By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Zeka: Gazi nga SHBA-ja, vendimtar për sigurinë kombëtare të Kosovës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Zeka: Gazi nga SHBA-ja, vendimtar për sigurinë kombëtare të Kosovës
Lajme

Zeka: Gazi nga SHBA-ja, vendimtar për sigurinë kombëtare të Kosovës

Momenti
Published: May 30, 2026

Në kohën kur Shtetet e Bashkuara po rrisin praninë e tyre energjetike në Ballkanin Perëndimor, në Kosovë është rikthyer debati për furnizimin me gaz të lëngshëm natyror nga SHBA-ja.

Diskutimi vjen mes përpjekjeve të Uashingtonit për t’i diversifikuar burimet energjetike në rajon dhe nevojës së Kosovës për të siguruar stabilitet afatgjatë në sektorin e energjisë.

Your browser does not support the video tag.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka prezantuar tashmë një dokument, i cili trajton çështjen e gazit të lëngshëm natyror nga SHBA-ja në Evropë dhe potencialin e tij për Kosovën.

Drejtori ekzekutiv i kësaj ode, Arian Zeka, vlerëson në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se gazi amerikan mund të luajë rol kyç në forcimin e sigurisë energjetike të Kosovës, duke theksuar se siguria energjetike sot është e barasvlershme me sigurinë kombëtare.

Në kontekstin e zhvillimeve globale, përfshirë konfliktet, çrregullimet në zinxhirët e furnizimit dhe luhatjet e çmimeve, ai thotë se është e domosdoshme që Kosova t’i kthehet seriozisht çështjes së gazit.

Një alternativë e tillë, sipas tij, do ta ndihmonte vendin të ulë varësinë nga importi i energjisë elektrike dhe të sigurojë stabilitet më të madh në çmimet e rrymës.

Por, Zeka e konsideron shqetësuese mungesën e një qëndrimi të qartë institucional për përfshirjen e Kosovës në rrjetet rajonale të gazit.

“Gjithçka varet nga vullneti politik. Ndoshta jemi pak mbrapa në aspektin e legjislacionit ose të infrastrukturës ligjore. Financimi mund të sigurohet lehtë për këtë projekt. Prandaj, mungesa e qartë e një zotimi të Qeverisë, se Kosova do të bëhet pjesë e një infrastrukture të tillë, është pak paradoksale”, thotë Zeka.

Ai thekson se nga investitorët amerikanë ka interes dhe gatishmëri konkrete për të investuar në sektorin energjetik në Kosovë.

Ambasada amerikane në Prishtinë, përmes një postimi në Facebook më 28 maj, theksoi se “Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për të bashkëpunuar me Kosovën në avancimin e zgjidhjeve energjetike të sigurta dhe të diversifikuara, si dhe për të tërhequr investime të ardhshme”.

Në vitin 2021, Kosova hoqi dorë nga projekti për ndërtimin e infrastrukturës së gazit, i financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit e SHBA-së.

Atëkohë, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se “nevojiten më shumë informacione për të qenë të sigurt se ndërtimi i infrastrukturës së gazit është opsioni më i mirë për tranzicionin energjetik”.

Por, në Samitin Trans-Atlantik për Sigurinë e Gazit, të mbajtur në shkurt në Uashington, Rizvanolli, tani ministre në detyrë, shprehu gatishmërinë e Kosovës për t’u furnizuar me gaz natyror nga SHBA-ja, duke e cilësuar këtë bashkëpunim si vendimtar për ndërtimin e një sektori të sigurt energjetik.

Në fillim të këtij muaji, Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Ministrisë së Ekonomisë me pyetje lidhur me planet konkrete për lidhjen me rrjetin rajonal të gazit, ndërtimin e infrastrukturës përkatëse dhe bisedimet me palën amerikane, por nuk ka marrë përgjigje.

Gjatë javëve të fundit, SHBA-ja dhe kompani amerikane kanë nënshkruar marrëveshje miliardëshe me disa vende të Ballkanit Perëndimor për projekte energjetike në rajon.

