By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Çerkini: Zgjedhjet e 7 qershorit do të jenë të fundit të jashtëzakonshme
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Çerkini: Zgjedhjet e 7 qershorit do të jenë të fundit të jashtëzakonshme
TOP Momenti

Çerkini: Zgjedhjet e 7 qershorit do të jenë të fundit të jashtëzakonshme

Momenti
Published: June 3, 2026

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për deputete, Krenare Çerkini, ka deklaruar se zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit do të jenë të fundit të këtij lloji në vend.

E ftuar në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Çerkini ka thënë se rezultatet që, sipas saj, po i sheh LVV-ja në terren gjatë fushatës zgjedhore, japin arsye për të besuar në një tjetër fitore të subjektit të saj politik.

“Edhe pse këto zgjedhje kanë qenë të panevojshme në këtë moment, unë shpresoj dhe besoj se do të jenë zgjedhjet e fundit të jashtëzakonshme. Pas 7 qershorit do të mundësohet vazhdimësia e një qeverisjeje që ia kemi borxh vendit dhe qytetarëve për të çuar përpara procese që janë në të mirën e tyre”, ka deklaruar ajo.

Your browser does not support the video tag.

E pyetur nëse Lëvizja Vetëvendosje druhet se mund të ndëshkohet nga qytetarët për shkak të shkuarjes së vendit sërish në zgjedhje, Çerkini është shprehur se nga takimet me qytetarët nuk ka vërejtur një perceptim të tillë.

Sipas saj, një nga temat kryesore që diskutohen gjatë fushatës është sqarimi i rrethanave që çuan vendin në zgjedhje të reja.

“Qytetarët tashmë janë të vetëdijshëm për atë që ka ndodhur dhe pse vendi ka shkuar në zgjedhje. Ata shohin dy alternativa: nga njëra anë bllokadat politike që, sipas nesh, krijohen për interesa të caktuara, dhe nga ana tjetër një qeverisje që e ka dëshmuar veten në vitet e fundit. Kemi besimin se më 7 qershor do të vuloset një tjetër fitore e Lëvizjes Vetëvendosje dhe do të vazhdojë puna e nisur”, tha Çerkini.

Në fund, ajo ka ritheksuar se, sipas vlerësimit të saj, qytetarët nuk e konsiderojnë LVV-në përgjegjëse për mbajtjen e zgjedhjeve të reja./teve1.info./

source

You Might Also Like

Nuk u respektua himni i Shqipërisë gjatë vizitës së Mickoskit në Pustec, kryebashkiaku: Nuk e organizuam ne
Arrestohet një person për kanosje, konfiskohet një pistoletë
LSDM: Vuçiqi i caktoi zgjedhjet, tani Mickoski menjëherë do ta bëjë
LAMM: Rritet intensiteti i trafikut, nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare
“Gjyshja po të pret çdo ditë, bab” – djali i Hashim Thaçit me mesazh prekës

LEXO GJITHASHTU

Kthesë e papritur në gjyqin për vdekjen e Maradonës, mbrojtja vë në dyshim provat mjekësore: I përkasin…
Kthesë e papritur në gjyqin për vdekjen e Maradonës, mbrojtja vë në dyshim provat mjekësore: I përkasin…
Lajme
Çfarë moti na pret në shtator, tregon Mendim Rugova
Çfarë moti na pret në shtator, tregon Mendim Rugova
Lajme
Aisha Wahab bën histori, gruaja e parë afgane e zgjedhur në Kongresin Amerikan
Aisha Wahab bën histori, gruaja e parë afgane e zgjedhur në Kongresin Amerikan
Lajme
Situata me zjarret në Shqipëri, 20 vatra në 24 orë, 9 ende aktive
Situata me zjarret në Shqipëri, 20 vatra në 24 orë, 9 ende aktive
Lajme
I riu që humbi jetën në KEK, varroset sot
I riu që humbi jetën në KEK, varroset sot
Lajme

You Might Also Like

Qetësohuni, të gjithë: Elon Musku ka mantrën për ta zhbërë krizën klimatike
TOP Momenti

Qetësohuni, të gjithë: Elon Musku ka mantrën për ta zhbërë krizën klimatike

August 21, 2026
Zjarri në Dukat ende aktiv, drejt zonës nisen dy avionë dhe 40 trupa të Forcave të Armatosura
TOP Momenti

Zjarri në Dukat ende aktiv, drejt zonës nisen dy avionë dhe 40 trupa të Forcave të Armatosura

August 21, 2026
PDK edhe sot me aksion simbolik para Qeverisë, të pranishëm asamblistë nga Lipjani dhe deputetë të Aleancës
TOP Momenti

PDK edhe sot me aksion simbolik para Qeverisë, të pranishëm asamblistë nga Lipjani dhe deputetë të Aleancës

August 21, 2026
‘Mitralozë, mjete shpërthyese e uniforma’ – çfarë u gjet pranë varrezave masive në Zubin Potok- të gjitha nga konferenca e Policisë
TOP Momenti

‘Mitralozë, mjete shpërthyese e uniforma’ – çfarë u gjet pranë varrezave masive në Zubin Potok- të gjitha nga konferenca e Policisë

August 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?