By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Pamje të rënda nga sulmet që i paralajmëroi Zelensky: Rusia goditi Ukrainën gjithë natën, me raketa dhe dronë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Pamje të rënda nga sulmet që i paralajmëroi Zelensky: Rusia goditi Ukrainën gjithë natën, me raketa dhe dronë
Lajme

Pamje të rënda nga sulmet që i paralajmëroi Zelensky: Rusia goditi Ukrainën gjithë natën, me raketa dhe dronë

Momenti
Published: June 2, 2026

Pamje të rënda janë raportuar nga qytete të ndryshme të Ukrainës pas sulmit masiv ajror që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e kishte paralajmëruar ditë më parë.

Gjatë natës, Rusia kreu një nga sulmet më të mëdha të fundit ndaj Ukrainës, duke lëshuar raketa dhe dronë në disa qytete të vendit, me Kievin si objektivin kryesor. Sipas autoriteteve ukrainase, të paktën nëntë persona kanë humbur jetën, ndërsa 89 të tjerë janë plagosur.

Your browser does not support the video tag.

Shpërthimet e para në kryeqytetin ukrainas u dëgjuan rreth orës 01:30 sipas kohës lokale, pak para aktivizimit të alarmit ajror. Valë të tjera shpërthimesh pasuan rreth orës 02:15 dhe 04:00, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në disa zona të qytetit.

A Chinese-owned Zeekr electric car dealership burns in the Ukrainian capital of Kyiv, after being targeted and destroyed during last night’s cruise and ballistic missile attack by Russia. pic.twitter.com/a65ixCDxko

— OSINTdefender (@sentdefender) June 2, 2026

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, njoftoi se disa lagje mbetën pa energji elektrike, ndërsa dëme të mëdha materiale u regjistruan në pjesë të ndryshme të qytetit.

Your browser does not support the video tag.

Në lagjen Podilski, automjete të shumta u përfshinë nga flakët, ndërsa mbetjet e një rakete ranë mbi çatinë e një ndërtese, duke shkaktuar zjarr dhe dëmtime të konsiderueshme. Klitschko tha se si pasojë e një sulmi të dyfishtë në të njëjtën zonë është shembur pjesërisht një ndërtesë nëntëkatëshe dhe dyshohet se persona mund të kenë mbetur nën rrënoja.

Në lagjen Solomjanski u dëmtuan ndërtesa banimi 15 dhe 24-katëshe, ndërsa në Obolonski mbetjet e një droni ranë pranë një kopshti për fëmijë. Gjithashtu, zjarre u raportuan në disa kantiere ndërtimi.

Sulmet shkaktuan zjarre edhe në pompa karburanti në lagjet Darnicki dhe Shevçenkovski, si dhe në objekte biznesi në lagjen Svjatoshinski. Autoritetet konfirmuan se një qendër biznesi pësoi dëmtime të mëdha, ndërsa një klinikë mjekësore u godit nga mbetjet e sulmit.

Air defense systems almost dif nothing in kiev pic.twitter.com/o34qRy1ECV

— Global Surveillance (@Globalsurv) June 2, 2026

Sipas të dhënave të fundit, vetëm në Kiev kanë humbur jetën të paktën katër persona, ndërsa 51 të tjerë janë plagosur, përfshirë dy fëmijë.

Sulmet nuk u kufizuan vetëm në kryeqytet. Në rajonin përreth Kievit, veçanërisht në Buça dhe Vishhorod, u dëmtuan shtëpi, depo dhe objekte të tjera. Guvernatori rajonal, Mykola Kalashnyk, tha se tre persona janë plagosur në këto zona.

Successful interception of a Russian short-range ballistic missile – possibly carrying a cluster munition warhead – minutes ago over the Ukrainian capital of Kyiv by a MIM-104 “Patriot” Surface-to-Air Missile Battery, amidst a large-scale drone and missile attack by Russia. pic.twitter.com/1zdKVl3V4X

— OSINTdefender (@sentdefender) June 2, 2026

Në qytetin Dnipro, pesë persona u vranë dhe 25 të tjerë u plagosën pasi raketat dhe dronët goditën disa ndërtesa banimi. Mes të plagosurve është edhe një vajzë 13-vjeçare. Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale tregojnë ndërtesa të shembura pjesërisht dhe dëme të konsiderueshme në infrastrukturë.

