Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Gani Saramati” në Prizren, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Lajmin për Zeri.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku sipas tij, si pasojë e përplasjes, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës.
“Më datë 04.06.2026, rreth orës 17:35, në rrugën “Gani Saramati” në Prizren, është raportuar një aksident trafiku. Sipas informatave të para, në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore, të cilat, sipas informatave fillestare, nuk paraqesin rrezik për jetën”, ka thënë Bytyqi.
Sips tij, Policia dhe emergjenca mjekësore kanë reaguar menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Të lënduarit i është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore.Ndërsa njësitet policore janë duke mbledhur dëshmi dhe informacione relevante me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, ka thënë Bytyqi. /Zëri

