By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Nga e thëna në të bërë është një det i tërë” – Lladrovci reagon ndaj Kurtit, pasi premtoi mbrojtje nga vërshimet
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Nga e thëna në të bërë është një det i tërë” – Lladrovci reagon ndaj Kurtit, pasi premtoi mbrojtje nga vërshimet
TOP Momenti

“Nga e thëna në të bërë është një det i tërë” – Lladrovci reagon ndaj Kurtit, pasi premtoi mbrojtje nga vërshimet

Momenti
Published: May 28, 2026




Foto: Laura Hasani





“Do t’i mbrojmë qytetarët nga përmbytjet dhe valët e të nxehtit. Si hap i parë, do të funksionalizohet sistemi i paralajmërimit në kohë reale. Do të ripyllëzohen brigjet e lumenjve, për të parandaluar vërshimet dhe do të ndihmohen komunat në pastrimin dhe rikonstruksionin e kanaleve kulluese”.

Your browser does not support the video tag.


Kjo deklaratë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, e bërë gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, po shihet me dyshime nga një komunë.


Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se mes premtimeve dhe realizimit ekziston një hendek i madh.


“Është një fjalë e urtë që e ilustron këtë deklaratë: ‘nga e thëna në të bërë është një det i tërë’”, tha Lladrovci për Klankosova.


Ai deklaroi se, pavarësisht qëllimeve të mira, përvoja e komunës me emergjencat dhe dëmet e viteve të fundit nuk lë shumë hapësirë për pritje.


“Qëllimet mund të jenë të mira, por, duke ditur kërkesat tona ndër vite, emergjencat dhe dëmet që na shkaktohen çdo vjet, nuk pres shumë”, shtoi kryetari i Drenasit në një përgjigje me shkrim.


Lladrovci përmend edhe problemin e lumit Drenica, duke theksuar se mosrealizimi i plotë i pastrimit ka ndikuar në vërshimet e fundit.


“E para, pastrimi i lumit Drenica, shumë vite më parë ishte planifikuar të pastrohet me tri llote, dy janë pastruar, e treta nuk ka filluar dhe pikërisht lloti apo pjesa e papastruar është shkaktare e vërshimeve të sivjetshme, me dëme rreth 1.6 milion euro”, deklaroi ai.


Sipas tij, edhe zjarret mbeten problem serioz për shkak të mungesës së kapaciteteve intervenuese.


“Zjarret po bëjnë kërdi çdo verë, e ne kemi mungesë të automjeteve dhe personelit për emergjenca. Për të evituar pasojat, kërkohet mënjanimi i shkaqeve, mungesa e rrugëve e shtigjeve në pyje, e personelit dhe automjeteve të zjarrfikësve. Zjarret nuk e dëmtojnë vetëm Drenasin, por çdo komunë, duke dëmtuar tërë Kosovën, dhe sipas një statistike, preken rreth 26 mijë hektar pyje në vit”, tha Lladrovci.


Ai thekson njëherësh, se pastrimi i lumenjve dhe i përroskave duhet të bëhet me plan afatgjatë dhe jo vetëm në situata emergjente.


“Pastrimin e lumenjve dhe përroskave duhet trajtuar me prioritet në verë, jo në dimër. Kërkohet masterplan, veprime të vazhdueshme, me përkrahje buxhetore dhe logjistike, dhe për këtë ne kemi plan. Por, si të kemi buxhet kur buxheti na dëmtohet çdo vit me miliona për kontratën kolektive?”, potencoi ai.


Lladrovci thotë se në kuadër të projektit “smart city” është paraparë edhe sistemi i paralajmërimit të hershëm dhe pyllëzimi, por mbështetja institucionale ka munguar.


“Ne kemi një plan për menaxhimin e ujërave në komunën tonë, e kemi paraqitur para donatorëve, presim përgjigje. Me projektin tonë ‘smart city’ e kemi brenda planit edhe paralajmërimin e hershëm të rreziqeve, si dhe pyllëzimin duke kërkuar përkrahje me fidanë të cilët nuk na arritën kurrë”, tha ai.


