By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Turizmi në Shqipëri: rikthehen polakët, Italia dhe Franca kompensojnë “ikjen” e gjermanëve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Turizmi në Shqipëri: rikthehen polakët, Italia dhe Franca kompensojnë “ikjen” e gjermanëve
Lajme

Turizmi në Shqipëri: rikthehen polakët, Italia dhe Franca kompensojnë “ikjen” e gjermanëve

Momenti
Published: June 1, 2026

Turizmi në Shqipëri po mbështetet gjithmonë e më shumë nga zgjerimi i prezencës së tregut europian por edhe përtej, duke e ulur peshën e tregjeve të rajonit që e kanë përkufizuar tradicionalisht.

Të dhënat zyrtare të hyrjeve në kufi për muajin prill tregojnë se vendi priti rreth 891 mijë shtetas të huaj, 8.8% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më pare dhe ajo që bie në sy është dinamika në ndryshim e vendit të origjinës të vizitorëve.  

Your browser does not support the video tag.

Kosova vazhdon të mbetet tregu më i madh i turizmit në vend por vihet re në të njëjtën kohë rritje e shpejtë edhe nga vende të tjera, si Italia, Polonia, Franca dhe Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë në muajin e katërt të vitit prezenca e tregut gjerman ka qenë më e dobët se prilli i një viti më parë.

Referuar shifrave Kosova mbetet tregu kryesor, me 265.9 mijë hyrje gjatë muajit prill, ose 10.1% më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Kosova vijon të mbajë peshën më të lartë të turizmit në vend, me rreth 30% të hyrjeve.

Nga ana tjetër Italia ishte një nga kontribuuesit më të mëdhenj.

Numri i shtetasve italianë që hynë në Shqipëri në prill arriti në rreth 116 mijë, me një rritje prej gati 20% në raport me prillin e vitit 2025. Prezenca e italianëve është shtuar nga viti në vit dhe ka qenë e shpërndarë përgjatë gjithë vitit.

Shqipëria po preferohet për udhëtime të shkurtra disa ditore që përfshijnë përveçse vizitave kulturore, të jetës së natës, kulinarisë edhe shërbimet e turizmit shëndetësor apo çështjet e biznesit. Kjo është ndikuar ndjeshëm edhe nga rritja e vazhdueshme e destinacioneve që ofrojnë linjat me kosto të ulët.

Italia është shteti i dytë që sjell më shumë turistë, me 13% të hyrjeve totale në prill.

Nga ana tjetër Polonia e cila ka shfaqur luhatshmëri të vazhdueshme (bëhet fjalë për vizitat individuale pasi kontratat me garanci kanë qenë në rritje) është rikthyer në rritje në muajin prill.

Ky treg ka rritjen më të shpejtë mes vendeve kryesore të Europës Qëdrore, me hyrjet që u rritën me 81%, duke kaluar 21 mijë vizitorë. Edhe Ukraina, Hungaria, Suedia shënuan rritje dyshifrore të konsiderueshme, duke konfirmuar interesin në rritje për Shqipërinë si destinacion.

Franca e cila pati një rritje të interesit qysh vitin e shkuar, madje duke nënshkruar edhe kontrata me garanci, po vijon të mbajë këtë tendencë. Numri i turistëve francezë arriti në 28.9 mijë, ose 22.8% më shumë se një vit më parë.

Ndryshe nga shumica e tregjeve europiane, Gjermania regjistroi tkurrjen më të madhe mes vendeve kryesore gjatë prillit. Hyrjet e shtetasve gjermanë ranë me 25.8%, duke zbritur në rreth 26.8 mijë vizitorë.

Rënie shënuan edhe Turqia, me 19.3%, si dhe Maqedonia e Veriut, me 8.4%.

Ndërkohë tregu amerikan ka vijuar të mbetet me ecuri pozitive Shqipëria priti mbi 17 mijë vizitorë nga Shtetet e Bashkuara gjatë muajit prill, me një rritje prej 28.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pavarësisht kësaj pesha e këtij tregu ende mbetet e vogël në totalin e turistëve në vend.

Në sy bien edhe hyrjet nga disa vende të tjera që më shumë rëndësi sesa pesha ka rëndësi tendenca. Kështu hyrjet nga Spanja u rritën me mbi 50%, ndërsa Danimarka, Lituania dhe India shënuan ritme rritjeje shumë më të larta se mesatarja.

Konflikti në Lindjen e Mesme duket se ka dhënë edhe ndikimin në hyrjet nga Izraeli ku në muajin prill ato u tkurrën me 85% në krahasim me prillin e vitit të kaluar.

Turizmi në tërësi për këtë vit pritet që të ketë një ecuri pozitive duke ndjekur ritmet e rritjes së një viti më parë./Monitor.al

The post Turizmi në Shqipëri: rikthehen polakët, Italia dhe Franca kompensojnë “ikjen” e gjermanëve appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kurti godet LDK’në që po e kërkon presidentin: S’po mbajmë zgjedhje fare pra e po takohemi si liderë fisesh
Ramadani: VV s’i ka 61 deputetë për kryeparlamentarin, po e saboton shtetin e rrezikon shkeljen e Kushtetutës për mos me marrë vesh populli
Oferta e Kurtit për Abdixhikut: Zv.kryeministrin dhe disa ministri, jemi të interesuar për bashkëqeverisje
Kurti: Jemi për president konsensual, por nëse vijmë tek presidenti partiak, parti për parti jemi vetë ne
Kurti i pyet gazetarët nëse “dikush prej juve i do zgjedhjet e reja”, përgjigjet vetë: Askush pra

LEXO GJITHASHTU

Vazhdojnë takimet Kurti-Abdixhiku
Vazhdojnë takimet Kurti-Abdixhiku
TOP Momenti
Identifikohen mbetje mortore edhe në një lokacion tjetër të Zubin Potokut, Policia dhe Prokuroria Speciale japin detajet

Action for Mothers and Children zgjeron edukimin dhe mbështetjen për gjidhënien

Kurti thotë se për vazhdim të seancës vendos Avni Dehari: S’kam ndërmend ta takojë, kam shumë punë
Lajme

Kurti thotë se për vazhdim të seancës vendos Avni Dehari: S’kam ndërmend ta takojë, kam shumë punë

August 7, 2026
Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidentin, por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin
Lajme

Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidentin, por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin

August 7, 2026
Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidnetin por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin
Lajme

Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidnetin por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin

August 7, 2026
Negociatat me Abdixhikun për Presidentin, Kurti: Dallime drastike mes kërkesave të LDK’së dhe rezultatit zgjedhor
Lajme

Negociatat me Abdixhikun për Presidentin, Kurti: Dallime drastike mes kërkesave të LDK’së dhe rezultatit zgjedhor

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?