By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Supremja refuzon kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë për të pandehurit për krim të organizuar e trafikim të drogës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Supremja refuzon kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë për të pandehurit për krim të organizuar e trafikim të drogës
Lajme

Supremja refuzon kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë për të pandehurit për krim të organizuar e trafikim të drogës

Momenti
Published: May 29, 2026

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur kundër aktvendimeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Gjykatës së Apelit të Kosovës në çështjen penale ndaj të pandehurve: R.N., R.B., A.I., A.Gj., E.I., Sh.B., A.V., B.Sh., R.V., R.B., A.R., E.B., A.M., K.D., O. V., L.T., K.B., K.A., Y.M. dhe S.L.

Këta dyshohen për kryerjen e veprave penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, lidhur me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, si dhe “Shpëlarja e parave”.

Your browser does not support the video tag.

Gjykata Themelore në Prishtinë ua kishte vazhduar masën e paraburgimit të pandehurve për një periudhë prej dy (2) muajsh, deri më 03.05.2026, ndërsa në procedurën ankimore, Gjykata e Apelit i refuzoi si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve dhe e vërtetoi aktvendimin e gjykatës së shkallës së parë.

Kundër këtyre aktvendimeve, kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë ka ushtruar mbrojtësi i të pandehurit Sh.B..

Gjykata Supreme tha se vlerësoi se pretendimet e paraqitura në kërkesë janë të pabazuara, pasi nga provat e administruara në shkresat e lëndës rezulton dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale që u vihen në barrë, ndërsa vërtetimi i plotë i këtyre fakteve do të jetë objekt i shqyrtimit gjatë fazave të mëtejshme të procedurës penale.

Sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme, ekziston bazë ligjore për vazhdimin e paraburgimit, duke marrë parasysh provat dhe informacionet e siguruara gjatë hetimeve, përfshirë komunikimet e siguruara përmes bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, transkriptet e komunikimeve, lëvizjet dhe kontaktet ndërmjet të pandehurve dhe personave të tjerë të përfshirë në hetim. Sipas dyshimeve, të pandehurit kanë vepruar si grup kriminal i organizuar në trafikimin e lëndëve narkotike.

Gjykata po ashtu vlerësoi se ekziston rreziku i ikjes, duke pasur parasysh peshën e veprave penale dhe sanksionet e parapara, si dhe faktin se një pjesë e të pandehurve dyshohet se kanë përdorur identitete të rreme apo kanë ndërruar identitet për t’iu shmangur identifikimit dhe arrestimit eventual në shtete të tjera.

Po ashtu, Gjykata Supreme konstatoi se janë plotësuar kushtet ligjore për vazhdimin e paraburgimit, për shkak të rrezikut se të pandehurit, nëse gjenden në liri, mund të ndikojnë në bashkëpandehurit, të koordinojnë deklaratat ose të pengojnë sigurimin dhe administrimin e provave, duke cenuar rrjedhën normale të procedurës penale.

Gjithashtu, Gjykata Supreme vlerësoi se vazhdimi i paraburgimit është i arsyeshëm, duke marrë parasysh mënyrën e organizimit dhe strukturimit të grupit, rolet e ndara të të pandehurve, si dhe rrezikun e përsëritjes së veprave penale. Në këtë drejtim, u morën parasysh edhe karakteristikat personale dhe e kaluara kriminale e disa prej të pandehurve, përfshirë dënime të mëparshme brenda dhe jashtë Kosovës, edhe për vepra që ndërlidhen me narkotikë.

Nga të gjitha arsyet e cekura, Gjykata Supreme vlerësoi se nuk ekzistojnë shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, pasi gjykatat e instancave më të ulëta kanë dhënë arsyetim të mjaftueshëm dhe të bazuar ligjërisht për vazhdimin e paraburgimit. Po ashtu, u vlerësua se masat më të lehta të parapara me nenin 171 të KPP-së nuk janë të mjaftueshme për sigurimin e prezencës së të pandehurve dhe zhvillimin normal të procedurës penale.

The post Supremja refuzon kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë për të pandehurit për krim të organizuar e trafikim të drogës appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Serbi i arrestuar në Serbi për spiunazh, Sveçla s’e komenton rolin e tij, Hoxha: S’ka lidhje me varrezën në Zubin Potok
Hoxha: Dyshohet se armët e sekuestruara në Zubin Potok mund të jenë përdorur për vrasjet në Kalludër – do të ekzaminohen
Kërkimet për grupin e intelektualëve, drejtori i Policisë: Edhe në 2024 janë krye gërmime për gjetjen e tyre
Armë të gjata, pistoleta, uniforma, e afër 100 mijë euro -Drejtori i Policisë tregon se çfarë u gjet në Zubin Potok
Sveçla thotë se kanë gjetur armë në fshatrat përreth Kalludrës së Zubin Potokut

LEXO GJITHASHTU

LSM: Rritet shporta sindikale, për një familje duhen 68 mijë denarë në muaj
LSM: Rritet shporta sindikale, për një familje duhen 68 mijë denarë në muaj
TOP Momenti
Hoxha: Armatimi i gjetur në Zubin Potok mund të jetë përdorur në masakrën e Grupit të Intelektualëve
Hoxha: Armatimi i gjetur në Zubin Potok mund të jetë përdorur në masakrën e Grupit të Intelektualëve
TOP Momenti
Kërkesa për zgjedhje të parakohshme, VLEN: Opozita e ka lodhur BDI-në
Kërkesa për zgjedhje të parakohshme, VLEN: Opozita e ka lodhur BDI-në
TOP Momenti
Sveçla: Armatimi në Zubin Potok u gjet pranë varrezave masive me mbetjet e 23 personave
Sveçla: Armatimi në Zubin Potok u gjet pranë varrezave masive me mbetjet e 23 personave
TOP Momenti
Ambasada amerikane paralajmëron shqiptarët: Kush kryen krime dhe nxit dhunë i anulohet viza për në SHBA
Ambasada amerikane paralajmëron shqiptarët: Kush kryen krime dhe nxit dhunë i anulohet viza për në SHBA
TOP Momenti

You Might Also Like

Gërmimet në Zubin Potok ku u gjetën mbetje kockore pritet të kryhen brenda javës – pastaj analizat e ADN
Lajme

Gërmimet në Zubin Potok ku u gjetën mbetje kockore pritet të kryhen brenda javës – pastaj analizat e ADN

August 20, 2026
Vdekja e punëtorit në KEK, sindikata ngushëllon: Arbeniti u nda nga jeta në krye të detyrës
Lajme

Vdekja e punëtorit në KEK, sindikata ngushëllon: Arbeniti u nda nga jeta në krye të detyrës

August 20, 2026
Aeroplanmbajtësja George Washington mbërrin në Lindjen e Mesme për ta zëvendësuar aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln
Lajme

Aeroplanmbajtësja George Washington mbërrin në Lindjen e Mesme për ta zëvendësuar aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

August 20, 2026
Ambasada Amerikane në Tiranë shpërndan mesazhin e DASH: Nën udhëheqjen e Trump do të anulohen vizat e shtetasve të huaj që kryejnë krime
Lajme

Ambasada Amerikane në Tiranë shpërndan mesazhin e DASH: Nën udhëheqjen e Trump do të anulohen vizat e shtetasve të huaj që kryejnë krime

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?