By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Vjosa Osmani: Kosova nuk mund ta humbasë të ardhmen nga përçarja politike
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Vjosa Osmani: Kosova nuk mund ta humbasë të ardhmen nga përçarja politike
Lajme

Vjosa Osmani: Kosova nuk mund ta humbasë të ardhmen nga përçarja politike

Momenti
Published: May 28, 2026

Në nisjen zyrtare të fushatës së saj presidenciale nën siglën e LDK-së, Vjosa Osmani mbajti një fjalim që shënoi një rikthim të fuqishëm të narrativës rugoviane në qendër të debatit politik në Kosovë.

Me tone presidenciale dhe me një retorikë të ndërtuar mbi shtetin, aleancat dhe unitetin kombëtar, Osmani paralajmëroi se vendi po hyn në një moment vendimtar historik.

Your browser does not support the video tag.

“Një popull që ka fituar lirinë kundër të gjitha gjasave nuk mund ta humbasë të ardhmen nga përçarja politike”, deklaroi ajo.

Në fjalimin e saj, Osmani kritikoi ashpër politikën që prodhon konflikte të përhershme dhe “armiq imagjinarë”, ndërsa prezantoi vizionin e saj për një Kosovë që fokusohet te zhvillimi ekonomik, arsimi dhe integrimi ndërkombëtar.

Your browser does not support the video tag.

“Nuk ka asgjë heroike në izolim. Nuk ka asgjë patriotike në prishjen e miqësive”, tha ajo.

Kandidatja e LDK-së e vendosi theksin edhe te nevoja për rikthimin e besimit qytetar te shteti dhe institucionet, duke thënë se Kosova duhet të dalë nga “politika e lodhjes kolektive”.

Në një pjesë të fjalimit që u interpretua si kritikë direkte ndaj qeverisjes aktuale, Osmani tha se qytetarët do të zgjedhin më 7 qershor “mes kaosit dhe maturisë, mes konfliktit dhe ndërtimit”.

Ajo u ndal veçanërisht te largimi i të rinjve nga vendi, duke e cilësuar emigrimin masiv si një alarm kombëtar.

“Kur rinia e sheh aeroportin si shpëtim, shteti duhet të reflektojë”, deklaroi ajo.

Përkrahësit e saj e pritën me duartrokitje të gjata pjesën ku Osmani tha se “Kosova nuk ndërtohet me ndarje rajonale”, por si një republikë e përbashkët dhe sovrane.

Në fund, ajo i bëri thirrje elektoratit të bashkohet rreth një projekti politik që “e rikthen Kosovën në rrugën e saj natyrshme: perëndimore, demokratike dhe të respektuar”.

The post Vjosa Osmani: Kosova nuk mund ta humbasë të ardhmen nga përçarja politike appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Lladrovci: Heronjtë kanë vetëm ditëlindje!
Parlamenti i Letonisë miraton qeverinë e re, e para u rrëzua pas sulmit të dronëve ukrainas!
Subvencionimi i aviokompanive nis nga e hëna, raportohet se do t’i fitojnë nga 3-6 euro për secilin mërgimtar
Lumenjtë dhe liqenet zvicerane morën 43 jetë vitin e kaluar
Zvicër, arrestohet shqiptari me 1kg heroinë dhe para të gatshme

You Might Also Like

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë për stërvitjet NATO- Serbi: Mesazh i fortë për 6 vendet e BP
Lajme

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë për stërvitjet NATO- Serbi: Mesazh i fortë për 6 vendet e BP

May 28, 2026
Gjermania në kohë të trazuara politike, kancelari Merz nuk dorëzohet: Jam i vendosur për një fillimin të ri të vendit
Lajme

Gjermania në kohë të trazuara politike, kancelari Merz nuk dorëzohet: Jam i vendosur për një fillimin të ri të vendit

May 28, 2026
Arrestohet A.P. i dyshuar për vrasjen mbrëmë në Prishtinë, Policia thotë se është dërguar në mbajtje-detaje
Lajme

Arrestohet A.P. i dyshuar për vrasjen mbrëmë në Prishtinë, Policia thotë se është dërguar në mbajtje-detaje

May 28, 2026
Vrasja që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, Policia arreston të dyshuarin
Lajme

Vrasja që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, Policia arreston të dyshuarin

May 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?