By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Procedurat mund të kryhen brenda ditës”, Arben Gega premton dixhitalizim të komunave dhe ulje të burokracisë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Procedurat mund të kryhen brenda ditës”, Arben Gega premton dixhitalizim të komunave dhe ulje të burokracisë
TOP Momenti

“Procedurat mund të kryhen brenda ditës”, Arben Gega premton dixhitalizim të komunave dhe ulje të burokracisë

Momenti
Published: May 30, 2026

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Arben Gega, ka folur për planet dhe zotimet e tij në rast se pas zgjedhjeve të 7 qershorit bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës, me fokus të veçantë në sektorin e ndërtimit dhe administratën publike.

Në një intervistë për GazetaBlic, Gega tha se si inxhinier i ndërtimtarisë përballet çdo ditë me burokraci të tepërt dhe procedura të stërzgjatura, të cilat sipas tij mund të zgjidhen përmes dixhitalizimit të institucioneve.

Your browser does not support the video tag.

“E para unë jam inxhinier me profesionin e ndërtimtarisë dhe ballafaqohemi çdo ditë me procedura shumë burokratike që tash ka avancu teknologjia, me pas dixhitalizim me funksionu komuna në formë dixhitale me minsitrinë, jo me u bë një kërkesë prej komunes në ministri e me prit me muaj të tërë për një përgjigjje kur ato munden me u kthy brenda ditës në formë të dixhitalizuar.Shumë e thjeshtë është, por nuk ka vullnet të punohet, ki komuna që kanë marrë inciativa vet për me zhvillu procesin e lejes ndërtimore në formë dixhitale por nuk kanë gjetë asnjëherë përkrahje të ministrisë. Kosova e ka një rini jashtëzakonisht të madhe profesionale, por këta nuk e vlerësojnë profesionalizmin më shumë janë të thirrur në konceptin e vet politik”, tha ai.

Ai premtoi se në Kuvend do të jetë zë i fuqishëm për sektorin privat, duke u angazhuar për uljen e burokracisë dhe bashkëpunim më të madh me odat profesionale dhe ekonomike.

“Unë do jem një zë i fuqishëm në parlamentin e Kosovës, sidomos për sektorin privat në lehtësim të procedurave dhe sa më shumë me shmang burokracinë. Do mundohemi të dhëmë kontribut me odë të inxhinerëve, me odën e arkitetëve, odën ekonomike, bashkëpunim me odën amerikane ekonomike sepse shumica e këtyre odave kanë vullnet jashtëzakonisht të madh për me i ndihmu këto procese në Kosovë, mirëpo te këta nuk kanë gjet bashkëpunim asnjëherë”, vlerësoi ai.

Gega tha gjithashtu se kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, është i interesuar t’u japë hapësirë profesionistëve dhe të shtyjë përpara procesin e dixhitalizimit dhe reformave administrative.

“Partia Demokratike e Kosovës, ka dhënë kontribut shumë të madh në zhvillimin e këtij vendi dhe na në diskutime me kryeminstrin në ardhje Bedri Hamza, kemi gjet përkrahje shumë të madhe për me i shty këto procese, vet Hamza është i interesuar që tu jap hapsirë njerëzve të rinjë, profesionist dhe njerëzve me përvojë. Bedri Hamza ka me qenë shumë bashkëpunues në këtë drejtim dhe kemi me bë punë shumë të mëdha te dixhitalizimi i procesve te shmangja e burokracisë”, përfundoi Gega për GazetaBlic.


source

You Might Also Like

Ekstradimi në Shqipëri i Sokol Hoxhës, Ambasada Amerikane: SHBA nuk është strehë për ata që keqpërdorin emigracioni për t’i shpëtuar ligjit
Kurti ftoi Gjinin në takim për konstituimin e institucioneve, kreu i Aleancës e refuzon
Ulet numri i pacientëve në Gostivar: Rastet mund të lidhen edhe me virozat sezonale
Apeli kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases
Grabitet 35 vjeçari pas tërheqjes së parave nga bankomati në Qendër të Shkupit

LEXO GJITHASHTU

Bllokimi me Presidentin, Kurti: I kemi 62 vota, mund ta bëjmë Kuvendin e të rizgjidhem kryeministër menjëherë
Bllokimi me Presidentin, Kurti: I kemi 62 vota, mund ta bëjmë Kuvendin e të rizgjidhem kryeministër menjëherë
Lajme
Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje ekskluzive nga komunikimi i tyre
Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje ekskluzive nga komunikimi i tyre
Lajme
Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?
Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?
Lajme
Huaja 100 milionë euro, një tjetër shkak madhor për zgjidhjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit të Vlorës
Huaja 100 milionë euro, një tjetër shkak madhor për zgjidhjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit të Vlorës
Lajme
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases
Lajme

You Might Also Like

Aksidenti me nëntë të lënduar nga aksidenti në fshatin Korenicë- deklarohen nga Spitali i Gjakovës
TOP Momenti

Aksidenti me nëntë të lënduar nga aksidenti në fshatin Korenicë- deklarohen nga Spitali i Gjakovës

August 7, 2026
Në një puset në Mitrovicë të Veriut, policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake
TOP Momenti

Në një puset në Mitrovicë të Veriut, policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake

August 7, 2026
Vazhdojnë takimet Kurti-Abdixhiku
TOP Momenti

Vazhdojnë takimet Kurti-Abdixhiku

August 7, 2026
Identifikohen mbetje mortore edhe në një lokacion tjetër të Zubin Potokut, Policia dhe Prokuroria Speciale japin detajet
TOP Momenti

Identifikohen mbetje mortore edhe në një lokacion tjetër të Zubin Potokut, Policia dhe Prokuroria Speciale japin detajet

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?