By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kush i “ha” kurbanët e kontrabanduar?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kush i “ha” kurbanët e kontrabanduar?
Lajme

Kush i “ha” kurbanët e kontrabanduar?

Momenti
Published: May 27, 2026

Në prag të festës së Kurban Bajramit, institucionet e Kosovës kanë parandaluar dhjetëra raste të ndryshme të tentimit për futje ilegale (kontrabandës) të deleve në territorin e vendit. Kështu edhe sot, policia e Kosovës në fshatin Dumnicë ka parandaluar një rast të kontrabandimit prej 31 deleve nga Serbia.

Ndonëse, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) thotë se kafshët e kapura pa dokumentacion përcjellës apo dëshmi të origjinës janë nën procedura kontrolli dhe trajtimi sipas legjislacionit në fuqi. 

Your browser does not support the video tag.

Ani se është përgjegjësi e Doganës së Kosovës menaxhimi i terminaleve doganore, ky institucion nuk ka dhënë detaje për KosovaPress lidhur me trajtimin e këtyre kafshëve të kontrabanduara, të cilat mbahen në këto terminale, sidomos në Merdarë. Gjithashtu nga Dogana nuk kanë dhënë detaje se ku përfundojnë këto kafshë të shëndosha pas trajtimit ose çfarë ndodhë me to.

Megjithatë, udhëheqësi i sektorit veterinar kufitar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Eroll Shehu, thotë për KosovaPress se institucionet janë duke trajtuar rastet e fundit të tentimeve për futje ilegale të kafshëve në Kosovë.

Ai tregoi se pas njoftimit nga Policia apo Dogana, inspektorët e AUV-it dalin në terren për të kontrolluar gjendjen shëndetësore dhe dokumentacionin e kafshëve.

“Në momentin kur policia apo dogana neve na njofton se është një rast i dyshimtë, inspektorati i rëndësishëm i AUV-it aktivizohet dhe shkon konform domethënë në vendin e caktuar, për me bërë përcaktimin e statusit shëndetësor të kafshëve, përcakton nivelin e  evidentimit të kafshëve – a janë të regjistruara në sistem, a i kanë matrikulat dhe aktivitete të tjera të cilat i përkasin  sektorit veterinar, dhe konform gjetjeve raportohet autoritetit kompetent. Si veprohet, apo çka bëhet me ato ngarkesa. Fatmirësisht, vetëm për gjedhe ne e kemi një strehimore për këto kafshë domethënë, kafshët që dyshohen se janë kontrabandë ose keqpërdorim ose transport ilegal, po të gjitha janë jo konform legjislacionit. E kemi burgun e Dubravës dhe aty  i çojmë  kafshë, vetëm për gjedhe. Përpos kontrollit të gjendjes shëndetësore, përkushtimi i inspektorëve është edhe mirëqenia e kafshëve. Sa më shpejt ato me i shkarkua prej ngarkesave, janë temperaturat e larta në kamionë, domethënë sa më shpejt me i shkarkua dhe me i bë kontrolle të tjera, duke përfshirë edhe marrjen e mostrave, nxjerrjen e gjakut, dërgimin e mostrave në laborator, dhe konform asaj procedohet më tutje”, u shpreh Shehu.

Shehut tregoi se kafshët e konfiskuara dërgohen në strehimore, ndërsa deri tani nuk janë evidentuar raste me sëmundje.

“Në përgjithësi nuk kemi gjetë diçka si sëmundje, domethënë që ka paraqitë, asgjësimi nuk është bërë, po konform atyre procedurave, nëse ka shmangie të tatimeve edhe ato të tjera sende, ashtu bëhet, ashtu procedohet. Vlen të ceket se inspektorati i veterinarisë i Agjencisë së Ushqimit  për çdo rast që vërtetohet që është kontrabandë ose dyshohet për kontrabandë, e bën fletëparaqitjen në gjykatat e caktuara. Kjo është për çdo rast, bëhet me një bashkëpunim me prokurorinë, me policinë dhe doganat”, përfundoi Shehu.

