By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Shqipëria nis fazën e mbylljes së kapitujve të negociatave me BE-në, Rama: Kemi thyer rekord
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Shqipëria nis fazën e mbylljes së kapitujve të negociatave me BE-në, Rama: Kemi thyer rekord
TOP Momenti

Shqipëria nis fazën e mbylljes së kapitujve të negociatave me BE-në, Rama: Kemi thyer rekord

Momenti
Published: May 27, 2026

Shqipëria dhe Bashkimi Evropian zhvilluan sot Konferencën e 8-të Ndërqeveritare në Bruksel, duke shënuar nisjen e fazës së mbylljes së kapitujve të negociatave për anëtarësimin e vendit në BE.

Takimi zgjati më shumë se një orë dhe u pasua nga një konferencë e përbashkët për shtyp mes Kryeministrit Edi Rama, Komisioneres Evropiane për Zgjerimin Marta Kos dhe zëvendësministres qipriote për Çështjet Evropiane, Marilena Raouna.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi procesin si një moment historik për Shqipërinë, duke theksuar se vendi ka arritur të hapë të gjithë kapitujt negociues brenda 11 muajve.

Your browser does not support the video tag.

“Kemi thyer një tjetër rekord dhe kemi arritur një gur kilometrik. Çelëm të gjithë kapitujt brenda 11 muajve. Ndihemi të inkurajuar, por edhe me më shumë përgjegjësi sepse e dimë që nuk është fundi, por fillimi i fundit. Duhet të bëjmë më tepër punë,” deklaroi Kryeministri Rama, duke vendosur theksin te sfidat që e presin administratën publike në fazën pasuese”, deklaroi Rama.

Ai vuri në dukje përmirësimet në ekonomi dhe sistemin e drejtësisë, duke theksuar rritjen e investimeve të huaja dhe forcimin e institucioneve të drejtësisë, përfshirë SPAK-un.

“Sot kemi një vend i cili ka një PBB me 27 miliardë euro, ka një pagë mesatare 912 euro në tregun privat dhe më shumë se 1 mijë euro në sektorin publik, pasi e nisëm me 300 euro pagën bazë. Administrata jonë është e angazhuar dhe e aftë si kurrë më parë. Ky është themeli për pjesën tjetër: për paga më të mira, vende pune, investime etj.,.Kemi një sistem drejtësie të pavarur që është më i pavaruri në historinë e tij. Kishte një kulturë pandëshkueshmërie që duket sikur ishte shekuj më parë, por ishte vetëm pak kohë më parë,” theksoi Rama, duke përfunduar me një vlerësim për strukturat e BE-së: “Falënderoj Komisionin sepse është një kujdestar i vërtetë që na ndihmon në çdo hap se çfarë të bëjmë dhe si ta bëjmë. Ky është një proces shtetndërtues. Është sfida më e madhe me të cilën përballemi. Të kesh BE-në nga ana jote do të thotë se ia del, dhe ne do t’ia dalim”, tha Rama.

Nga ana tjetër, Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, vlerësoi reformat e ndërmarra nga Shqipëria, veçanërisht procesin e vettingut dhe ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë.

“Puna juaj ka qenë e suksesshme, keni miratuar ligje. Kemi parë vetting-un e qindra gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kemi parë ngritjen e SPAK, që është institucion flamurtar që mund të bëhet institucion më i besueshëm në Shqipëri.Fuqia transformuese duhet më së pari të ndjehet nga vetë shqiptarët. Ky është një themel i fortë për të arritur gurin e themelit, sot vendosim me vetëbesim. Sot kemi vendosur objektivat e fundit, shtetet anëtare kanë vendosur pikat kyç. Në momentin që plotësohen kushtet, ky është momenti për të intensifikuar punën. Shqipëria duhet ta përdorë këtë energji pozitive. Pritet progres i mëtejshëm. Tashmë është koha të përmbushim pritshmëritë e shqiptarëve. Më shumë se 95% e shqiptarëve mbështesin anëtarësimin tuaj në BE. Kemi rrugë të gjatë përpara, por do të vijë shumë shpejt, dhe t’i kthehemi menjëherë punës, ne po punojmë fort për procesin e anëtarësimit”, tha Kos.

Konferenca ndërqeveritare u zhvillua pas vendimit të Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të BE-së (COREPER), i cili konfirmoi përmbushjen e kushteve të ndërmjetme në grupkapitullin “Themelorët” dhe përcaktoi kushtet për mbylljen e negociatave në kapitujt për drejtësinë dhe të drejtat themelore.

source

You Might Also Like

Të shtëna me armë zjarri në Banjë të Istogut, një person i plagosur
LDK largohet nga Kuvendi, Haziri: Kërkuam që seanca konstituive të mbahet sonte
Deputetët mblidhen, dera e sallës së Kuvendit e mbyllur
Gërvalla: Gjetjet e mbetjeve mortore dëshmojnë gjenocidin serb
Gjini: Sonte Kosovën e shohin me dhimbje qytetarët dhe miqtë tanë, Kurti po ia qet faqen e zezë vendit

LEXO GJITHASHTU

Kryeziu: Nëse e mbrojmë Republikën s’duhet të presim leje nga Kurti, Kosova s’është pronë e tij e as e VV’së
Kryeziu: Nëse e mbrojmë Republikën s’duhet të presim leje nga Kurti, Kosova s’është pronë e tij e as e VV’së
Lajme
Cakolli për VV’në: Vjet me 48 deputetë propozuan kandidat për kryeparlamentar 14 herë, sot me shumicë s’e propozojnë asnjë
Cakolli për VV’në: Vjet me 48 deputetë propozuan kandidat për kryeparlamentar 14 herë, sot me shumicë s’e propozojnë asnjë
Lajme
Hoxhaj: Kosova nuk është më demokraci, nga nesër jemi në anarki
Hoxhaj: Kosova nuk është më demokraci, nga nesër jemi në anarki
Lajme
Shkelja e afatit për konstituim të Kuvendit, Bedri Hamza nuk e përjashton mundësinë për protesta
Shkelja e afatit për konstituim të Kuvendit, Bedri Hamza nuk e përjashton mundësinë për protesta
Lajme
Bekë Berisha për Kurtin: Duhet me ia marrë qeverinë këtij njeriu të keq – jo më me konferenca për media
Bekë Berisha për Kurtin: Duhet me ia marrë qeverinë këtij njeriu të keq – jo më me konferenca për media
Lajme

You Might Also Like

Opozita kërkon seancën sonte, VV e quan “shfaqje teatrale”
TOP Momenti

Opozita kërkon seancën sonte, VV e quan “shfaqje teatrale”

August 7, 2026
Kryeziu: Deputetët mund të thërrasin sonte seancë të jashtëzakonshme
TOP Momenti

Kryeziu: Deputetët mund të thërrasin sonte seancë të jashtëzakonshme

August 7, 2026
Mbi 120 fluturime nga Gjermania në Kosovë, vetëm javen e kaluar
TOP Momenti

Mbi 120 fluturime nga Gjermania në Kosovë, vetëm javen e kaluar

August 7, 2026
Vuçiq rikthen narrativen e Millosheviqit  
TOP Momenti

Vuçiq rikthen narrativen e Millosheviqit  

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?