By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Hamza: Kosova ka nevojë për garë idesh dhe fushatë të ndershme, PDK garon me program konkret për t’i thënë STOP Krizës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Hamza: Kosova ka nevojë për garë idesh dhe fushatë të ndershme, PDK garon me program konkret për t’i thënë STOP Krizës
Lajme

Hamza: Kosova ka nevojë për garë idesh dhe fushatë të ndershme, PDK garon me program konkret për t’i thënë STOP Krizës

Momenti
Published: May 28, 2026

Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza u ka bërë thirrje qytetarëve që më 7 qershor ta votojnë numrin 125 për t’i thënë STOP krizës dhe për ta ndryshuar Kosovën.

Hamza, në një konferencë për media prezantoi pesë zotimet kryesore të programit të PDK-së: çmime e tatime më të ulëta, paga e pensione më të larta dhe mbështetje për bizneset; investime në energji, infrastrukturë dhe teknologji të reja; shëndetësi cilësore, me shërbime më të shpejta dhe të qasshme për çdo qytetar; arsim konkurrues, aftësi për të ardhmen dhe mundësi për të rinjtë; si dhe drejtësi e pavarur, e paanshme dhe efikase.

Your browser does not support the video tag.

“Programi i Partisë Demokratike të Kosovës është një program konkret, i matshëm dhe i realizueshëm, i hartuar nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë. Ai trajton me seriozitet të gjitha çështjet me rëndësi jetike për shtetin dhe qytetarët, me një qëllim të vetëm: një jetë më të mirë për secilin”, theksoi Hamza.

Duke u zotuar për rritje pagash për 50 për qind, Hamza i kërkoi Qeverisë në detyrë që të mos i shpërdorojë resurset shtetërore me qëllim të krijimit të pabarazisë në garë, në mes subjekteve politike, sepse qytetarëve u duhet mbështetje e përhershme financiare më shumë se sa shtesa të njëhershme.

“Do të ketë rritje pagash për 50 për qind dhe kjo do të jetë e përhershme, jo veç ndihmë në kohë të fushatave zgjedhore, që qytetarët e Kosovës të kenë ndihmë dhe të kenë parashikueshmëri. Kjo nuk i bie që punëtorët e sektorit publik ta marrin një pagë më shumë në vit. Kjo i bie që t’i marrin gjashtë paga më shumë. Dikush që sot e ka pagën 900 euro, i bie që t’i marrë 1350 euro me rritjen e pagës. Ai që e ka 800 i bie me i marrë 1200. Do të ketë rritje të pensioneve për të gjitha kategoritë”, u zotua ai.

Lideri i PDK-së u bëri thirrje të gjitha partive politike për një gjuhë të përmbajtur në shërbim të një fushate të qetë, demokratike, korrekte dhe me respekt për standardet e zgjedhjeve të lira.

“Mbi të gjitha, Kosova ka nevojë për garë idesh, jo për gjuhë të urrejtjes. Për program dhe përgjegjësi dhe assesi me përçarje dhe përplasje”, shtoi Hamza.

Ai ftoi qytetarët që sot t’i bashkohen tubimit hapës të fushatës së PDK-së në Ferizaj.

“Sot, më 28 maj, nga Ferizaj, do ta hapim zyrtarisht fushatën tonë zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit. Në ora 20:00, në sheshin para Komunës së Ferizajt, ftoj qytetarët nga Ferizaj dhe gjithë Kosova të bashkohen me ne në hapjen e këtij rrugëtimi të ri për Kosovën. Po hyjmë në këtë fushatë me respekt për qytetarët, me besim tek demokracia dhe me vizion të qartë për ta nxjerrë Kosovën nga kriza”, tha ai.

The post Hamza: Kosova ka nevojë për garë idesh dhe fushatë të ndershme, PDK garon me program konkret për t’i thënë STOP Krizës appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Gruaja shtatzënë s’arrin të shkojë në maternitet dhe paraqitet në Spitalin e Traumës, mjekët ndërhyjnë në kohë dhe shpëtohet nëna dhe foshnja
Situata me zjarret në Shqipëri, 5 vatra vijojnë të jenë aktive
SHIQK alarmon: Qumështi vendor po zëvendësohet nga importi
“Përplasje të mëdha me Rizain”, Shtufi: Riza Salihu, më quajti titst veç pse u takova me Jusufin
“Ia përcjelli postën”, Shtufi për herë të parë tregon si ndodhi përplasja mes Jusuf Gërvallës dhe Riza Salihut

LEXO GJITHASHTU

Dyshohet se mori djalin nga kopshti pa dijeninë e bashkëshortes në Gjakovë dhe doli jashtë Kosovës
Dyshohet se mori djalin nga kopshti pa dijeninë e bashkëshortes në Gjakovë dhe doli jashtë Kosovës
TOP Momenti
VLEN: Kush e drejton BDI-në, Aliu, Bujari apo Artani nga arresti shtëpiak
VLEN: Kush e drejton BDI-në, Aliu, Bujari apo Artani nga arresti shtëpiak
TOP Momenti
Kërcënimet e Vuçiqit me ndalimin e ujit: Forcë apo dobësi?
Kërcënimet e Vuçiqit me ndalimin e ujit: Forcë apo dobësi?
TOP Momenti
A ishte Riza Salihu në shërbim të UDB-s? Shtufi: Unë nuk bëhem Riza e as Ibrahim Kelmend
A ishte Riza Salihu në shërbim të UDB-s? Shtufi: Unë nuk bëhem Riza e as Ibrahim Kelmend
Lajme
“Inter Nos” – romani i ri i Kaltrina Malokut pritet të botohet së shpejti
“Inter Nos” – romani i ri i Kaltrina Malokut pritet të botohet së shpejti
TOP Momenti

You Might Also Like

Jean-François Huchet ambasadori i ri i Francës në Kosovë, detyrën e nis në shtator
Lajme

Jean-François Huchet ambasadori i ri i Francës në Kosovë, detyrën e nis në shtator

August 20, 2026
A ishte Ibrahim Kelmendi një nga kundërshtarët e Jusuf Gërvallës sipas Shtufit
Lajme

A ishte Ibrahim Kelmendi një nga kundërshtarët e Jusuf Gërvallës sipas Shtufit

August 20, 2026
Në kujtim të dëshmorëve të gushtit, OVL-UÇK: Sakrifica e tyre nuk harrohet
Lajme

Në kujtim të dëshmorëve të gushtit, OVL-UÇK: Sakrifica e tyre nuk harrohet

August 20, 2026
Trazira në një burg të Selanikut, i vihet flaka qelisë, tre të dënuar përfundojnë në spital
Lajme

Trazira në një burg të Selanikut, i vihet flaka qelisë, tre të dënuar përfundojnë në spital

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?