By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Abdixhiku në Forumin e Gruas së LDK’së: 38 kandidatet për deputete i japin partisë energji, përkushtim e dinjitet
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Abdixhiku në Forumin e Gruas së LDK’së: 38 kandidatet për deputete i japin partisë energji, përkushtim e dinjitet
Lajme

Abdixhiku në Forumin e Gruas së LDK’së: 38 kandidatet për deputete i japin partisë energji, përkushtim e dinjitet

Momenti
Published: May 30, 2026

Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka marrë pjesë sot në takimin e Forumit të Gruas së LDK’së, ku edhe janë prezantuar kandidatet gra për deputete të kësaj partie.

Abdixhiku ka thënë se ky takim ishte i jashtëzakonshëm, meqë aty janë prezantuar 38 kandidate profesioniste, aktiviste e zonja të forta të cilat i japin LDK’së energji, përkushtim e dinjitet.

Your browser does not support the video tag.

Postimi i plotë:

 Ditën e nisëm me gratë.

Në një takim të jashtëzakonshëm, prezantuam edhe 38 kandidatet tona gra; profesioniste, aktiviste, nëna, vajza e zonja të forta që i japin LDK-së energji, përkushtim dhe dinjitet.

“Sot, kur po mendoja se si ta nis këtë takim, e kuptova se nuk mund të vij para jush vetëm si Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nuk mund të vij vetëm si kandidat për Kryeministër, e as vetëm si politikan.

Sonte dua t’ju flas si bashkëshort. Dua t’ju flas si baba. Dua t’ju flas si një burrë që shumë prej gjërave më të rëndësishme për jetën, forcën dhe qëndrueshmërinë, i ka mësuar pikërisht nga gratë.

Fillimisht, nga nëna ime. E ndjera. Nga gruaja intelektuale që më mësoi gjënë më themelore në jetë: respektin për gratë. Nuk ma mësoi me ligjërata të mëdha. Ma mësoi me shembull. Me sakrificën e heshtur. Me përkushtimin. Me dinjitetin e një gruaje që mban familjen bashkë edhe kur jeta nuk është e lehtë.

Pastaj, nga Albina. Gruaja ime. Gruaja që bart barrën e familjes sonë të vogël. Dhe po ju them një gjë krejt sinqerisht: vetëm kur krijon familje e kupton sa shumë peshë mbajnë gratë në heshtje. E kupton sa shumë gjëra ndodhin natyrshëm, jo sepse janë të lehta, por sepse dikush po kujdeset që gjithçka të funksionojë.

Dhe shpesh, ne burrat, kemi një talent të çuditshëm – i marrim si normale gjërat më të jashtëzakonshme që gratë bëjnë çdo ditë. E marrim si normale kujdesin. Durimin. Organizimin. Dashurinë. Sakrificën. Derisa një ditë e kuptojmë se shumë prej stabilitetit të jetës sonë ka pasur fytyrën e një gruaje.

Pra, nga bashkëshortja njeriu mëson shumë. Dhe po e them krejt sinqerisht – sa më shumë vite po kalojnë, aq më shumë po kuptoj edhe unë. Madje, kohëve të fundit kam filluar të kuptoj shumë gjëra edhe pa folur fare. Mjafton një shikim… dhe e kuptoj krejt situatën! Kuptoj nëse kam harruar diçka. Kuptoj nëse kam thënë diçka që s’është dashur. Kuptoj edhe kur duhet me hesht pak! Dhe po ju them drejt – kjo nuk është vetëm martesë. Kjo është nivel i avancuar i mbijetesës bashkëshortore!

Dhe pastaj, janë Era e Rozi. Dy vajzat tona. Dy botë krejt të ndryshme. Dy ëndrra të mëdha. Era, me pyetjet e pafundme për botën, për drejtësinë, për jetën. Në atë moshë të bukur kur ende beson se çdo gjë duhet të jetë e drejtë. Kur ende beson se njerëzit e mirë duhet të shpërblehen, se puna duhet të vlejë, se ëndrrat duhet të realizohen. Dhe nganjëherë, me pyetjet e saj të vogla, më vendos përballë mendimeve shumë të mëdha.

Rozi është tjetër. Plot energji. Plot imagjinatë. Plot jetë. Ende beson se gjithçka është e mundur. Se çdo problem zgjidhet. Se bota, në fund, është vend i mirë.

Dhe shpesh e mendoj këtë: një ditë, kur Era dhe Rozi të rriten, unë dua që ato të kenë ëndrra të mëdha; por mbi të gjitha, dua që të kenë bindjen se mund t’i arrijnë ato vetë. Të mos kenë nevojë të kërkojnë leje prej askujt për të jetuar jetën që duan. Të jenë të zonjat. Të pavarura. Të forta. Sic të duan, pa pyetur as kënd se çka duan, si duan, kur të duan!

Dhe nëse një ditë do ta kenë këtë forcë, do ta kenë sepse para se dikush t’ua mësojë me fjalë, e kanë parë çdo ditë te nëna e tyre.

Por mbi të gjitha, dua t’i shtroj vetes një pyetje të thjeshtë, çfarë Kosove po ua lëmë vajzave tona?

