por, nga ana tjetër, ata nuk ofrojnë status kuo por ofrojnë integrim me faza të vendeve në sektorë të caktuar, varësisht nga përmbushja e standardeve”, tha Milloshoski.

Your browser does not support the video tag.

Siç tha ai, pritjet janë që sot në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Tivat kjo çështje të jetë objekt i një debati serioz.

Në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve nëse ne mund të hyjmë në BE së bashku me vendet për të cilat paralajmërohet se do të bëhen pjesë e saj më shpejt, ai vlerësoi se, sipas informacioneve jozyrtare, Mali i Zi mund të jetë i vetmi vend nga rajoni që do të kishte mundësi të bëhej anëtar i Unionit deri në vitin 2030, dhe ndoshta edhe Islanda, nëse qytetarët e atjeshëm shprehen pro kësaj në referendum.

Your browser does not support the video tag.

“Nga ajo që kemi si informacione jozyrtare – natyrisht, në fund vendet anëtare të BE-së do të vendosin – unë mendoj se i vetmi vend nga rajoni që do të kishte gjasa të bëhej anëtar deri në vitin 2030 (qoftë si anëtar i plotë apo me ndonjë fazë tjetër kufizimi, nuk e di) është Mali i Zi. Dhe nëse Islanda ka një deklarim pozitiv në referendumin e tij për vazhdimin e procesit të negociatave, ndoshta edhe Islanda deri në vitin 2030 mund ta ketë atë mundësi. Ndërsa për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Bosnje e Hercegovinën, Kosovën, Moldavinë, Ukrainën, Turqinë dhe vendet e tjera, me gjasë do të vlejë kjo ofertë për integrim gradual në sektorë të caktuar të Bashkimit Evropian, në varësi të standardeve të përmbushura”, tha Milloshoski.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut është nikoqir i vendeve që marrin pjesë në Procesin rajonal për bashkëpunim në Evropën Juglindore, ndërsa po marrin pjesë gjithashtu përfaqësues nga Kroacia, Gjeorgjia dhe Turqia. Milloshoski tha se dy pikat kryesore të këtij forumi janë bashkëpunimi rajonal dhe koordinimi i mirë, si dhe përparimi që do ta lehtësojë komunikimin tonë me Bashkimin Evropian.

Në këtë kontekst, Milloshoski theksoi mundësinë e tregut të përbashkët rajonal dhe evropian si një objektiv madhor, i cili, sipas tij, nëse arrijmë të integrohemi në atë treg të vetëm evropian, do të ishte një shtysë e madhe për potencialet ekonomike të të gjitha vendeve të rajonit. Ai paralajmëroi një deklaratë të përbashkët të vendeve pjesëmarrëse, e cila, siç theksoi, do të nënkuptojë konfirmimin e përcaktimit politik të të gjitha vendeve të rajonit, pavarësisht se cilës qeveri – politikisht apo ideologjikisht – i përkasin, se ato kanë dy objektiva të përbashkëta: Në nivel rajonal të jemi partnerë, të lidhemi sa më fortë!

“Integrimi evropian – nëse do të shkojë në mënyrë graduale, hap pas hapi, deri në anëtarësim të plotë apo me modalitete të tjera – ta përfundojmë përmes reformave dhe standardeve të arritura”, tha Milloshoski.

You Might Also Like

“Thirrje që nxisnin urrejtje”, shoqërohen në polici 37 persona gjatë “Vidovdanit”
Gratë jetojnë më gjatë: Pse nuk bëjmë plane për pleqërinë?
Kajçev: Komisioni i Përbashkët për Histori të Maqedonisë-Bullgarisë është bllokuar dhe punon kot
Kafshohet nga nepërka në Valbonë, turistja nga Zelanda tregon për betejën e saj për mbijetesë
Bie në greminë teksa mblidhte çaj mali, 31-vjeçari transportohet drejt Traumës

You Might Also Like

Polici humb jetën tragjikisht në vendin e punës në Morinë, dyshohet se u godit nga një veturë
TOP Momenti

Polici humb jetën tragjikisht në vendin e punës në Morinë, dyshohet se u godit nga një veturë

June 29, 2026
Bijtë që s’e kuptojnë hallin e nanës
TOP Momenti

Bijtë që s’e kuptojnë hallin e nanës

June 29, 2026
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
TOP Momenti

Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut

June 29, 2026
Markus Delfs merr drejtimin e GIZ në Kosovë: Gjermania ka lidhje të forta me Kosovën, do t’i forcojmë edhe më tej
TOP Momenti

Markus Delfs merr drejtimin e GIZ në Kosovë: Gjermania ka lidhje të forta me Kosovën, do t’i forcojmë edhe më tej

June 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?