By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kongresisti Self në Shkup, takon Përfaqësues të Lëvizjes Studentore dhe liderë të opozitës shqiptare
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kongresisti Self në Shkup, takon Përfaqësues të Lëvizjes Studentore dhe liderë të opozitës shqiptare
Lajme

Kongresisti Self në Shkup, takon Përfaqësues të Lëvizjes Studentore dhe liderë të opozitës shqiptare

Momenti
Published: May 27, 2026

Kongresisti amerikan Keith Self ka zhvilluar sot në Maqedoninë e Veriut takime të ndara me përfaqësues të Lëvizjes Studentore shqiptare dhe me liderë të opozitës shqiptare nga Maqedonia e Veriut, ku u diskutua për zhvillimet politike në vend, pozitën e shqiptarëve dhe nevojën për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, ka njoftuar Albanians For America.

Në takimin me përfaqësuesit e Lëvizjes Studentore shqiptare morën pjesë Mevlan Ademi, Besar Sejdiu dhe Jon Selimi, të cilët paraqitën shqetësimet e tyre lidhur me moszbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe tendencat që, sipas tyre, cenojnë të drejtat e fituara të shqiptarëve.

Your browser does not support the video tag.

Përfaqësuesit studentorë theksuan rëndësinë e mbrojtjes së gjuhës shqipe, respektimit të barazisë kushtetuese dhe ruajtjes së frymës së bashkëjetesës e të përfaqësimit të garantuar me Marrëveshjen e Ohrit.

Më pas, kongresisti Self zhvilloi takim edhe me liderët e opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ku morën pjesë Ali Ahmeti dhe Zijadin Sela.

Gjatë diskutimeve u trajtuan zhvillimet aktuale politike, sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe rëndësia e respektimit të marrëveshjeve dhe standardeve që garantojnë barazi, përfaqësim dhe stabilitet ndëretnik.

Kongresisti amerikan Keith Self ritheksoi rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit, respektimit të të drejtave demokratike dhe zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit si garanci për bashkëjetesë dhe paqe afatgjatë në vend dhe rajon.

Vizita e kongresistit Self në rajon vjen pas qëndrimit në Luginën e Preshevës dhe takimeve me përfaqësues politikë e institucionalë shqiptarë, si dhe pas takimeve me krerët më të lartë të institucioneve të Kosovës.

The post Kongresisti Self në Shkup, takon Përfaqësues të Lëvizjes Studentore dhe liderë të opozitës shqiptare appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Bllokimi me Presidentin, Kurti: I kemi 62 vota, mund ta bëjmë Kuvendin e të rizgjidhem kryeministër menjëherë
Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje ekskluzive nga komunikimi i tyre
Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?
Huaja 100 milionë euro, një tjetër shkak madhor për zgjidhjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit të Vlorës
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases

LEXO GJITHASHTU

Ekstradimi në Shqipëri i Sokol Hoxhës, Ambasada Amerikane: SHBA nuk është strehë për ata që keqpërdorin emigracioni për t’i shpëtuar ligjit
Ekstradimi në Shqipëri i Sokol Hoxhës, Ambasada Amerikane: SHBA nuk është strehë për ata që keqpërdorin emigracioni për t’i shpëtuar ligjit
TOP Momenti
Kurti ftoi Gjinin në takim për konstituimin e institucioneve, kreu i Aleancës e refuzon
Kurti ftoi Gjinin në takim për konstituimin e institucioneve, kreu i Aleancës e refuzon
TOP Momenti
Ulet numri i pacientëve në Gostivar: Rastet mund të lidhen edhe me virozat sezonale
Ulet numri i pacientëve në Gostivar: Rastet mund të lidhen edhe me virozat sezonale
TOP Momenti
Apeli kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases
Apeli kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases
TOP Momenti
Grabitet 35 vjeçari pas tërheqjes së parave nga bankomati në Qendër të Shkupit
Grabitet 35 vjeçari pas tërheqjes së parave nga bankomati në Qendër të Shkupit
TOP Momenti

You Might Also Like

Konfirmohet prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë në Zubin Potok, thotë Prokuroria Speciale
Lajme

Konfirmohet prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë në Zubin Potok, thotë Prokuroria Speciale

August 7, 2026
Kurti godet LDK’në që po e kërkon presidentin: S’po mbajmë zgjedhje fare pra e po takohemi si liderë fisesh
Lajme

Kurti godet LDK’në që po e kërkon presidentin: S’po mbajmë zgjedhje fare pra e po takohemi si liderë fisesh

August 7, 2026
Ramadani: VV s’i ka 61 deputetë për kryeparlamentarin, po e saboton shtetin e rrezikon shkeljen e Kushtetutës për mos me marrë vesh populli
Lajme

Ramadani: VV s’i ka 61 deputetë për kryeparlamentarin, po e saboton shtetin e rrezikon shkeljen e Kushtetutës për mos me marrë vesh populli

August 7, 2026
Oferta e Kurtit për Abdixhikut: Zv.kryeministrin dhe disa ministri, jemi të interesuar për bashkëqeverisje
Lajme

Oferta e Kurtit për Abdixhikut: Zv.kryeministrin dhe disa ministri, jemi të interesuar për bashkëqeverisje

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?