By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Në shenjë të thellimit të lidhjeve, Rusia dhe talibanët e Afganistanit arrijnë marrëveshje ushtarake
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Në shenjë të thellimit të lidhjeve, Rusia dhe talibanët e Afganistanit arrijnë marrëveshje ushtarake
Lajme

Në shenjë të thellimit të lidhjeve, Rusia dhe talibanët e Afganistanit arrijnë marrëveshje ushtarake

Momenti
Published: May 31, 2026

Rusia dhe qeveria e Afganistanit e drejtuar nga talibanët kanë nënshkruar një marrëveshje ushtarake, në një lëvizje që sinjalizon thellim të bashkëpunimit mes palëve, thanë ekspertët.

Marrëveshja u nënshkrua më 27 maj nga Sergei Shoigu, sekretar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, dhe ministri i Mbrojtjes i talibanëve, Mohammad Yaqub, në margjinat e një forumi sigurie jashtë Moskës, raportuan mediat ruse.

Your browser does not support the video tag.

Asnjëra palë nuk ka publikuar tekstin e marrëveshjes për bashkëpunim ushtarak dhe as nuk ka dhënë detaje për shtrirjen e saj, gjë që e bën të vështirë vlerësimin nëse marrëveshja përfaqëson një ndryshim substancial në bashkëpunimin ushtarak apo një gjest simbolik politik, thanë ekspertët.

Marrëveshjet për bashkëpunim ushtarako-teknik mund të përfshijnë një gamë të gjerë aktivitetesh, përfshirë shitjen e armëve, trajnimin, mirëmbajtjen, mbështetjen logjistike ose asistencën teknike.

Your browser does not support the video tag.

Ekspertët thanë se aftësia dhe gatishmëria e Rusisë për të thelluar bashkëpunimin e mbrojtjes me talibanët është e kufizuar nga lufta e vazhdueshme e Moskës në Ukrainë dhe ndikimi shkatërrues i sanksioneve perëndimore mbi financat e Kremlinit.

“Rusia është ekonomikisht shumë e ngarkuar për t’i dhënë ndihmë ushtarake falas qeverisë talibane”, tha Hameed Hakimi, bashkëpunëtor i lartë jorezident në Atlantic Council, një think tank me bazë në Uashington.

“Në të njëjtën kohë, qeveria talibane nuk ka fonde të mjaftueshme për të blerë një sasi të tillë pajisjesh ushtarake, që do ta bënte atë një partner tregtar ushtarak me peshë në sytë e Moskës”, shtoi Hakimi, i cili është gjithashtu bashkëpunëtor i lartë kërkimor në ODI Global, një think tank me bazë në Londër.

Çdo bashkëpunim ka më shumë gjasa të fokusohet në mirëmbajtje, koordinim ose trajnim, sesa në dërgesa të mëdha armësh, thanë ekspertët.

Analisti rus Ruslan Suleymanov i tha The Insider, një media e pavarur ruse me bazë në Letoni, se marrëveshja është më shumë një sinjal politik sesa një shenjë e mbështetjes së afërt ushtarake.

Luftëtarë të armatosur talibanë mbi automjete gjatë një parade, teksa festojnë përvjetorin e parë të tërheqjes së forcave të udhëhequra nga SHBA-ja nga Afganistani, në Kabul më 31 gusht 2022.
Luftëtarë të armatosur talibanë mbi automjete gjatë një parade, teksa festojnë përvjetorin e parë të tërheqjes së forcave të udhëhequra nga SHBA-ja nga Afganistani, në Kabul më 31 gusht 2022.

Zgjerimi i lidhjeve

Rusia është i vetmi vend që ka njohur zyrtarisht talibanët si qeveri legjitime të Afganistanit. Këtë e bëri në vitin 2025, katër vjet pasi grupi u rikthye në pushtet pas tërheqjes së forcave amerikane dhe të NATO-s nga Afganistani në vitin 2021.

Disa vende — përfshirë Kinën, Kazakistanin dhe Uzbekistanin — mbajnë lidhje diplomatike, tregtare dhe ekonomike me talibanët pa e njohur zyrtarisht qeverinë e tyre.

Rusia ka pritur delegacione talibane në vitet e fundit dhe është pozicionuar si një ndërmjetës kyç për çështjet e sigurisë në Afganistan.

Moskën e shqetëson veçanërisht kërcënimi që paraqitet për Rusinë dhe Azinë Qendrore, të cilën e konsideron si zonë të saj strategjike, nga grupe militante si Shteti Islamik Khorasan (IS-K).