Kryetari i Drenasit përmendi edhe një rast konkret me urën e Shtrubullovës, duke kritikuar mungesën e financimit për riparimin e saj.


“Për ilustrim, kur kemi kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës financimin e urës së Shtrubullovës, me vlerë rreth 300 mijë euro e cila është dëmtuar nga vërshimet e janarit, na erdhi përgjigjja ‘pse nuk i kemi planifikuar vërshimet’ dhe nuk mund ta financojnë sepse nuk është ‘obligim’ i tyre. Prandaj në këto rrethana, fjalët dhe veprat kanë mospërputhje tejet të madhe”, deklaroi Lladrovci.


Ndërkohë, për këtë çështje Klankosova.tv ka kontaktuar edhe Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK).


Drejtori ekzekutiv i tij, Sazan Ibrahimi, ka thënë se për shkak të fushatës zgjedhore nuk mund të prononcohet për deklarimet e Kurtit.


Megjithatë, vetë Ibrahimi ka theksuar disa herë problemin e bashkëpunimit jo të mirë gjatë qeverisjes 6-vjeçare të Kurtit, ndërmjet komunave të udhëhequra nga kryetarë opozitarë dhe atyre që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje.


source

You Might Also Like

Të shtëna me armë zjarri në Banjë të Istogut, një person i plagosur
LDK largohet nga Kuvendi, Haziri: Kërkuam që seanca konstituive të mbahet sonte
Deputetët mblidhen, dera e sallës së Kuvendit e mbyllur
Gërvalla: Gjetjet e mbetjeve mortore dëshmojnë gjenocidin serb
Gjini: Sonte Kosovën e shohin me dhimbje qytetarët dhe miqtë tanë, Kurti po ia qet faqen e zezë vendit

LEXO GJITHASHTU

Kryeziu: Nëse e mbrojmë Republikën s’duhet të presim leje nga Kurti, Kosova s’është pronë e tij e as e VV’së
Kryeziu: Nëse e mbrojmë Republikën s’duhet të presim leje nga Kurti, Kosova s’është pronë e tij e as e VV’së
Lajme
Cakolli për VV’në: Vjet me 48 deputetë propozuan kandidat për kryeparlamentar 14 herë, sot me shumicë s’e propozojnë asnjë
Cakolli për VV’në: Vjet me 48 deputetë propozuan kandidat për kryeparlamentar 14 herë, sot me shumicë s’e propozojnë asnjë
Lajme
Hoxhaj: Kosova nuk është më demokraci, nga nesër jemi në anarki
Hoxhaj: Kosova nuk është më demokraci, nga nesër jemi në anarki
Lajme
Shkelja e afatit për konstituim të Kuvendit, Bedri Hamza nuk e përjashton mundësinë për protesta
Shkelja e afatit për konstituim të Kuvendit, Bedri Hamza nuk e përjashton mundësinë për protesta
Lajme
Bekë Berisha për Kurtin: Duhet me ia marrë qeverinë këtij njeriu të keq – jo më me konferenca për media
Bekë Berisha për Kurtin: Duhet me ia marrë qeverinë këtij njeriu të keq – jo më me konferenca për media
Lajme

You Might Also Like

Opozita kërkon seancën sonte, VV e quan “shfaqje teatrale”
TOP Momenti

Opozita kërkon seancën sonte, VV e quan “shfaqje teatrale”

August 7, 2026
Kryeziu: Deputetët mund të thërrasin sonte seancë të jashtëzakonshme
TOP Momenti

Kryeziu: Deputetët mund të thërrasin sonte seancë të jashtëzakonshme

August 7, 2026
Mbi 120 fluturime nga Gjermania në Kosovë, vetëm javen e kaluar
TOP Momenti

Mbi 120 fluturime nga Gjermania në Kosovë, vetëm javen e kaluar

August 7, 2026
Vuçiq rikthen narrativen e Millosheviqit  
TOP Momenti

Vuçiq rikthen narrativen e Millosheviqit  

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?