By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Trump thotë se Irani është pajtuar për garanci mbi programin bërthamor
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Trump thotë se Irani është pajtuar për garanci mbi programin bërthamor
Lajme

Trump thotë se Irani është pajtuar për garanci mbi programin bërthamor

Momenti
Published: May 31, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani ka dhënë garanci se nuk do të zhvillojë armë bërthamore, ndërsa deklaroi se Uashingtoni po i afrohet një “marrëveshjeje shumë të mirë” për t’i dhënë fund luftës tre mujore me Teheranin.

Komentet e Trumpit, të bëra në një intervistë për Fox News të transmetuar më 30 maj, erdhën mes raportimeve se zyrtarët amerikanë i kanë dërguar Teheranit një propozim më të ashpër për paqe.

Your browser does not support the video tag.

Ndërkohë, një këshilltar i lartë i udhëheqësit suprem të Iranit akuzoi Trumpin se po “tradhton diplomacinë për herë të tretë” dhe po paraqet atë që ai e quajti “kërkesa të tepruara” në negociata.

Këmbimet e vazhdueshme mes palëve nxjerrin në pah vështirësitë me të cilat është përballur administrata amerikane në përpjekjet për t’i dhënë fund një konflikti që ka tronditur tregjet globale të energjisë dhe ekonominë botërore, si dhe theksojnë refuzimin këmbëngulës të Iranit ndaj kërkesave të Uashingtonit.

Fati i programit bërthamor të Iranit mbetet një nga pengesat kryesore për arritjen e një marrëveshjeje paqeje.

Uashingtoni, së bashku me aleatin e tij Izraelin, kanë kërkuar kufizime të gjera për të parandaluar Iranin nga ndërtimi i një arme bërthamore. Teherani, që ka pasuruar uranium në nivele pranë atyre të nevojshme për armë bërthamore, këmbëngul se aktivitetet e tij atomike janë për qëllime civile.

Negociatorët amerikanë dhe iranianë kanë shkëmbyer disa propozime gjatë javëve të fundit. The New York Times dhe faqja Axios raportuan më 30 maj se Trump i kishte kthyer Teheranit një kornizë të re që përmbante kushte “më të ashpra”.

Përveç çështjes së programit bërthamor të Iranit, rihapja e Ngushticës strategjike të Hormuzit — e cila prej javësh është pothuajse e mbyllur nga Irani — mbetet pika tjetër kryesore e mosmarrëveshjes.

Në intervistën për Fox, të realizuar më 28 maj, Trump tha se Irani ishte pajtuar të mos zotërojë armë bërthamore.

“E vetmja garanci që duhet të kem është se nuk do të ketë armë bërthamore. Ata janë pajtuar me këtë dhe kjo ishte shumë interesante”, tha ai.

Trump shpalli armëpushim me Iranin më 8 prill, megjithëse të dyja palët kanë kryer herë pas here sulme të shkallës së vogël: Irani ndaj aleatëve të SHBA-së në rajonin e Gjirit Persik dhe Uashingtoni ndaj objektivave iraniane brenda vendit.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se Uashingtoni është i gatshëm të rifillojë sulmet ndaj Iranit nëse negociatat në vazhdim nuk çojnë në një marrëveshje.

Duke folur në një forum të mbrojtjes dhe sigurisë në Singapor më 30 maj, Hegseth tha se SHBA-ja ishte “më se e aftë” të riniste sulmet nëse do të ishte e nevojshme dhe se rezervat e saj ushtarake ishin “më se të përshtatshme” për operacione të tilla.

Ekspertët kanë paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara po përballen me mungesa të disa sistemeve kyç të armëve dhe se do të duhen muaj për të rindërtuar rezervat e tyre.

‘Kërkesa të tepruara’

Nga pala iraniane, një këshilltar i udhëheqësit suprem, Mojtaba Khamenei, akuzoi Trumpin se po “tradhton diplomacinë për herë të tretë” duke vazhduar bllokadën detare të vendosur ndaj porteve iraniane dhe duke bërë atë që ai i quajti “kërkesa të tepruara” në negociata.

Në një postim në X më 30 maj, Mohsen Rezaei tha se qëndrimi i Trumpit në tryezën e negociatave tregon “se ai nuk është i prirur drejt negociatave dhe po ndjek objektiva të tjerë”.

Mediat shtetërore iraniane, duke cituar një “draft jozyrtar”, raportuan se memorandumi i propozuar i mirëkuptimit përfshinte një marrëveshje për lirimin e 12 miliardë dollarëve në asete të ngrira.

