By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Meta kritikon Qeverinë: Dy milionë euro për bileta avioni, ndërsa fëmijët me fibrozë cistike mbesin pa trajtim
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Meta kritikon Qeverinë: Dy milionë euro për bileta avioni, ndërsa fëmijët me fibrozë cistike mbesin pa trajtim
TOP Momenti

Meta kritikon Qeverinë: Dy milionë euro për bileta avioni, ndërsa fëmijët me fibrozë cistike mbesin pa trajtim

Momenti
Published: June 3, 2026

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Burim Meta, ka kritikuar qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë një debati elektoral në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, duke ngritur shqetësime për sektorin e sigurisë, trajtimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe politikat sociale.

Duke folur për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Meta tha se, pavarësisht investimeve të bëra ndër vite, ushtria vazhdon të përballet me mungesa në strukturën komanduese.

“Një ushtri në të cilën janë bërë investime të mëdha, siç e di më së miri edhe z. Isufi, i mungojnë gjashtë gjeneralë. Një ushtri e tillë nuk do të duhej të funksiononte me minus gjashtë gjeneralë. Kjo tregon se nuk është bërë sistemi i gradimit në ushtri, gjë që në gjuhën ushtarake është e dënueshme”, deklaroi Meta.

Your browser does not support the video tag.

Ai kritikoi gjithashtu qasjen e institucioneve të Kosovës ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke e krahasuar me trajtimin që, sipas tij, u bëhet komuniteteve serbe në Kosovë.

“Në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc shteti serb nuk i lejon fëmijët shqiptarë të regjistrohen dhe shumë qytetarëve ua heq shtetësinë, ndërsa pushteti ynë u jep beneficione serbëve, jo vetëm atyre që kanë jetuar këtu deri në vitin 1999, por edhe të tjerëve. Është e dhimbshme një gjë e tillë”, tha ai.

Një nga temat kryesore të debatit ishte edhe ndarja e mjeteve buxhetore. Meta kritikoi vendimin e Qeverisë për subvencionimin e biletave ajrore, duke thënë se prioritet duhet të ishte trajtimi i fëmijëve të prekur nga fibroza cistike.

“Si është e mundur që Qeveria Kurti të ndajë 2 milionë euro për sektorin më të zhvilluar, kompanitë ajrore, për të subvencionuar biletat, ndërsa 122 fëmijë me fibrozë cistike nuk trajtohen? Me ato para do të mund të mbulohej trajtimi i tyre për një vit të tërë”, u shpreh Meta.

Gjatë debatit, ai i drejtoi pyetje kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, duke kërkuar të dijë se cili prioritet është më i rëndësishëm: subvencionimi i biletave ajrore apo trajtimi i fëmijëve me sëmundje të rënda.

Kraki iu përgjigj duke thënë se “melankolia publike nuk funksionon në politikë”.

Pas kësaj deklarate, Meta reagoi ashpër.

“Melankoli politike për rrezikimin e jetës së fëmijëve me fibrozë cistike? Ja, ky është z. Kraki nga Parisi. Kjo është kultura”, deklaroi kandidati i LDK-së.

Debati u zhvillua në kuadër të fushatës zgjedhore, ku përfaqësuesit e partive politike prezantuan qëndrimet e tyre për çështje të ndryshme që lidhen me qeverisjen, sigurinë dhe politikat sociale në vend.

source

You Might Also Like

Arrestohet një person për kanosje, konfiskohet një pistoletë
LSDM: Vuçiqi i caktoi zgjedhjet, tani Mickoski menjëherë do ta bëjë
LAMM: Rritet intensiteti i trafikut, nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare
“Gjyshja po të pret çdo ditë, bab” – djali i Hashim Thaçit me mesazh prekës
Qetësohuni, të gjithë: Elon Musku ka mantrën për ta zhbërë krizën klimatike

LEXO GJITHASHTU

Çfarë moti na pret në shtator, tregon Mendim Rugova
Çfarë moti na pret në shtator, tregon Mendim Rugova
Lajme
Aisha Wahab bën histori, gruaja e parë afgane e zgjedhur në Kongresin Amerikan
Aisha Wahab bën histori, gruaja e parë afgane e zgjedhur në Kongresin Amerikan
Lajme
Situata me zjarret në Shqipëri, 20 vatra në 24 orë, 9 ende aktive
Situata me zjarret në Shqipëri, 20 vatra në 24 orë, 9 ende aktive
Lajme
I riu që humbi jetën në KEK, varroset sot
I riu që humbi jetën në KEK, varroset sot
Lajme
Alarm për stuhi të fuqishme në Mesdhe: Breshër i madh, përmbytje dhe tornado të mundshme
Alarm për stuhi të fuqishme në Mesdhe: Breshër i madh, përmbytje dhe tornado të mundshme
Lajme

You Might Also Like

Zjarri në Dukat ende aktiv, drejt zonës nisen dy avionë dhe 40 trupa të Forcave të Armatosura
TOP Momenti

Zjarri në Dukat ende aktiv, drejt zonës nisen dy avionë dhe 40 trupa të Forcave të Armatosura

August 21, 2026
PDK edhe sot me aksion simbolik para Qeverisë, të pranishëm asamblistë nga Lipjani dhe deputetë të Aleancës
TOP Momenti

PDK edhe sot me aksion simbolik para Qeverisë, të pranishëm asamblistë nga Lipjani dhe deputetë të Aleancës

August 21, 2026
‘Mitralozë, mjete shpërthyese e uniforma’ – çfarë u gjet pranë varrezave masive në Zubin Potok- të gjitha nga konferenca e Policisë
TOP Momenti

‘Mitralozë, mjete shpërthyese e uniforma’ – çfarë u gjet pranë varrezave masive në Zubin Potok- të gjitha nga konferenca e Policisë

August 21, 2026
Temperatura të larta, shmangni qëndrimin e gjatë në diell gjatë orëve të mesditës
TOP Momenti

Temperatura të larta, shmangni qëndrimin e gjatë në diell gjatë orëve të mesditës

August 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?