By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: SPAK bllokon transaksionin e investitorit të huaj në Zvërnec, Rama: Prokuroria të hetojë origjinën e pronës, por investimi nuk ndalon sa të jem unë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
SPAK bllokon transaksionin e investitorit të huaj në Zvërnec, Rama: Prokuroria të hetojë origjinën e pronës, por investimi nuk ndalon sa të jem unë
TOP Momenti

SPAK bllokon transaksionin e investitorit të huaj në Zvërnec, Rama: Prokuroria të hetojë origjinën e pronës, por investimi nuk ndalon sa të jem unë

Momenti
Published: June 2, 2026

Kryeministri Edi Rama ka inkurajuar SPAK për hetimin e nisur mbi origjinën e pronës në Zvërnec në të cilën do të bëhet investimi.

Gjatë konferencës së sotme para gazetarëve, Rama u shpreh se bllokimi i transaksionit të investitorëve të huaj drejt pronarëve të kësaj prone, është akt arbitrar.

Your browser does not support the video tag.

Ai shtoi më tej që teksa hetimet vijojnë për origjinën e pronës, investimi nuk do të ndalet.

“Kjo e SPAK-ut (i referohet hetimit të SPAK) ka dy pjesë: pozitive, që i takon SPAK-ut, dhe atë të shëmtuar, që u takon zëdhënësve të vetëofruar të SPAK-ut. Pjesa pozitive është ajo e hetimit mbi origjinën e një pasurie. Është shumë pozitive që SPAK-u ta hetojë origjinën e kësaj prone. Është e mirëseardhur dhe unë e nxis këtë hetim. Pjesa e shëmtuar është ajo e zëdhënësve të vetëofruar, të cilët ndanë me opinionin publik gjysmë të vërteta, që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, pasi investitorët që janë sot zotëruesit e pronës, duke ndjekur të gjitha procedurat që parashikon ligji shqiptar, janë investitorë me një reputacion të padiskutueshëm. Burimet financiare të tyre, përmes të cilave është kryer pagesa te zotëruesit e pronës, sepse janë disa, janë verifikuar edhe më imtësisht nga Agjencia e Parandalimit të Pastrimit të Parave”, ka thënë Rama.

Your browser does not support the video tag.

Sipas tij, investitorët janë në të drejtën e tyre.

“Bllokimi i transaksionit nga ana e autoriteteve është arbitrar dhe negativ. Bllokimi i kalimit të parave te pronari për të cilin ka dyshime është një çështje e drejtë e organit hetimor. Madje, unë e konsideroj pozitive edhe këtë, sepse në këtë mënyrë investimi vazhdon me pronarët e rinj dhe të ligjshëm, ndërsa në rast se hetimi nxjerr në pah një origjinë tjetër të pronës, ata që e pretendojnë atë fare mirë mund t’i marrin këto para. Kështu, të gjitha palët janë të lumtura, përveç palës që ka mashtruar, nëse vërtet ka mashtruar po këtë e tregon hetimi. Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë do jem këtu, ndërkohë jam i hapur për të diskutuar me këdo që ka pretendime por duhet të sqarojmë për çfarë janë pretendimet”, ka thënë ndër të tjera Rama.

You Might Also Like

Kosova ka votuar, tani është koha për të qeverisur
Agon Bytyqi mbetet edhe për pesë vjet të tjera në postin e zëvendësdrejtorit të AKI-së
Mickoski në takim me Kos: Maqedonia vazhdon të zbatojë reforma, të forcojë ekonominë, institucionet dhe sundimin e ligjit
Ministria e Financave: Edhe 2.4 milionë euro për kompanitë vendase
Monika Zajkova është zgjedhur nënkryetare e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Policia e Kosovës mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona
TOP Momenti

Policia e Kosovës mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona

July 8, 2026
Gërvalla: Ligji për Pronën Publike duhet të garantojë siguri juridike dhe administrim efikas
TOP Momenti

Gërvalla: Ligji për Pronën Publike duhet të garantojë siguri juridike dhe administrim efikas

July 8, 2026
Zbardhet rasti i dhunës së të miturës në Aerodrom, kallëzim penal ndaj fëmijëve dhe prindërve të tyre
TOP Momenti

Zbardhet rasti i dhunës së të miturës në Aerodrom, kallëzim penal ndaj fëmijëve dhe prindërve të tyre

July 8, 2026
Për herë të parë në QKUK realizohen me sukses operime neurokirurgjikale me teknikën e neuroendoskopisë
TOP Momenti

Për herë të parë në QKUK realizohen me sukses operime neurokirurgjikale me teknikën e neuroendoskopisë

July 8, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?