By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: PD nis Kuvendin me një video me AI, “Skënderbeu” i drejtohet demokratëve: Nuk jam si ai i Elisës, unë kushtoj vetëm 100 euro
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
PD nis Kuvendin me një video me AI, “Skënderbeu” i drejtohet demokratëve: Nuk jam si ai i Elisës, unë kushtoj vetëm 100 euro
Lajme

PD nis Kuvendin me një video me AI, “Skënderbeu” i drejtohet demokratëve: Nuk jam si ai i Elisës, unë kushtoj vetëm 100 euro

Momenti
Published: May 30, 2026

Partia Demokratike zhvillon sot punimet e Kuvendit Kombëtar, ku delegatët do të votojnë fillimisht për përbërjen e Komisionit të Drejtimit të Punimeve dhe Sekretariatin Teknik. Para pak çastesh në selinë Blu ka mbërritur kryetari Sali Berisha.

Gjithçka nisi me një video të një avatari me pamjen e heroit Kombëtar Skënderbeu, i cili “shprehej” ndër të tjera: “Unë jam Skënderbeu. Jo Skënderbeu i Elisës, para se Elisa të inatosej me Skënderbeun e saj, as Skënderbeu i kullës së Edit në mes të Tiranës. Jam Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, heroi kombëtar i shqiptarëve, europeisti i parë i këtyre trojeve. Në fakt, jam një avatar i krijuar nga Departamenti AI i Partisë Demokratike. Ndryshe nga avatari i Ramës, Diella, që ka kushtuar milion euro, unë kam kushtuar vetëm 100 euro”.

Your browser does not support the video tag.

Komisioni që do të drejtojë punimet përbëhet nga Ivi Kaso në cilësinë e kryetarit, si dhe anëtarët Floriana Garo, Bardh Spahia, Eliona Shkreli dhe Nada Meçorapaj. Pas miratimit të tyre nga delegatët me votim të hapur, Kuvendi do të nisë zyrtarisht aktivitetin, i cili do të hapet me fjalën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Një nga pikat kryesore të mbledhjes do të jetë prezantimi i tetë amendamenteve statutore, të cilat do të paraqiten nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazmend Bardhi, për t’iu nënshtruar më pas votimit të delegatëve. Aktualisht ka nisur regjistrimi i delegatëve.

Ndryshimet e propozuara prekin edhe procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë dhe kryetarë bashkish. Statuti i ri parashikon krijimin e një strukture të posaçme brenda partisë, e cila do të filtrojë kandidaturat përpara se ato t’i nënshtrohen votës së anëtarësisë. Në të njëjtën kohë, dokumenti i ri synon të adresojë problematikat e listave të anëtarësisë përmes dixhitalizimit dhe përditësimit të tyre çdo dy vjet.

Gjatë punimeve të Kuvendit do të zhvillohet edhe votimi për 200 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar. Ky proces do të realizohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve, paralelisht me diskutimet dhe fjalimet e parashikuara në axhendë.

Pas konstituimit të tij, Këshilli Kombëtar do të ketë si detyrë shqyrtimin dhe votimin e propozimeve të Sali Berishës për ekipin e ri drejtues të Partisë Demokratike. Kuvendi Kombëtar mblidhet vetëm një javë pas zgjedhjeve për kryetarin e partisë, në të cilat u rizgjodh Sali Berisha, kandidati i vetëm në garë.

The post PD nis Kuvendin me një video me AI, “Skënderbeu” i drejtohet demokratëve: Nuk jam si ai i Elisës, unë kushtoj vetëm 100 euro appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Sulme të reja Rusi-Ukrainë, Moska thotë se rrëzoi 822 dronë ukrainas
Presidenti Trump bën fushatë me Bruce Blakeman, kandidat për Guvernator të New Yorkut: Ta bëjmë Amerikën përsëri të sigurt
I dyshuari për të shtëna me armë në Pejë ndalohet për 48 orë
Hamza: 16 shtatori duhet të jetë dita kur katër ish-krerët e UÇK-së kthehen në shtëpi
Mbi 100 mijë euro të padeklaruara parandalohen të futen në Kosovë, policia jep detaje

LEXO GJITHASHTU

Një punëtor i KEK-ut lëndohet rëndë në vendin e punës
Një punëtor i KEK-ut lëndohet rëndë në vendin e punës
TOP Momenti
Mbi 100,000 euro të padeklaruara parandalohen të futen në Kosovës
Mbi 100,000 euro të padeklaruara parandalohen të futen në Kosovës
TOP Momenti
Aksident në KEK, një punonjës pëson lëndime të rënda
Aksident në KEK, një punonjës pëson lëndime të rënda
TOP Momenti
Parandalohen mbi 100 mijë euro të padeklaruara në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë
Parandalohen mbi 100 mijë euro të padeklaruara në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë
TOP Momenti
Dy shtetas të huaj arrestohen në Prishtinë për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore
Dy shtetas të huaj arrestohen në Prishtinë për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore
Lajme

You Might Also Like

34 lokacione të reja me kamera në Prishtinë, së shpejti vendosen edhe radarët
Lajme

34 lokacione të reja me kamera në Prishtinë, së shpejti vendosen edhe radarët

August 16, 2026
Aksident i rëndë në KEK, një punonjës pëson lëndime të rënda
Lajme

Aksident i rëndë në KEK, një punonjës pëson lëndime të rënda

August 16, 2026
Mbi 4 mijë shërbime në Psikiatrinë e Fëmijëve, rriten rastet e vetëlëndimit e abuzimit me narkotik
Lajme

Mbi 4 mijë shërbime në Psikiatrinë e Fëmijëve, rriten rastet e vetëlëndimit e abuzimit me narkotik

August 16, 2026
Shefi i sigurimit boshnjak hetonte përfshirjen e Vuçiqit në “Sarajevo Safari” më 1994
Lajme

Shefi i sigurimit boshnjak hetonte përfshirjen e Vuçiqit në “Sarajevo Safari” më 1994

August 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?