By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Playstation, Jaguar, rulot kampingu dhe iPad, shpenzimet marramendëse të burrit të ish-kryeministres skoceze me lekët e partisë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Playstation, Jaguar, rulot kampingu dhe iPad, shpenzimet marramendëse të burrit të ish-kryeministres skoceze me lekët e partisë
Lajme

Playstation, Jaguar, rulot kampingu dhe iPad, shpenzimet marramendëse të burrit të ish-kryeministres skoceze me lekët e partisë

Momenti
Published: May 27, 2026

119 faqe. Kaq e gjatë ishte lista e blerjeve të bëra nga ish-bashkëshorti i Nicola Sturgeon, kryeministres së Skocisë nga viti 2014 deri në 2023, me paratë e marra nga arkat e partisë nacionaliste. Peter Murrell pranoi dje në gjykatë se kishte përvetësuar mbi 400 mijë paund, gati gjysmë milioni euro, nga fondet e partisë që ai vetë drejtonte, për të financuar një stil jetese luksoz.

Mes shpenzimeve të tij ishin një rulot kampingu me vlerë rreth 150 mijë euro, një Jaguar, një makinë kafeje prej 1,500 eurosh, një set kripe dhe piperi prej 3 mijë eurosh, si edhe PlayStation, iPad dhe stilolapsa Montblanc. Murrell, i cili bashkë me Sturgeon formoi për vite me radhë çiftin politik më të fuqishëm në Skoci, rrezikon tani një dënim të gjatë me burg.

Your browser does not support the video tag.

Sa i përket Sturgeon, ajo ka deklaruar se nuk kishte dyshuar kurrë dhe as nuk kishte dijeni për veprimet e paligjshme të bashkëshortit të saj, nga i cili ndërkohë është ndarë. Por sipas opozitës, ky pretendim nuk është i besueshëm. Ajo ka thënë se të dy kishin llogari bankare të ndara, megjithatë mbetet e paqartë se si Murrell, me një pagë vjetore pak mbi 100 mijë paund, mund të përballonte një stil jetese kaq luksoz.

Skandali doli në dritë në prill, tre vite më parë, kur Murrell u arrestua në shtëpinë që ndante me Sturgeon. Automjeti i kampingut, i parkuar përpara shtëpisë së nënës së tij, u sekuestrua nga policia. Dy muaj më vonë u arrestua edhe vetë ish-kryeministrja, por më pas ajo u shpall e pafajshme.

Your browser does not support the video tag.

Sturgeon kishte dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministres që në shkurt 2023. Një vendim që shumë e lidhën me dështimin e politikave të saj, nga pavarësia e Skocisë deri te çështjet transgender, por ka edhe nga ata që dyshojnë se ajo kishte dijeni për hetimin që po afrohej dhe vendosi të largohej përpara se skandali të shpërthente.

Pavarësisht skandaleve dhe kritikave për keqqeverisje, Partia Kombëtare Skoceze fitoi sërish zgjedhjet e mbajtura në fillim të majit, ndonëse pa siguruar shumicën absolute. Megjithatë, perspektiva e pavarësisë së Skocisë duket sot më e largët dhe në këtë ka ndikuar edhe sjellja e Nicola Sturgeon dhe ish-bashkëshortit të saj./CorrieredellaSera

The post Playstation, Jaguar, rulot kampingu dhe iPad, shpenzimet marramendëse të burrit të ish-kryeministres skoceze me lekët e partisë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Dita e 31-të e protestës në Tiranë, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë
Supremja amerikane rrëzon urdhrin e Trumpit për kufizimin e shtetësisë nga lindja
Tahiri: Zgjedhjet e 7 qershorit ishin të pabarabarta, u përdor aparatura dhe paraja shtetërore
Prattipati: SHBA-ja qëndron me Kosovën, partneriteti ynë do të forcohet edhe më tej
Tahiri: PDK-ja nuk e njeh dorëzimin, rënia e votave është përgjegjësi e jona

You Might Also Like

A e mbron Xhandarmëria e Serbisë Millan Radoiçiqin?
Lajme

A e mbron Xhandarmëria e Serbisë Millan Radoiçiqin?

July 1, 2026
Mbi 58 mijë ndërtesa të dëmtuara, miliona njerëz të prekur nga tërmetet në Venezuelë
Lajme

Mbi 58 mijë ndërtesa të dëmtuara, miliona njerëz të prekur nga tërmetet në Venezuelë

July 1, 2026
Shpërthimi i Ebolës rrezikon ekonominë afrikane dhe qindra mijëra vende pune
Lajme

Shpërthimi i Ebolës rrezikon ekonominë afrikane dhe qindra mijëra vende pune

July 1, 2026
Xhandarmëria serbe këndojnë këngën ultra-nacionaliste: Po shkojmë drejt Kosovës
Lajme

Xhandarmëria serbe këndojnë këngën ultra-nacionaliste: Po shkojmë drejt Kosovës

June 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?