By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: BE thirrje për zgjedhje të lira në Kosovë: Të shmangen ndërhyrjet dhe manipulimet para 7 qershorit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
BE thirrje për zgjedhje të lira në Kosovë: Të shmangen ndërhyrjet dhe manipulimet para 7 qershorit
Lajme

BE thirrje për zgjedhje të lira në Kosovë: Të shmangen ndërhyrjet dhe manipulimet para 7 qershorit

Momenti
Published: May 28, 2026

Në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të gjitha partive politike që të sigurojnë zgjedhje paqësore dhe gjithëpërfshirëse.

Reagimi i BE-së vjen pas shqetësimeve për ndërhyrje nga Serbia në procesin zgjedhor në Kosovë, përfshirë arrestimin e disa shtetasve serbë nën dyshimet për cenim të vullnetit të lirë të votuesve, si dhe thirrjet e Beogradit zyrtar që serbët lokalë të votojnë për Listën Serbe, të cilën autoritetet serbe e kanë cilësuar si të vetmen që garanton “mbijetesën në Kosovë”.

Your browser does not support the video tag.

Në një përgjigje për RTV21, BE-ja në Kosovë theksoi se të gjithë qytetarët duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, të lirë nga çdo ndërhyrje apo manipulim.

Po ashtu, BE-ja i ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të sigurojnë pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve dhe të shmangin çdo veprim që mund të dëmtojë mjedisin e favorshëm për zgjedhje.

“Përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 7 qershorit, u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë të promovojnë dhe sigurojnë zhvillimin e zgjedhjeve paqësore dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë. Të gjithë qytetarët duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, të lirë nga ndërhyrjet dhe manipulimet.

Në të njëjtën kohë, u bëjmë thirrje institucioneve përkatëse të Kosovës të sigurojnë pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve dhe të shmangin çdo veprim që dëmton një mjedis të favorshëm për zgjedhjet.

Po ndjekim nga afër seancën dëgjimore lidhur me arrestimin dhe ndalimin e shtatë serbëve të Kosovës për frikësim të dyshuar të votuesve.

Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) në Kosovë po e shqyrton çështjen në terren.

Ne mbështetemi te autoritetet e Kosovës që të respektojnë dhe të sigurojnë një proces të rregullt ligjor gjatë gjithë procedurave, në përputhje me ligjet e Kosovës dhe standardet ndërkombëtare. Kjo përfshin sigurimin që çdo ndalim të jetë i nevojshëm dhe proporcional”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së në Kosovë për RTV21.

Ditë më parë, shtatë serbë u arrestuan në Graçanicë nën dyshimet për cenim të vullnetit të lirë të votuesve. Më pas, një numër qytetarësh protestuan para stacionit policor në mbështetje të të arrestuarve.

Të arrestuarit dyshohet se janë drejtorë të institucioneve arsimore dhe shëndetësore, të cilët, sipas raportimeve, kanë marrë vendim për shkarkimin nga puna të disa punonjësve serbë, vetëm pse nuk e kanë përkrahur Listën Serbe në zgjedhjet e 7 qershorit. Këto shqetësime janë ngritur më herët edhe nga ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, njëherësh kryetar i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

The post BE thirrje për zgjedhje të lira në Kosovë: Të shmangen ndërhyrjet dhe manipulimet para 7 qershorit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

SHBA-të zbulojnë aktakuzën kundër hakerëve iranianë, njëri prej të cilëve u arrestua në Mal të Zi
Ish-kryeministri pakistanez Imran Khan s’ndihet mirë në burg, do lërë qelinë për t’u trajtuar në spital
I mituri postoi armën në rrjete sociale, policia ia konfiskon revolen në Gjakovë
Ia moti zinxhirin e arit një gruaje në ashensor, policia arreston të dyshuarin në Fushë Kosovë
Çmimet e reja të derivateve, nafta sot arrin në 1.77 euro-litri

LEXO GJITHASHTU

Lëndim i rëndë trupor në Prishtinë, një person arrestohet
Lëndim i rëndë trupor në Prishtinë, një person arrestohet
TOP Momenti
Emini: Bllokada i krijon Vetëvendosjes pozitë të favorshme, opozita e dobët dhe e përçarë
Emini: Bllokada i krijon Vetëvendosjes pozitë të favorshme, opozita e dobët dhe e përçarë
TOP Momenti
Arrestohet një shtetas algjerian pas vjedhjes në një market në Prishtinë
Arrestohet një shtetas algjerian pas vjedhjes në një market në Prishtinë
TOP Momenti
Ia merr zinxhirin e arit një gruaje në ashensor, policia arreston të dyshuarin në Fushë Kosovë
Ia merr zinxhirin e arit një gruaje në ashensor, policia arreston të dyshuarin në Fushë Kosovë
TOP Momenti
LSDM: Mickoski dhe OBRM-PDUKM festuan në qytetin ku u helmuan mbi pesë mijë qytetarë, Gostivari nuk harron
LSDM: Mickoski dhe OBRM-PDUKM festuan në qytetin ku u helmuan mbi pesë mijë qytetarë, Gostivari nuk harron
TOP Momenti

You Might Also Like

Këto janë 10 familjet më të pasura në Zvicër
Lajme

Këto janë 10 familjet më të pasura në Zvicër

August 19, 2026
Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë: Vdesin dy të rinj, 22 dhe 24 vjeç
Lajme

Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë: Vdesin dy të rinj, 22 dhe 24 vjeç

August 19, 2026
Ushtria amerikane publikon pamje të dërgimit të aeroplanmbajtëses drejt Lindjes së Mesme
Lajme

Ushtria amerikane publikon pamje të dërgimit të aeroplanmbajtëses drejt Lindjes së Mesme

August 19, 2026
Ish-ministri ukrainas i Mbrojtjes që u shkarkua bën thirrje për zgjedhje presidenciale
Lajme

Ish-ministri ukrainas i Mbrojtjes që u shkarkua bën thirrje për zgjedhje presidenciale

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?