Kandidati i PDK-së për deputet, Rrahman Rama, ka shkruar për takimin me bashkëluftëtarët e tij.
Ai tha se janë zotuar ëpr të çuar përpara projektligjin për vlerat e luftës.
“Me bashkëluftëtarë u mblodhëm bashkë për t’i dhënë mbështetjen kandidatit tonë për kryeministër, Bedri Hamzës. Edhe një herë u zotuam për ta çuar përpara projektligjin për vlerat e luftës, për të cilin unë bashkë me 40 deputetë e kemi nënshkruar tanimë. Shokët e luftës i falenderova për përkrahjen e palëkundur”, ka shkruar Rama. /Gazeta Express
The post Rrahman Rama takim me bashkëluftëtarët: U zotuam për projektligjin për vlerat e luftës appeared first on Gazeta Express.