“SHBA-ja është zotuar t’i japë Iranit qasje të plotë në 12 miliardë dollarë nga asetet e tij brenda 60 ditëve, në mënyrë që këto burime të mund të transferohen dhe shpenzohen në bankat e destinacioneve të zgjedhura nga Irani pa kufizime”, deklaroi televizioni shtetëror.

Shtëpia e Bardhë më herët e kishte cilësuar një raport të ngjashëm të televizionit iranian si një “sajim”.

Fati i uraniumit

Një çështje kyç është fati i rezervave iraniane të uraniumit të pasuruar në nivele të larta, i cili mund të përdoret për ndërtimin e një arme bërthamore.

Kazakistani ka sinjalizuar se është i hapur për të strehuar rezervat iraniane të uraniumit të pasuruar në nivelin 60 për qind nëse arrihet një marrëveshje e ardhshme mes Teheranit dhe Uashingtonit, sipas një raporti të Financial Times që citon drejtorin e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), Rafael Grossi.

Ky propozim po diskutohet si një masë e mundshme për ndërtimin e besimit, me qëllim mbështetjen e përpjekjeve për ringjalljen e diplomacisë bërthamore ndërmjet Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) tha më 29 maj se forcat e saj që operojnë në Gjirin e Omanit kishin zbatuar masat e bllokadës duke neutralizuar një anije me flamur të Gambias që po përpiqej të lundronte drejt një porti iranian.

“Një avion amerikan e neutralizoi anijen duke lëshuar një raketë Hellfire në dhomën e motorëve të saj”, thuhej në deklaratën e CENTCOM-it, e cila shtonte se forcat amerikane kishin lëshuar më shumë se 20 paralajmërime para se të ndërmerrnin veprimin ushtarak.

Veçmas, Bloomberg News raportoi se disa amerikanë pësuan lëndime të lehta nga mbeturinat që ranë pas sulmit me dron të Iranit më 29 maj ndaj një baze ushtarake në Kuvajt. CENTCOM nuk e komentoi raportin./REL

The post Trump thotë se Irani është pajtuar për garanci mbi programin bërthamor appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Fjalët e Demaçit për Metush Krasniqin: Shumica e lëvizjes me orientim të majtë, Metushi ishte për Amerikën dhe Anglinë
Shefi i inteligjencës së Ekuadorit dhe pesë amerikanë humbën jetën në rrëzimin e helikopterit në Kenia
Tatimi individual për çiftet e martuara në Zvicër hyn në fuqi në vitin 2032
Buxhovi: Periudha e Hashim Thaçit akoma nuk ka përfunduar
“Për Kurtin, historia do tregojë” Historiani Jusuf Buxhovi për Kurtin, bashkimin kombëtar…

LEXO GJITHASHTU

Vuçiq nga Toplica: Pa Listën Serbe nuk do të ketë serbë në Kosovë
Vuçiq nga Toplica: Pa Listën Serbe nuk do të ketë serbë në Kosovë
TOP Momenti
Fushë-Kosova vazhdon bashkëpunimin me CIMIC-un slloven
Fushë-Kosova vazhdon bashkëpunimin me CIMIC-un slloven
TOP Momenti
Trumpi paralajmëron takim me Kim Jong-un
Trumpi paralajmëron takim me Kim Jong-un
TOP Momenti
Protesta në Tiranë në ditën e 81-të
Protesta në Tiranë në ditën e 81-të
TOP Momenti
BQK paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese: Ruani të dhënat financiare
BQK paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese: Ruani të dhënat financiare
TOP Momenti

You Might Also Like

Dorëzohet kallëzim penal ndaj Gjon Brukës për nxitje të urrejtjes ndërfetare
Lajme

Dorëzohet kallëzim penal ndaj Gjon Brukës për nxitje të urrejtjes ndërfetare

August 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Emiratet e Bashkuara Arabe ndërpresin marrëdhëniet ekonomike me Iranin
Lajme

Tensionet në Lindjen e Mesme, Emiratet e Bashkuara Arabe ndërpresin marrëdhëniet ekonomike me Iranin

August 19, 2026
Gruda viziton Thaçin në Hagë: 16 shtatori do të jetë dita e lirisë
Lajme

Gruda viziton Thaçin në Hagë: 16 shtatori do të jetë dita e lirisë

August 19, 2026
Emri i Presidentit në pritje, partitë s’nisin ende konsultimet e brendshme për të
Lajme

Emri i Presidentit në pritje, partitë s’nisin ende konsultimet e brendshme për të

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?