By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dilerë të rinj, kokainë e lirë: Si e pushtoi mafia shqiptare kantonin e Tiçinos në Zvicër
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dilerë të rinj, kokainë e lirë: Si e pushtoi mafia shqiptare kantonin e Tiçinos në Zvicër
TOP Momenti

Dilerë të rinj, kokainë e lirë: Si e pushtoi mafia shqiptare kantonin e Tiçinos në Zvicër

Momenti
Published: May 26, 2026

Dilerë të rinj në moshë, kokainë e cilësisë së lartë dhe heroinë në sasi të mëdha me çmime të ulëta: mafia shqiptare e ka pushtuar tregun e Tiçinos, një kanton italishtfolës në kufi me Italinë. Siç shkruan portali swissinfo.ch, pasojat e pushtimit të tregut me drogë janë shkatërruese.

Në vitin 2025 arrestimet janë rritur për 56 për qind.

Your browser does not support the video tag.

Më 29 prill, në fshatin Capolago u ndalua një 24-vjeçar shqiptar me 54 gramë kokainë. Ai është rasti më i fundit në një seri të gjatë ngjarjesh. Në vitin 2025, në Tiçino u arrestuan 122 persona për trafik droge, ndërsa në vitin 2024 ishin 78, gjë që paraqet një rritje prej 56 për qind. Ndërkohë, gjysma e të burgosurve në burgjet e Tiçinos ndodhen prapa grilave për këtë lloj kriminaliteti.

Mafia shqiptare e ka pushtuar tregun e Tiçinos me ndihmën e një rrjeti dilerësh të rinj, të quajtur si «Cavallini» (që domethënë korrierë ose edhe kuaj të vegjël).

Këta të rinj, shpesh të papunë, vijnë me avion ose tren nga Shqipëria në Itali dhe më pas hyjnë në Tiçino, shpesh me vetura që i marrin me qira, njofton swissinfo.ch.

Ata qëndrojnë vetëm pak muaj, sa për të shitur drogën që u sigurohet nga rrjete mafioze, dhe marrin për këtë nga 500 deri në 1000 franga në muaj, të cilat mund t’i shpenzojnë ose t’ua dërgojnë familjeve të tyre. Po fitimet nga shitja e drogës? Ato i shkojnë organizatës.

“Dilerët janë pjesë e një rrjeti që funksionon si një organizatë e vërtetë kriminale. Është vërtet e menduar mirë, duhet pranuar. Ata vijnë dhe ikin. Qëndrojnë këtu vetëm për një kohë të shkurtër: nja dy muaj. Kështu që, nëse policia arreston një shpërndarës, kap vetëm atë…”, thotë një konsumator i kahershëm me të cilin mediumi zviceran bisedoi në qytetin e Luganos.

Pjesën tjetër e bën omerta – kodi i nderit dhe heshtjes, i cili është rregull te mafia shqiptare. Dhe kjo strategji funksionon.

“Sot, këta trafikantë droge veprojnë në të gjithë kantonin, madje edhe në rajonin e Locarnos, ku deri para pak vitesh nuk i hasnim”, thotë kryekomisari i policisë kantonale dhe udhëheqësi i sektorit të antidrogës, Paolo Lopa.

Sekreti i suksesit të tyre është ky: kokainë e cilësisë më të lartë (pastërtia midis 60 dhe 80 për qind) me çmime relativisht të ulëta. “Ky është ligji i tregut”, thotë Lopa. “Askush sot”, vazhdon ai, “nuk është në gjendje të ofrojë këtë cilësi me këto çmime”.

Në Tiçino, mafia shqiptare nuk pushton sheshe apo lagje qytetesh. Ajo depërton në mënyrë diskrete direkt në banesat e konsumatorëve, bën të ditur swissinfo.

You Might Also Like

Hoxhaj publikon foto të rrallë me Hashim Thaçin nga koha e studimeve: Të presim me padurim
Aksident në Sllatinë, gjashtë të lënduar
​A do ta priste Thaçi Kurtin po ta vizitonte në Hagë?
NATO flet për Telegrafin pas letrës së Vuçiqit drejtuar sekretarit Rutte
Fetoshi: Vuçiq e sheh urën si kërcënim, NATO-n si progres

LEXO GJITHASHTU

Jo vetëm Ngushtica e Hormuzit, ja pikat strategjike të botës që ndikojnë ekonominë globale
Jo vetëm Ngushtica e Hormuzit, ja pikat strategjike të botës që ndikojnë ekonominë globale
Lajme
Vdekjet e punëtorëve, Bordi i KEK thotë se do të themelojë Taskë Forcë për përmirësimin e sigurisë në punë
Vdekjet e punëtorëve, Bordi i KEK thotë se do të themelojë Taskë Forcë për përmirësimin e sigurisë në punë
Lajme
Thaçi rrëfen udhëtimin drejt Parisit: Mora me vete emblemën e UÇK-së, e futa në xhepin e këmishës, ngjitur me zemrën
Thaçi rrëfen udhëtimin drejt Parisit: Mora me vete emblemën e UÇK-së, e futa në xhepin e këmishës, ngjitur me zemrën
Lajme
Thaçi tregon çka i tha Rugova në Rambuje
Thaçi tregon çka i tha Rugova në Rambuje
Lajme
Thaçi tregon çka i tha Rugova në Rambuje
Thaçi tregon çka i tha Rugova në Rambuje
Lajme

You Might Also Like

Thaçi: Armën e kam urryer gjithmonë – por çka të bëjmë, Serbinë e kishim mbi kokë
TOP Momenti

Thaçi: Armën e kam urryer gjithmonë – por çka të bëjmë, Serbinë e kishim mbi kokë

August 20, 2026
Ndalohet një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK
TOP Momenti

Ndalohet një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK

August 20, 2026
Ferati-Pamer: Austria mbështet rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut
TOP Momenti

Ferati-Pamer: Austria mbështet rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut

August 20, 2026
Thaçi me porosi nga Haga për krizën politike në Kosovë: Pozita dhe opozita duhet të ulen në një tryezë
TOP Momenti

Thaçi me porosi nga Haga për krizën politike në Kosovë: Pozita dhe opozita duhet të ulen në një tryezë

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?