By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Frontonline: Këto janë ilaçet për kafshë me të cilat dyshohet se Arianit Sllamniku “trajtoi” fëmijët me autizëm
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Frontonline: Këto janë ilaçet për kafshë me të cilat dyshohet se Arianit Sllamniku “trajtoi” fëmijët me autizëm
Lajme

Frontonline: Këto janë ilaçet për kafshë me të cilat dyshohet se Arianit Sllamniku “trajtoi” fëmijët me autizëm

Momenti
Published: June 1, 2026

Ilaçe kundër krimbave të kafshëve, produkte të dyshuara veterinare, tableta antiparazitare, shiringa dhe sisteme infuzioni janë pjesë e materialit të sekuestruar nga Policia në Gjilan, në një rast që tashmë ka përfshirë Prokurorinë Themelore, Policinë e Kosovës, Inspektoratin Farmaceutik dhe që pritet të trajtohet edhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Your browser does not support the video tag.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Front Online, këto preparate, disa prej tyre të dyshuara për përdorim veterinar, janë gjetur në objektin e vetëquajtur “ordinancë” të Arianit Sllamnikut në Gjilan, i cili përmes rrjeteve sociale promovonte idenë se trajtonte fëmijë të prekur nga spektri autik.

Dokumentet zyrtare të siguruara nga Front Online zbulojnë se në mesin e produkteve të sekuestruara janë gjetur edhe Panacur dhe Fenbendazole, preparate që njihen kryesisht si ilaçe veterinare kundër parazitëve/krimbave te kafshët.

Your browser does not support the video tag.

Sipas informacioneve të siguruara, Fenbendazole është antihelmintik veterinar, i përdorur kryesisht për trajtimin e parazitëve te kafshët dhe nuk është i aprovuar për përdorim te njerëzit.

Megjithatë, këto produkte, sipas dosjes, dyshohet se kanë hyrë në një zonë të errët përdorimi jashtë kontrollit mjekësor, brenda objektit të vetëquajtur “ordinancë” të Arianit Sllamnikut në Gjilan.

Nga dosja e siguruar nga Front Online, shihet se në mesin e produkteve të sekuestruara nga organet e hetuesisë figurojnë: 14 tableta Panacur, 10 tableta Fenbendazole, një pako e zbrazur me tableta Ivermectin, një pako Ivermectin me 60 tableta, ndërsa në qese të tjera figurojnë edhe produkte si IverQuest, Torpidol, Albastar, Albendazol, Methylen Blue, si dhe shiringa e sisteme infuzioni.

Pikërisht prania e këtyre produkteve e bën rastin shumë më të rëndë se një sekuestrim i zakonshëm barnash. Në mesin e materialit të sekuestruar ka preparate që lidhen me përdorim veterinar, produkte antiparazitare, si dhe pajisje që mundësojnë administrimin e substancave, si shiringa dhe sisteme infuzioni.

Ivermectin, një tjetër produkt i gjetur në këtë rast, është ilaç antiparazitar që te njerëzit përdoret vetëm në raste të caktuara dhe me përshkrim nga profesionistë shëndetësorë. Prania e tij në këtë dosje, bashkë me produktet e tjera të dyshuara veterinare, ngre dyshime serioze mbi natyrën e “trajtimeve” që mund të jenë ofruar në këtë objekt.

Në raportin zyrtar, Inspektorati Farmaceutik konstaton se një pjesë e produkteve dyshohet se janë produkte veterinare. Në mesin e tyre përmenden: Torpidol, Albastar, Aquarius Pro Life, IverQuest 6.84g, Panacur, Fenbendazole dhe Methylen Blue.

Për këto produkte, Inspektorati Farmaceutik thekson se nuk ka kompetencë, pasi produktet veterinare hyjnë në përgjegjësi të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës.

Në anën tjetër, Inspektorati ka konstatuar se në materialin e sekuestruar kishte edhe pajisje medicinale, konkretisht 4 shiringa dhe 4 sisteme infuzioni. Këto pajisje, sipas raportit, hyjnë në kompetencën e Inspektoratit Farmaceutik.

Front Online mëson nga dokumentet se produktet janë sekuestruar nga Policia më 20 janar 2026, në rastin e Arianit Sllamnikut, ndërsa më pas janë pranuar për verifikim nga Inspektorati Farmaceutik në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan.

Në fund të raportit, Inspektorati kërkon që Prokuroria të njoftojë autoritetin kompetent për tërheqjen e produkteve veterinare, pasi ato janë prova të rastit dhe Inspektorati nuk ka hapësirë të posaçme për ruajtjen e tyre.

Raportit i janë bashkangjitur edhe procesverbali me numër 0103647 dhe 8 foto-dëshmi të produkteve të sekuestruara në qese të bllombuara.

Rasti, sipas dokumenteve, hap dyshime serioze mbi mënyrën se si substanca të tilla kanë përfunduar në një objekt që pretendohej si vend trajtimi për fëmijë me autizëm. Për më tepër, përfshirja e produkteve të dyshuara veterinare, pajisjeve medicinale dhe substancave antiparazitare e kthen këtë rast në një dosje të rëndë për institucionet e hetuesisë dhe kontrollit shëndetësor / Front Online 

The post Frontonline: Këto janë ilaçet për kafshë me të cilat dyshohet se Arianit Sllamniku “trajtoi” fëmijët me autizëm appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Pishinat jofunksionale të QKUK-së, themelohet Komisioni për vlerësimin e kushteve teknike
Hallkat elektronike, disa të dyshuar dëmtuan e i heqen ato
Serbët pretenduan se polici i Kosovës u soll keq me një fëmijë në Gazimestan, videoja tregon të kundërtën
Mbi 3,000 të lënduar nga dy tërmetet në Venezuelë
Propaganda serbe përdori një fëmijë për dezinformim, videoja e demanton; Kuçi: Kopje e regjimeve gjenocidale

You Might Also Like

Vala rekord e të nxehtit trondit Evropën, Franca paralajmëron rritje të numrit të viktimave
Lajme

Vala rekord e të nxehtit trondit Evropën, Franca paralajmëron rritje të numrit të viktimave

June 29, 2026
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria përballen me ditët më të nxehta në histori
Lajme

Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria përballen me ditët më të nxehta në histori

June 29, 2026
Vdesin tragjikisht babë e bir nga fshati Maznik i Deçanit, lajmi kumtohet nga kryetari i komunës
Lajme

Vdesin tragjikisht babë e bir nga fshati Maznik i Deçanit, lajmi kumtohet nga kryetari i komunës

June 29, 2026
Babë e bir humbin jetën në Deçan, dyshohet nga kontakti me rrymën gjatë larjes së veturës
Lajme

Babë e bir humbin jetën në Deçan, dyshohet nga kontakti me rrymën gjatë larjes së veturës

June 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?