Edhe Harkivi u vu nën shënjestër të sulmeve. Kryetari i qytetit, Ihor Terekov, bëri të ditur se disa lagje u goditën nga raketa dhe dronë, duke dëmtuar ndërtesa banimi, automjete dhe objekte administrative. Të paktën dhjetë persona mbetën të plagosur.

Dozens of Russian one-way attack drones as well as cruise and ballistic missiles were launched and targeted the Ukrainian capital of Kyiv during last night’s large-scale attack, according to Ukraine-based monitors, in what appears to have been one of the largest attacks against… pic.twitter.com/8V5wZwknls

— OSINTdefender (@sentdefender) June 2, 2026

Për shkak të intensitetit të sulmit, Forcat Ajrore të Polonisë njoftuan se ngritën në ajër avionë polakë dhe aleatë për të mbrojtur hapësirën ajrore të vendit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishte paralajmëruar që më 29 maj për një sulm të mundshëm masiv rus, duke iu referuar informacioneve të shërbimeve të inteligjencës ukrainase. Ai u kishte bërë thirrje qytetarëve të respektonin alarmet ajrore dhe të qëndronin në vende të sigurta.

“Nuk ka arsye të besohet se dikush në Moskë do të ndryshojë mendim. Kujdesuni për sigurinë tuaj dhe reagoni ndaj çdo kërcënimi”, kishte deklaruar Zelensky.

Paralajmërimet e tij erdhën edhe pas deklaratave të zyrtarëve rusë për sulme ndaj të ashtuquajturave “qendra vendimmarrëse” në Ukrainë. Pavarësisht thirrjeve të Moskës që diplomatët e huaj të largoheshin nga Kievi, asnjë ambasadë e huaj nuk evakuoi personelin e saj.

Київщина: рятувальники ліквідовують наслідки ударів ракет і БпЛА

Внаслідок падіння уламків та влучань виникли пожежі у житловому секторі та на об’єктах цивільної інфраструктури, травмовано людину.
Найбільше постраждали: Бучанський, Фастівський та Вишгородський райони. pic.twitter.com/SLdZOeZRxo

— DSNS.GOV.UA (@SESU_UA) June 2, 2026

The post Pamje të rënda nga sulmet që i paralajmëroi Zelensky: Rusia goditi Ukrainën gjithë natën, me raketa dhe dronë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Tetë kundërvajtje për një motoçiklist në Gjilan, i sekuestrohet mjeti
Belgjika përballet me valën e të nxehtit, regjistrohet dita më e nxehtë e vitit
“Testi i Arritshmërisë stimulon analfabetë”, sërish krijohen grupe nga semimaturantët për kopjim
Vazhdojnë gjobat e KPM-së, Drita Morina s’flet për idenë e saj për mbylljen e “Debat Plus”
Rritet në 920 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë

You Might Also Like

Zjarri në objektin në Vragoli të Fushë Kosovës, s’ka të lënduar
Lajme

Zjarri në objektin në Vragoli të Fushë Kosovës, s’ka të lënduar

June 27, 2026
BQK dhe Banka Qendrore e Francës nënshkruajnë Konventë Bashkëpunimi për avancimin e edukimit financiar në Kosovë
Lajme

BQK dhe Banka Qendrore e Francës nënshkruajnë Konventë Bashkëpunimi për avancimin e edukimit financiar në Kosovë

June 27, 2026
27 ditë protestë, qytetarët në Shqipëri vijojnë të mblidhen në shesh për plotësimin e kërkesave
Lajme

27 ditë protestë, qytetarët në Shqipëri vijojnë të mblidhen në shesh për plotësimin e kërkesave

June 27, 2026
Vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë thyen rekordin në Gjermani teksa pezullohen ngjarjet publike
Lajme

Vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë thyen rekordin në Gjermani teksa pezullohen ngjarjet publike

June 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?