By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Iu zhvatën dy klientëve të një banke në Tiranë rreth 400 mijë euro, policia jep të dhënat e fundit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Iu zhvatën dy klientëve të një banke në Tiranë rreth 400 mijë euro, policia jep të dhënat e fundit
TOP Momenti

Iu zhvatën dy klientëve të një banke në Tiranë rreth 400 mijë euro, policia jep të dhënat e fundit

Momenti
Published: June 3, 2026

Ditë më parë u bë e ditur se punonjësit e një banke të nivelit të dytë, nëpërmjet falsifikimit dhe ndërhyrjeve në sistemin kompjuterik, iu vodhën 2 klientëve, 309.740 euro dhe 92.000 dollarë.

E lidhur me këtë rast, Policia e Shtetit ka dhënë detaje shtesë, duke bërë të ditur se janë ekzekutuar masa sigurie për 11 punonjës në një bankë të nivelit të dytë.

Your browser does not support the video tag.

“Ekzekutohen masa sigurie për 11 punonjës në një bankë të nivelit të dytë, të cilët nëpërmjet falsifikimit dhe ndërhyrjeve në sistemin kompjuterik, iu vodhën 2 klientëve, 309 740 euro dhe 92 000 dollarë. Shpallet në kërkim 1 punonjëse”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se në kuadër të operacionit “Wrong Transaction”, pas një hetimi proaktiv rreth kallëzimeve të 2 shtetasve, kryer nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, u ekzekutuan këto masa sigurie:

Your browser does not support the video tag.

masa “Arrest në burg”, për shtetasit A. K., 33 vjeç dhe G. H., 38 vjeç, banues në Tiranë, përkatësisht drejtor dhe zëvendësdrejtor i një filiali banke të nivelit të dytë;

masa “Arrest në shtëpi”, për shtetaset G. B., 42 vjeçe, D. D., 24 vjeçe, O. K., 24 vjeçe, R. S., 27 vjeçe dhe Zh. B., 26 vjeçe, banuese në Tiranë, të gjitha punonjëse shërbimi në këtë bankë;

masa “Pezullim i ushtrimit të detyrës a shërbimit publik”, për shtetasit E. Q., 47 vjeçe, I. D., 25 vjeçe, E. K., 38 vjeçe dhe B. M., 25 vjeç, banues në Tiranë, të gjithë punonjës shërbimi në të njëjtën bankë.

Policia ka bërë të ditur se është shpall në kërkim shtetasja B. N., 25 vjeçe, gjithashtu punonjëse shërbimi, për të cilët është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërkaq po punohet për kapjen e saj.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, duke shpërdoruar detyrën respektive, kanë falsifikuar dokumente dhe kanë ndërhyrë në sistemet bankare të 2 klientëve në bankë, për të vjedhur nga llogaritë e tyre, 309 740 euro dhe 92 000 dollarë në total.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi i dokumenteve. /Telegrafi/


You Might Also Like

Zjarr i madh përfshin një ndërtesë banimi në Prishtinë
​KQZ nesër pritet të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve
KQZ shpall sot rezultatet përfundimtare
Temperatura të larta, IHK apelon për kujdes gjatë orëve të pikut
Osmani e Abdixhiku takojnë strukturat e LDK-së në Ferizaj: Jemi mirënjohës për punën

You Might Also Like

Mbahet testi i arritshmërisë, kopjohet sërish, brenda dy minutash testi në rrjete sociale
TOP Momenti

Mbahet testi i arritshmërisë, kopjohet sërish, brenda dy minutash testi në rrjete sociale

June 27, 2026
Qeveria: Nuk jemi kundër gazit amerikan, e sjellim përmes Shqipërisë
TOP Momenti

Qeveria: Nuk jemi kundër gazit amerikan, e sjellim përmes Shqipërisë

June 27, 2026
Gërvalla: Byroja për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme do të jetësohet
TOP Momenti

Gërvalla: Byroja për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme do të jetësohet

June 27, 2026
Emisioni “Këndi i Debatit” 26.06.2026
TOP Momenti

Emisioni “Këndi i Debatit” 26.06.2026

June 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?