By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Vizita e kongresistëve, Stradner: Sinjal që angazhimi i SHBA’së është thelbësor për moslejimin e një cikli të ri destabilizimi
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Vizita e kongresistëve, Stradner: Sinjal që angazhimi i SHBA’së është thelbësor për moslejimin e një cikli të ri destabilizimi
Lajme

Vizita e kongresistëve, Stradner: Sinjal që angazhimi i SHBA’së është thelbësor për moslejimin e një cikli të ri destabilizimi

Momenti
Published: May 28, 2026

Vizita e dy kongresistëve amerikanë në Ballkanin Perëndimor është hap i rëndësishëm për riafirmimin e Shteteve të Bashkuara për paqe dhe stabilitet në rajon “në një kohë kur Serbia dhe Rusia vazhdojnë përpjekjet për destabilizim”.

Kështu e vlerëson Ivana Stradner nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington vizitën e kongresistit republikan Keith Self dhe atij demokrat Suhas Subramanyam, në Bosnje e Hercegovinë, Serbi, përkatësisht në Luginë të Preshevës, dhe Kosovë javën që shkoi.

Your browser does not support the video tag.

“Kosova dhe Bosnje e Hercegovina mbeten veçmas të cenueshme nga ndikimi dashakeq dhe presioni politik nga Beogradi dhe Moska”, thotë Stradner për Radion Evropa e Lirë.

Ballkani Perëndimor mbetet një rajon me tensione të shtuara politike dhe ndikime të jashtme, u tha në një raport të publikuar më herët gjatë vitit nga shërbimet amerikane të inteligjencës, të cilat veçuan rolin e Rusisë në destabilizimin e rajonit.

Në raportin e shërbimeve të inteligjencës amerikane u tha se Ballkani Perëndimor mbetet një zonë me tensione të shtuara politike dhe ndikime të jashtme, duke veçuar rolin e Rusisë në destabilizimin e rajonit.

Sipas raportit, Rusia “nxit paqëndrueshmëri midis Serbisë, të cilën e favorizon, dhe Kosovës”, por gjithashtu “mbështet ndarjen entitetit serb, Republika Sërpska nga Bosnje e Hercegovina”.

Gjatë vizitës në Bosnje dhe Kosovës, sipas autoriteteve vendëse, kongresistët amerikanë biseduan me udhëheqësit për çështje të sigurisë, situatën në rajon dhe raportet dypalëshe. Në Kosovë, sipas krerëve shtetërorë u bisedua edhe për anëtarësimin e vendit në NATO.

Sipas Stradnerit, kongresisti Self, që është kryetar i nënkomisionit për Evropë në Komisionin për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, e kupton që Ballkani nuk mund të trajtohet “si çështje dytësore”, përderisa “Rusia dhe Serbia shfrytëzojnë çdo vijë ndarëse rajonale për të dobësuar Perëndimin”.

“Çdo reduktim të pranisë amerikane do të krijonte një vakum të rrezikshëm që Moska dhe Beogradi shpejt do ta shfrytëzonin”, thotë Stradner.

Ajo shton se stabiliteti në rajon është i lidhur direkt me sigurinë e gjerë evropiane.

“Vizita dërgon një sinjal të rëndësishëm se angazhimi i SHBA-së dhe parandalimi mbeten thelbësor për të mos lejuar një cikël të ri të destabilizimit rajonal”.

Duke folur për Kosovën, ajo thotë se ka “shqetësime në rritje lidhur me të ardhmen e KFOR-it në Kosovë”, përfshirë edhe “frikën e një tërheqjeje të mundshme të SHBA-së”.

“Do të ishte një gabim tragjik nga i cili drejtpërdrejtë do të përfitonin Rusia dhe Serbia, përderisa do të minohej siguria rajonale dhe stabiliteti”, vlerëson Stradner.

Së voni ka pasur raportime dhe diskutime për mundësinë që Uashingtoni të rishqyrtojë praninë e trupave të tij në misionet e NATO-s, përfshirë në KFOR.

Megjithatë, Pentagoni i ka thënë më herët Radios Evropa e Lirë se nuk ka ndonjë njoftim për ndryshim të vendosjes së forcave amerikane.

Në prill, kongresisti Self, së bashku me kolegët e tij Ritchie Torres dhe Mike Lawler, iniciuan dy rezoluta për Kosovën.

E para synon të shtyjë përpara rrugën e Kosovës drejt Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).

Ndërkaq, rezoluta tjetër i bën thirrje SHBA-së që të vazhdojë pjesëmarrjen në KFOR.

Gjatë takimeve në Kosovë, ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, falënderuan kongresistët për mbështetjen e aspiratës së Kosovës për anëtarësim në aleancën ushtarake perëndimore dhe për vazhdimin e pranisë ushtarake amerikane.

Kosova synon të anëtarësohet në aleancën ushtarake perëndimore, por ende nuk ka bërë kërkesë zyrtare për anëtarësim, teksa mosnjohja nga katër shtete të NATO-s (Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja) vlerësohet pengesë drejt anëtarësimit në aleancë.

Stradner nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington, duke folur për situatën në rajon, e fajëson Serbinë për krijim të paqëndrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor.