Sipas rasteve të fundit të  raportuara nga Policia e Kosovës në rajone të ndryshme janë ndaluar transportime ilegale të kafshëve (deleve). Në fshatin Pogragjë të Gjilanit janë ndaluar 13 qengja pa dokumentacion përcjellës, ndërsa në Bjeshkët e Istogut janë kap duke i transportuar ilegalisht  27 qengja ,si dhe në Ferizaj janë sekuestruar 22 krerë gjedhe pa dokumentacion përkatës.

Ndërsa, sot Policia e Kosovës ka parandaluar një rast tjetër të kontrabandimit nga Serbia me kafshë  në Dumnicë vetëm një ditë para festës së Kurban Bajramit, ku gjatë kontrollit janë gjetur 27 dele dhe 4 qengja pa matrikula në vesh.

Nesër, më 27 maj, festohet Kurban Bajrami. Therja e kurbanit është një nga ritualet më të rëndësishme fetare në Islam dhe kryhet gjatë festës së Kurban Bajramit.

The post Kush i “ha” kurbanët e kontrabanduar? appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kurti: Jemi për president konsensual, por nëse vijmë tek presidenti partiak, parti për parti jemi vetë ne
Kurti i pyet gazetarët nëse “dikush prej juve i do zgjedhjet e reja”, përgjigjet vetë: Askush pra
Kurti thotë se për vazhdim të seancës vendos Avni Dehari: S’kam ndërmend ta takojë, kam shumë punë
Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidentin, por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin
Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidnetin por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin

LEXO GJITHASHTU

Aksident trafiku në Shkup, humb jetën një 19-vjeçar
Aksident trafiku në Shkup, humb jetën një 19-vjeçar
TOP Momenti
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Kemi dallim drastik mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Kemi dallim drastik mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së
TOP Momenti
Negociatat me Abdixhikun për Presidentin, Kurti: Dallime drastike mes kërkesave të LDK’së dhe rezultatit zgjedhor
Negociatat me Abdixhikun për Presidentin, Kurti: Dallime drastike mes kërkesave të LDK’së dhe rezultatit zgjedhor
Lajme
Abdixhiku: I kërkova Kurtit ta konstituojë Kuvendin sonte, më pas i kemi edhe 25 ditë kohë nëse duam të gjejmë zgjidhje 
Abdixhiku: I kërkova Kurtit ta konstituojë Kuvendin sonte, më pas i kemi edhe 25 ditë kohë nëse duam të gjejmë zgjidhje 
Lajme
Gjatë kësaj jave në Maqedoni janë regjistruar shtatë raste të reja me infeksion nga virusi i Nilit Perëndimor
Gjatë kësaj jave në Maqedoni janë regjistruar shtatë raste të reja me infeksion nga virusi i Nilit Perëndimor
TOP Momenti

You Might Also Like

Seanca konstituive vazhdon sonte në mbrëmje vonë, s’dihet ende ora
Lajme

Seanca konstituive vazhdon sonte në mbrëmje vonë, s’dihet ende ora

August 7, 2026
Lumir Abdixhiku: Oferta e Kurtit për qeverisje s’është e dinjitetshme për LDK, duam të propozojmë emrin për President
Lajme

Lumir Abdixhiku: Oferta e Kurtit për qeverisje s’është e dinjitetshme për LDK, duam të propozojmë emrin për President

August 7, 2026
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Jemi shumë larg marrëveshjes
Lajme

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Jemi shumë larg marrëveshjes

August 7, 2026
Haki Abazi: “Koha shtesë” e Kurtit episod i radhës për shkatërrimin e LDK’së, Kushtetuta s’është kampionat që të kërkosh vazhdime
Lajme

Haki Abazi: “Koha shtesë” e Kurtit episod i radhës për shkatërrimin e LDK’së, Kushtetuta s’është kampionat që të kërkosh vazhdime

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?