By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Shpëtohet një bjeshkatar gjerman në Luboten
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Shpëtohet një bjeshkatar gjerman në Luboten
TOP Momenti

Shpëtohet një bjeshkatar gjerman në Luboten

Momenti
Published: May 27, 2026

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK) ka njoftuar se ka realizuar me sukses një operacion shpëtimi në zonën e majës së Lubotenit, ku një bjeshkatar gjerman ka pësuar lëndime të rënda pas një rrëshqitjeje në terren malor.

Sipas njoftimit, gjatë ditës së sotme numri kujdestar i ShKShMK-së ka pranuar një thirrje emergjente nga një grup bjeshkatarësh evropianë që po zhvillonin aktivitet në majën e Lubotenit.

Gjatë kthimit, shtetasi gjerman me inicialet P.J., 48 vjeç, ka rrëshqitur në faqen lindore të mbuluar me borë, duke rënë rreth 500 metra në një zonë të thepisur.

Your browser does not support the video tag.

Si pasojë, ai ka pësuar lëndime të shumta trupore dhe ka mbetur i palëvizshëm.

“Menjëherë pas pranimit të informatës dhe koordinatave të vendngjarjes, ShKShMK ka mobilizuar dy skuadra të shpëtuesve malorë dhe ka filluar operacionin e kërkim-shpëtimit. Pas arritjes në vendin e ngjarjes, ekipet tona i kanë ofruar ndihmën e parë të lënduarit, kanë bërë imobilizimin e tij dhe kanë realizuar evakuimin në kushte të vështira malore. I lënduari është bartur me metoda specialistike të shpëtimit malor dhe më pas është transportuar me automjete 4×4 deri te pika e takimit me autoambulancën”, thuhet në njoftim.

Your browser does not support the video tag.

Sipas ShKShMK-së, gjendja shëndetësore e bjeshkatarit raportohet stabile, pavarësisht lëndimeve të shumta të marra.

Operacioni u zhvillua në koordinim me Policinë e Kosovës, Ambasadën Gjermane, Shërbimin e Urgjencës në Ferizaj dhe institucionet tjera relevante.

“Të lënduarit i dëshirojmë shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në gjendje të mirë shëndetësore”, theksohet në fund të njoftimit./teve1.info/

Nis një operacion shpëtimi në majen e Lubotenit, ShKShMK del me njoftim

source

You Might Also Like

Numërohen 73% e votave, LVV dominon komunat, PDK forcë e parë në 3 komuna
Rrezikoi pushuesit në Borsh, policia bllokon mjetin lundrues dhe gjobit drejtuesin me rreth 5 mijë euro
Komuna e Çairit, së shpejti bibliotekë në Çarshi të vjetër
Janjiq: Lista Serbe e ka përfunduar ekzistencën e saj
Shqyen fletëvotimet në Drenas dhe Prishtinë, dy persona dërgohen në mbajtje

You Might Also Like

Përdorimi i pakujdesshëm i trotinetëve, lëndime të shumta, deri edhe në raste fatale
TOP Momenti

Përdorimi i pakujdesshëm i trotinetëve, lëndime të shumta, deri edhe në raste fatale

June 7, 2026
Selin uron Ardit Gjebrean për ditëlindje: Përjetë mirënjohëse që Zoti më solli tek ti
TOP Momenti

Selin uron Ardit Gjebrean për ditëlindje: Përjetë mirënjohëse që Zoti më solli tek ti

June 7, 2026
“Mos e lini për në fund”, Kurti apel qytetarëve në orët e fundit të votimit
TOP Momenti

“Mos e lini për në fund”, Kurti apel qytetarëve në orët e fundit të votimit

June 7, 2026
Mexhiti: Po sjellim ligj për përfaqësim të drejtë, BDI nuk arriti ta bëjë as për 24 vite qeverisje
TOP Momenti

Mexhiti: Po sjellim ligj për përfaqësim të drejtë, BDI nuk arriti ta bëjë as për 24 vite qeverisje

June 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?