Sipas saj, Qeveria në Serbi, po përballet me pakënaqësi në rritje brenda vendit dhe kundërshti ndaj “sundimit në rritje autokratik të [presidentit serb, Aleksandar] Vuçiq. Modeli i tij qeverisës antidemokratik ka kontribuar shumë në jostabilitetin në mbarë Ballkanin Perëndimor dhe Self e sheh qartë këtë lojë të Vuçiqit”.

Sa i përket Bosnjës, Stradner thotë se situata është shqetësuese pasi korniza e Dejtonit, sipas saj, po përballet me presion në rritje dhe përpjekje destabilizuese nga Millorad Dodik.

“Është e rëndësishme që Self të dërgojë mesazh të qartë që SHBA-ja nuk do të tolerojë kërcënime apo përpjekje që do të minonin sovranitetin e Bosnjës”, thotë ajo.

Në vitet e fundit, në entitetin e Republikës Sërpska në Bosnje janë miratuar një sërë ligjesh jokushtetuese, teksa ish-udhëheqësi i entitetit serb, Millorad Dodik, njihet prej vitesh për retorikën e tij secesioniste.

Ndonëse kongresistët amerikanë nuk vizituan Malin e Zi, Stradner thotë se ky shtet po vazhdon të jetë nën presion në një moment të rëndësishëm të rrugës së tij drejt anëtarësimit në BE.

“Presidenti Vuçiq vazhdon të ushtrojë ndikim që synon ngadalësimin e trajektores euroatlantike të Malit të Zi dhe të mbajë të ndarë politikisht rajonin dhe të paqëndrueshëm”, thotë Stradner për Radion Evropa e Lirë.

Mali i Zi është shteti që ka bërë përparimin më të madh drejt anëtarësimit në BE nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Podgorica pritet që të jetë anëtari më i ri i bllokut evropian në vitet në vijim./REL/

The post Vizita e kongresistëve, Stradner: Sinjal që angazhimi i SHBA’së është thelbësor për moslejimin e një cikli të ri destabilizimi appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Lirohen katër të dyshuarit për krim të organizuar me narkotikë – Prokuroria s’e respektoi afatin për parashtrimin e kërkesës për vazhdimin e paraburgimit
Prodhuesit vendorë para Qeverisë: Kurti ta ndalë bllokadën, kriza institucionale po na çon drejt falimentimit
Aksidenti tragjik me dy të vdekur, Peci: Ditë e rëndë për Mitrovicën, ngushëllime familjeve
Dy të rinj humbin jetën në aksidentin në Smrekovnicë
Haxhiu takon Hargreaves, flasin për ‘‘nevojën e dialogut politik’’ për dalje nga ngërçi institucional

LEXO GJITHASHTU

Aksidenti tragjik në Shqipëri, çifti që humbi jetën ishte martuar pak ditë më parë
Aksidenti tragjik në Shqipëri, çifti që humbi jetën ishte martuar pak ditë më parë
Lajme
Një i vdekur dhe dy të lënduar në aksidentin mes tri veturave në Pejë
Një i vdekur dhe dy të lënduar në aksidentin mes tri veturave në Pejë
Lajme
QMK: 37 zjarre në ambiente të hapura në 24 orët e fundit, tre janë aktive
QMK: 37 zjarre në ambiente të hapura në 24 orët e fundit, tre janë aktive
TOP Momenti
“Kalifornia, territori i ri i Republikës Islamike të Iranit”, diplomatët iranianë me ironi i përgjigjen Trumpit pas deklaratës për Hormuzin
“Kalifornia, territori i ri i Republikës Islamike të Iranit”, diplomatët iranianë me ironi i përgjigjen Trumpit pas deklaratës për Hormuzin
Lajme
Evropa përballet me mungesë të madhe punëtorësh: Këto janë profesionet më të kërkuara
Evropa përballet me mungesë të madhe punëtorësh: Këto janë profesionet më të kërkuara
Lajme

You Might Also Like

Arrestohet një person në Skenderaj pas sulmit ndaj zyrtarit policor
Lajme

Arrestohet një person në Skenderaj pas sulmit ndaj zyrtarit policor

August 19, 2026
Rama nga Taranto: Do t’i prezantojmë të arriturat e deritanishme në përgatitjet për Prishtina 2030, Lojërave Mesdhetare arritja më e madhe për Kosovën
Lajme

Rama nga Taranto: Do t’i prezantojmë të arriturat e deritanishme në përgatitjet për Prishtina 2030, Lojërave Mesdhetare arritja më e madhe për Kosovën

August 19, 2026
Gazetari gjerman kritikon Vuçiqin: Propaganda serbe fajëson Brukselin për dështimin e Serbisë drejt BE-së
Lajme

Gazetari gjerman kritikon Vuçiqin: Propaganda serbe fajëson Brukselin për dështimin e Serbisë drejt BE-së

August 19, 2026
CNN: Irani ka humbur një pjesë të konsiderueshme të kontrollit mbi Ngushticën e Hormuzit
Lajme

CNN: Irani ka humbur një pjesë të konsiderueshme të kontrollit mbi Ngushticën e Hormuzit

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?