By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për “linjat e fluturimit për destinacionet që shërbejnë mërgatën”
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për “linjat e fluturimit për destinacionet që shërbejnë mërgatën”
TOP Momenti

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për “linjat e fluturimit për destinacionet që shërbejnë mërgatën”

Momenti
Published: May 26, 2026

Qeveria në detyrë ka mbajtur mbledhjen e saj të 21-të me radhë, të zhvilluar në formë elektronike, në të cilën ka miratuar disa vendime me karakter buxhetor dhe mbështetës për aktivitete ndërkombëtare dhe institucionale.

Në kuadër të vendimeve të marra, Qeveria ka ndarë 2 milionë euro për zbatimin e Masës 4.5 “Mbështetja e Mërgatës”, pjesë e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, me qëllim mbështetjen e linjave të fluturimit drejt destinacioneve që shërbejnë diasporën e Kosovës.

Your browser does not support the video tag.

Po ashtu, ekzekutivi ka ndarë mjete buxhetore për disa subjekte dhe organizata, me synim promovimin e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Për Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës janë ndarë 8 mijë euro për pjesëmarrje në Olimpiadën e 67-të të Matematikës, e cila do të mbahet më 21 korrik 2026 në Shangai të Kinës.

Ndërkohë, për “Kosova Global Talent Center” janë ndarë 70,876.79 euro për pjesëmarrjen e 26 nxënësve në finalen e NEO Science Olympiad, që do të zhvillohet në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë muajit korrik 2026.

Gjithashtu, Shoqatës së Kimistëve të Kosovës i janë ndarë 3,500 euro për pjesëmarrje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë 2026, e cila do të mbahet në Tashkent të Uzbekistanit nga data 10 deri më 19 korrik 2026.

Në këtë mbledhje është miratuar edhe lista e anëtarëve potencialë të Komisionit të Pranimit për Ministrinë e Punëve të Brendshme.

You Might Also Like

Kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë, nesër nga ora 11:00 deri në 17:30
Gjorgjievski: Nga drunjtë e rrëzuar nga moti i keq në Vodno do të ndërtohet park i ri motorik
LDK kërkon që Kuvendi duhet të konstituohet sonte
Pajisje ushtarake të fshehura në veri, dyshohet lidhja me “Mbrojtjen Civile” – kapelat përputhen me ato të përdorura nga pjesëtarët e saj
Publikohen pamjet e arrestimit të të dyshuarit për krime lufte, J.R.

LEXO GJITHASHTU

Prokuroria publikon pamje nga arrestimi i të dyshuarit të fundit për krime lufte
Prokuroria publikon pamje nga arrestimi i të dyshuarit të fundit për krime lufte
Lajme
Vazhdimi i seancës konstituive, Miftaraj: Fat i keq që e kemi hise Avni Deharin që është vegël e Kurtit dhe e VV’së për ta shkelë Kushtetutën
Vazhdimi i seancës konstituive, Miftaraj: Fat i keq që e kemi hise Avni Deharin që është vegël e Kurtit dhe e VV’së për ta shkelë Kushtetutën
Lajme
Prokuroria publikon pamje nga arrestimit i të dyshuarit të fundit për krime lufte
Prokuroria publikon pamje nga arrestimit i të dyshuarit të fundit për krime lufte
Lajme
Nesër vazhdon seanca konstituive, PDK: Kurti e vendosi vullnetin partiak mbi Kushtetutën e Kosovës
Nesër vazhdon seanca konstituive, PDK: Kurti e vendosi vullnetin partiak mbi Kushtetutën e Kosovës
Lajme
Kurti i shkruan Hamzës, ia ofron PDK pozitën e Kryeparlamentarit: Ky do të ishte kontributi juaj me përfitim për partinë
Kurti i shkruan Hamzës, ia ofron PDK pozitën e Kryeparlamentarit: Ky do të ishte kontributi juaj me përfitim për partinë
Lajme

You Might Also Like

Sadiku: Vetëvendosje po e shkel me paramendim Kushtetutën
TOP Momenti

Sadiku: Vetëvendosje po e shkel me paramendim Kushtetutën

August 7, 2026
A do të mbahet sot vazhdimi i seancës konstituive? Deklarohet Kurti
TOP Momenti

A do të mbahet sot vazhdimi i seancës konstituive? Deklarohet Kurti

August 7, 2026
Kosova shpall “non grata” shefin e Telekomit të Serbisë
TOP Momenti

Kosova shpall “non grata” shefin e Telekomit të Serbisë

August 7, 2026
Deri më 1 korrik, pagën K-15 e kanë marrë vetëm 15 për qind të të punësuarve, minimalje është 19.567 denarë
TOP Momenti

Deri më 1 korrik, pagën K-15 e kanë marrë vetëm 15 për qind të të punësuarve, minimalje është 19.567 denarë

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?