Kosova, megjithatë, ka mbetur jashtë kësaj vale investimesh.

I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Energjisë, Joshua Volz, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se sistemi energjetik i Kosovës ka nevojë urgjente për modernizim – çfarë krijon mundësi të mëdha për industrinë amerikane që të investojë.

Megjithatë, ai ka theksuar se projektet e mëdha do të varen nga vetë Kosova, përkatësisht përmirësimi i mjedisit biznesor dhe rregullator në vend./REL/

The post Zeka: Gazi nga SHBA-ja, vendimtar për sigurinë kombëtare të Kosovës appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

“Pa Listën Serbe, nuk do të ketë serbë në Kosovë”, Vuçiq nuk i llogaritë serbët që nuk e votojnë subjektin që ka mbështetjen e Beogradit
23-vjeçari nga Kosova arrestohet në Mykonos, një vajzë 18-vjeçe italiane u ankua për përdhunim
Izraeli konfirmon se ushtarët qëlluan makinën në të cilën u vra Hind Rajab dhe hap hetim penal
Musliu-Shoshi: Kurti po e mban peng konstituimin, përgjegjësinë e ka VV-ja
Zvicra shqyrton taksë për punëtorët e huaj në kuadër të marrëveshjeve me BE-në

LEXO GJITHASHTU

Ky është turisti portugez që mbeti i vrarë në Ksamil
Ky është turisti portugez që mbeti i vrarë në Ksamil
TOP Momenti
Vijon vala e të nxehtit në Maqedoni, në fundjavë ​temperaturat do të arrijnë deri në 41 gradë Celsius
Vijon vala e të nxehtit në Maqedoni, në fundjavë ​temperaturat do të arrijnë deri në 41 gradë Celsius
TOP Momenti
“Pa Listën Serbe, nuk do të ketë serbë në Kosovë”, Vuçiq nuk i llogaritë serbët që nuk e votojnë subjektin që ka mbështetje të Beogradit
“Pa Listën Serbe, nuk do të ketë serbë në Kosovë”, Vuçiq nuk i llogaritë serbët që nuk e votojnë subjektin që ka mbështetje të Beogradit
TOP Momenti
PDK këmbëngul për vazhdimin e seancës konstituive, i shkruan sërish Deharit
PDK këmbëngul për vazhdimin e seancës konstituive, i shkruan sërish Deharit
TOP Momenti
Shtetasit e huaj rreshtohen në Tabanoc për të paguar gjobat, Toshkovski: Askush nuk shpëton nga “Safe City”
Shtetasit e huaj rreshtohen në Tabanoc për të paguar gjobat, Toshkovski: Askush nuk shpëton nga “Safe City”
TOP Momenti

You Might Also Like

Vrasja e turistit në Ksamil, reagon qeveria portugeze: Informacionet i kemi marrë nga mediat, nuk kemi ende njoftim zyrtar
Lajme

Vrasja e turistit në Ksamil, reagon qeveria portugeze: Informacionet i kemi marrë nga mediat, nuk kemi ende njoftim zyrtar

August 19, 2026
Dy persona të arrestuar pasi trupi i djegur i një influencueseje franceze u gjet në një vresht
Lajme

Dy persona të arrestuar pasi trupi i djegur i një influencueseje franceze u gjet në një vresht

August 19, 2026
Trump pezullon tarifat e reja ndaj Kanadasë për tre ditë, duke thënë se marrëveshja është mbyllur
Lajme

Trump pezullon tarifat e reja ndaj Kanadasë për tre ditë, duke thënë se marrëveshja është mbyllur

August 19, 2026
Irani mund të sulmojë bazat amerikane në Evropë? Reagon NATO: Gati për t’u përballur me çdo kërcënim për të mbrojtur aleatët
Lajme

Irani mund të sulmojë bazat amerikane në Evropë? Reagon NATO: Gati për t’u përballur me çdo kërcënim për të mbrojtur aleatët

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?