Sepse, si pjesë të kësaj shoqërie, nuk mund të pranojmë idenë se 65% e grave në Kosovë janë jo aktive! Renditemi në nivel me vendet më të prapambetura në botë!

Nuk mund të pranojmë idenë se kemi një sistem të tërë, ku gruaja është e papunë por prapë punon – sepse familja është punë e përtej punës!

Nuk mund të pranojmë idenë se kemi një sistem të tërë që gruaja pas punës duhet sërish të punojë! Sepse, sërish, familja është punë përtej punës!

Nuk mund ta pranojmë idenë e vajzave të reja, që diskriminohen në punësim varësisht nga planifikimi martesor i tyre. I martesës, i lindjeve, e çka jo tjetër. Pabarazia e tillë është mbytëse e ëndrrave të tyre! Pabarazia e tillë, është shtytje për joaktivitet kaq të lartë që kemi tash e sa dekada!

Nuk mund ta pranojmë idenë e dhunës në familje, që në mënyrë sistematike, ushtrohet ndaj gruas dhe nuk merr mbrojtje shtetërore, nga dhuna deri në vrasje; vazhdojmë më dënime shprehimore, vazhdojmë me kthim në sjellje krejt të zakonshme!

Përballë sfidave të tilla, duhet të kujtojmë se historia gjithmonë është formuar nga gra që refuzuan të pranojnë më pak. Gra që guxuan të ëndërrojnë më shumë për familjet dhe shoqëritë e tyre.

Si prind i dy vajzave, si bashkëshort i një gruaje, si djalë i një nëne, ju them këtu se sfida juaj është dhe sfidë e imja! Dhe në qoftë kjo është sfida e fundit e imja, do ta bëjë me gjithë forcën që kam, përballë çdo pengese që kam, me gjithë kapitalin që kam!”

The post Abdixhiku në Forumin e Gruas së LDK’së: 38 kandidatet për deputete i japin partisë energji, përkushtim e dinjitet appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

“Pa Listën Serbe, nuk do të ketë serbë në Kosovë”, Vuçiq nuk i llogaritë serbët që nuk e votojnë subjektin që ka mbështetjen e Beogradit
23-vjeçari nga Kosova arrestohet në Mykonos, një vajzë 18-vjeçe italiane u ankua për përdhunim
Izraeli konfirmon se ushtarët qëlluan makinën në të cilën u vra Hind Rajab dhe hap hetim penal
Musliu-Shoshi: Kurti po e mban peng konstituimin, përgjegjësinë e ka VV-ja
Zvicra shqyrton taksë për punëtorët e huaj në kuadër të marrëveshjeve me BE-në

LEXO GJITHASHTU

Ky është turisti portugez që mbeti i vrarë në Ksamil
Ky është turisti portugez që mbeti i vrarë në Ksamil
TOP Momenti
Vijon vala e të nxehtit në Maqedoni, në fundjavë ​temperaturat do të arrijnë deri në 41 gradë Celsius
Vijon vala e të nxehtit në Maqedoni, në fundjavë ​temperaturat do të arrijnë deri në 41 gradë Celsius
TOP Momenti
“Pa Listën Serbe, nuk do të ketë serbë në Kosovë”, Vuçiq nuk i llogaritë serbët që nuk e votojnë subjektin që ka mbështetje të Beogradit
“Pa Listën Serbe, nuk do të ketë serbë në Kosovë”, Vuçiq nuk i llogaritë serbët që nuk e votojnë subjektin që ka mbështetje të Beogradit
TOP Momenti
PDK këmbëngul për vazhdimin e seancës konstituive, i shkruan sërish Deharit
PDK këmbëngul për vazhdimin e seancës konstituive, i shkruan sërish Deharit
TOP Momenti
Shtetasit e huaj rreshtohen në Tabanoc për të paguar gjobat, Toshkovski: Askush nuk shpëton nga “Safe City”
Shtetasit e huaj rreshtohen në Tabanoc për të paguar gjobat, Toshkovski: Askush nuk shpëton nga “Safe City”
TOP Momenti

You Might Also Like

Vrasja e turistit në Ksamil, reagon qeveria portugeze: Informacionet i kemi marrë nga mediat, nuk kemi ende njoftim zyrtar
Lajme

Vrasja e turistit në Ksamil, reagon qeveria portugeze: Informacionet i kemi marrë nga mediat, nuk kemi ende njoftim zyrtar

August 19, 2026
Dy persona të arrestuar pasi trupi i djegur i një influencueseje franceze u gjet në një vresht
Lajme

Dy persona të arrestuar pasi trupi i djegur i një influencueseje franceze u gjet në një vresht

August 19, 2026
Trump pezullon tarifat e reja ndaj Kanadasë për tre ditë, duke thënë se marrëveshja është mbyllur
Lajme

Trump pezullon tarifat e reja ndaj Kanadasë për tre ditë, duke thënë se marrëveshja është mbyllur

August 19, 2026
Irani mund të sulmojë bazat amerikane në Evropë? Reagon NATO: Gati për t’u përballur me çdo kërcënim për të mbrojtur aleatët
Lajme

Irani mund të sulmojë bazat amerikane në Evropë? Reagon NATO: Gati për t’u përballur me çdo kërcënim për të mbrojtur aleatët

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?