By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Armë dhe ADN-ja te furça e dhëmbëve”/ Gjykata e Lartë: Dosja e Ervis Martinajt nuk është kompetencë e GJKKO
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Armë dhe ADN-ja te furça e dhëmbëve”/ Gjykata e Lartë: Dosja e Ervis Martinajt nuk është kompetencë e GJKKO
TOP Momenti

“Armë dhe ADN-ja te furça e dhëmbëve”/ Gjykata e Lartë: Dosja e Ervis Martinajt nuk është kompetencë e GJKKO

Momenti
Published: May 30, 2026

Gjykata e Lartë ka zgjidhur mosmarrëveshjen e kompetencës mes Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dhe Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë lidhur me një procedim penal ku i pandehur është Ervis Martinaj.

Me vendimin e datës 10 mars 2026, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka përcaktuar se kompetente për shqyrtimin e dosjes nr. 417 të vitit 2022 është Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe jo GJKKO.

Your browser does not support the video tag.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se procedimi penal lidhet me kontrollin e ushtruar nga policia në muajin maj të vitit 2022 në hotelin “Zeus Garden”, ku dyshohej se qëndronte Ervis Martinaj.

Gjatë kontrollit u sekuestruan një armë zjarri tip pistoletë, municione, jelekë me mbishkrimin “Policia”, portofolë me stemë policie, maska, doreza antiplumb dhe pranga.Në përfundim të hetimeve, Ervis Martinaj është marrë i pandehur për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” si dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Ndërkohë, Armand Merlika, Ergys Merlika dhe Dea Pistolja akuzohen për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”.

Një nga provat kryesore të administruara në dosje është ekspertiza biologjike e ADN-së, sipas së cilës materiali gjenetik i gjetur në disa sende të sekuestruara në ambientet e hotelit rezulton i përputhshëm me profilin gjenetik të Ervis Martinajt, i cili vijon të jetë i zhdukur pa gjurmë që nga gushti i vitit 2022.

Prokuroria dhe Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kishin vlerësuar se procedimi lidhej me një hetim tjetër të SPAK-ut ndaj Martinajt për vepra të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe për këtë arsye dosja duhej të kalonte për shqyrtim në GJKKO.

Megjithatë, Gjykata e Posaçme kundërshtoi këtë qëndrim, duke argumentuar se në këtë procedim penal nuk ekziston asnjë akuzë formale për grup të strukturuar kriminal dhe se gjyqtari i seancës paraprake nuk mund të shtojë kryesisht akuza të reja pa një vendimmarrje të prokurorisë.

Në arsyetimin e saj, Gjykata e Lartë thekson se në fazën e seancës paraprake vetëm prokurori ka kompetencën për të ndryshuar ose shtuar akuzat. Sipas Kolegjit Penal, për sa kohë prokuroria nuk ka ngritur një akuzë që lidhet me grupin e strukturuar kriminal, çështja duhet të gjykohet mbi bazën e akuzave ekzistuese.

Për rrjedhojë, Gjykata e Lartë vendosi se ky procedimi penal do të vijojë të shqyrtohet nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Ky vendim nuk lidhet me themelin e çështjes dhe nuk përcakton fajësinë ose pafajësinë e të pandehurve, por vetëm gjykatën kompetente që do të shqyrtojë dosjen. /Tch/

You Might Also Like

Fuçia e barutit në kokën tonë: Si e formojnë stereotipet e vjetra vështrimin tonë ndaj Ballkanit – dhe pse kjo tregon më shumë për ne sesa për vetë rajonin
“Liria ka Emër” organizon Marshin për Liri më 12 shtator: “Kosova po pret”
Përmbyllet procesi i gërmimeve në Zubin Potok, konfirmohen mbetje mortore të 23 personave
Paga mesatare neto në muajin qershor ishte 48.381 denarë
Udhëzim i ri në Britani për emigrantët shqiptarë

LEXO GJITHASHTU

Presidenti i Iranit thotë se lufta duhet të përfundojë tani, derisa Teherani është i fortë, raportojnë mediat iraniane
Presidenti i Iranit thotë se lufta duhet të përfundojë tani, derisa Teherani është i fortë, raportojnë mediat iraniane
Lajme
Sa të nxehta dhe të thata do të bëhen verat zvicerane në të ardhmen?
Sa të nxehta dhe të thata do të bëhen verat zvicerane në të ardhmen?
Lajme
Përgatitja e vrasjes në Pejë, grupi kriminal do të paguhej 30 mijë euro për vrasje dhe 7 mijë për plagosje
Përgatitja e vrasjes në Pejë, grupi kriminal do të paguhej 30 mijë euro për vrasje dhe 7 mijë për plagosje
Lajme
Del jashtë kontrolli zjarri në një zonë të Pukës, digjen tre banesa në lagjen ‘Pepaj’, nis evakuimi i banorëve
Del jashtë kontrolli zjarri në një zonë të Pukës, digjen tre banesa në lagjen ‘Pepaj’, nis evakuimi i banorëve
Lajme
147 çifte i dhanë fund martesës brenda një muaji në Kosovë
147 çifte i dhanë fund martesës brenda një muaji në Kosovë
Lajme

You Might Also Like

Vandalizohen pajisjet e shënjimit dimëror në Kodrën e Diellit, reagon Ambasada e Austrisë
TOP Momenti

Vandalizohen pajisjet e shënjimit dimëror në Kodrën e Diellit, reagon Ambasada e Austrisë

August 21, 2026
Prania e KFOR-it te Ura e Ibrit, Maqedonci: Serbia po përpiqet të krijojë artificialisht krizë
TOP Momenti

Prania e KFOR-it te Ura e Ibrit, Maqedonci: Serbia po përpiqet të krijojë artificialisht krizë

August 21, 2026
Shpërndahen 1,400 pako ushqimore për familjet në nevojë në Kosovë
TOP Momenti

Shpërndahen 1,400 pako ushqimore për familjet në nevojë në Kosovë

August 21, 2026
Qeveria paralajmëron masa për uljen e kostove për pajisjet shkollore
TOP Momenti

Qeveria paralajmëron masa për uljen e kostove për pajisjet shkollore

August 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?