Grupi ekstremist me bazë në Afganistan mori përgjegjësinë për një sulm në mars 2024 në një sallë koncertesh të mbushur jashtë Moskës, ku u vranë gati 150 njerëz, duke u bërë sulmi më vdekjeprurës në Rusi në dy dekadat e fundit.

Aleksandr Bortnikov, kreu i Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB), paralajmëroi më 26 maj se IS-K mbetet një nga organizatat terroriste më aktive dhe më të rrezikshme që veprojnë në Afganistan.

Kërkimi i partnerëve nga Kabuli

Për talibanët afganë, lidhjet më të ngushta me Rusinë sjellin përfitime diplomatike dhe praktike në një kohë kur vendi mbetet kryesisht i izoluar ndërkombëtarisht.

Angazhimi me Moskën i lejon Kabulit të sinjalizojë se nuk është plotësisht i shkëputur nga sistemi ndërkombëtar dhe se mund të sigurojë partneritete me fuqi të mëdha jashtë Perëndimit.

“Simbolika e marrëveshjes me Rusinë do t’i lejojë talibanët të pretendojnë legjitimitet të jashtëm dhe të krijojnë një moment PR për të ndikuar opinionin publik brenda vendit”, i tha Hakimi Radios Evropa e Lirë.

Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Sergei Shoigu. (fotografi nga arkivi)
Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Sergei Shoigu. (fotografi nga arkivi)

Duke qeverisur me dorë të hekurt, talibanët janë gjerësisht të urryer nga afganët. Edhe pse kanë sjellë njëfarë stabiliteti në vendin e shkatërruar nga lufta, grupi militant islamist u ka mohuar shumë njerëzve të drejtat bazike, veçanërisht grave, dhe është akuzuar për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Nga këndvështrimi i Moskës, marrëveshja përshtatet me një përpjekje më të gjerë për të riforcuar ndikimin në rajon pas tërheqjes ushtarake të udhëhequr nga SHBA-ja nga Afganistani.

Moskës i është dashur të paraqitet si kundërpeshë ndaj politikave perëndimore. Gjatë forumit të sigurisë më 27 maj, Shoigu përsëriti thirrjet e Moskës që vendet perëndimore të zhbllokojnë asetet e qeverisë afgane të ngrira në bankat e huaja dhe të pranojnë atë që ai e quajti përgjegjësi për pasojat e pranisë së tyre ushtarake dydekadëshe në vend.

Më herët, më 14 maj, gjatë një takimi rajonal të sigurisë në Kirgizi, Shoigu tha se Rusia kishte ndërtuar një “dialog pragmatik” me talibanët dhe po zhvillonte atë që ai e quajti një “partneritet të plotë” me Kabulin, duke përmendur shqetësime të përbashkëta të sigurisë dhe stabilitetin rajonal./Radio Evropa e Lirë

The post Në shenjë të thellimit të lidhjeve, Rusia dhe talibanët e Afganistanit arrijnë marrëveshje ushtarake appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Osaj emërohet atashe e Mbrojtjes në Shqipëri, gruaja e parë e FSK-së në këtë detyrë
Kërkohet paraburgim ndaj 24 vjeçares në Ferizaj që dyshohet për vrasjen e të dashurit
Hasani: Nuk ka rrugë tjetër përveç konstituimit të Kuvendit, zgjedhjes së presidentit e më pas të qeverisë
Sopjani: LDK-ja është para një udhëkryqi të madh, cilindo drejtim që e merr, ka pasoja
A i duhet LDK-ja Albin Kurtit? – Nrecaj: Është thikë me dy teha

You Might Also Like

Ismajli apelon për kujdes: Qytetarët të shmangin daljet në orët e nxehta
Lajme

Ismajli apelon për kujdes: Qytetarët të shmangin daljet në orët e nxehta

June 29, 2026
Pas dyshimeve për Pasuljanske Livade, Grajçevci: Serbia duhet të tregojë ku janë të zhdukurit
Lajme

Pas dyshimeve për Pasuljanske Livade, Grajçevci: Serbia duhet të tregojë ku janë të zhdukurit

June 29, 2026
“Këta nuk po mund t’i ngrehin veshin Serbisë…” – Grajqevci: Procesi ka neglizhuar qe 5 vjet
Lajme

“Këta nuk po mund t’i ngrehin veshin Serbisë…” – Grajqevci: Procesi ka neglizhuar qe 5 vjet

June 29, 2026
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë dy marrëveshje për forcimin e bashkëpunimit në bujqësi
Lajme

Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë dy marrëveshje për forcimin e bashkëpunimit në bujqësi

June 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?