By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
TOP Momenti

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Momenti
Published: June 3, 2026

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata gjithashtu kanë bllokuar rrugën ndërsa kanë bërë thirrje që të mos hapin qarkullimin.

Ka patur edhe qytetarë të cilët nuk ishin pjesë e protestës por kanë zbritur nga makina dhe kanë shprehur mbështetjen e tyre.

Your browser does not support the video tag.

Pas pak çastesh protestuesit janë drejtuar drejt “Tajvanit” dhe zonës së “Bllokut” teksa u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen nga kafet dhe t’u bashkohen në protestën e tyre kundër ndërtimit në Zvërnec.

Protesta e sotme ishte e katërta që nga e diela kur nisën marshimet. Fillimisht protesta e sotme nisi me përplasje me policinë. Situata u përshkallëzua kur protestuesit u hasën me kordonin e policisë, të vendosur në kuadër të masave për ndeshjen Shqipëri-Izrael.

Your browser does not support the video tag.

Disa protestues çanë kordonin policor, ndërsa forcat e rendit ndërhynë për të stabilizuar situatën.

Pas disa momentesh tensionesh, gjithçka u neutralizua dhe protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë.

Ata vijuan protestën për disa orë teksa bënë thirrje kundër ndërtimit. Ata mbanin në duar pankarta dhe flamuj të Shqipërisë.

You Might Also Like

Mbyten në Shëngjin dy të rinj nga Kosova, tre të tjerë në gjendje të rëndë
Privohet nga liria 22 vjeçari nga Tetova, pasi tentoi të kryejë grabitje në një lokal
Sondazhi më i ri në Zvicër: Tani një shumicë kundërshton nismën për kufizimin e banorëve në 10 milionë
Ngjarja me dy viktima në Shëngjin, ambasadori Durmishi viziton tre të rinjtë në spital
Snopçe: Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat s’ka mekanizma zbatimi

You Might Also Like

“Shqipëria është në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca”, Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’
TOP Momenti

“Shqipëria është në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca”, Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’

June 3, 2026
Andonovski: Momentalisht nuk po planifikojmë kufizimin e përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët
TOP Momenti

Andonovski: Momentalisht nuk po planifikojmë kufizimin e përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët

June 3, 2026
Gashi: Ligji për përfaqësim të drejtë në Kuvend më 10 qershor
TOP Momenti

Gashi: Ligji për përfaqësim të drejtë në Kuvend më 10 qershor

June 3, 2026
SHBA ftoh pritjet për NATO, Rubio: Kosova s’është në agjendën e shteteve anëtare
TOP Momenti

SHBA ftoh pritjet për NATO, Rubio: Kosova s’është në agjendën e shteteve anëtare

June 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?