By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rriten deri në 32 % çmimet e importit dhe prodhimit në Kosovë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rriten deri në 32 % çmimet e importit dhe prodhimit në Kosovë
Lajme

Rriten deri në 32 % çmimet e importit dhe prodhimit në Kosovë

Momenti
Published: May 26, 2026

Rritja e çmimeve në Kosovë po vazhdon pothuajse në çdo sektor. Të dhënat e fundit tregojnë se janë shtrenjtuar si produktet që importohen nga jashtë, ashtu edhe ato që prodhohen brenda vendit, duke e rënduar edhe më shumë jetën e qytetarëve dhe kostot për bizneset.

Statistikat për tremujorin e parë të vitit 2026 tregojnë se çmimet e importit janë rritur mesatarisht për 2.7 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Your browser does not support the video tag.

Rritjet më të mëdha janë regjistruar te lëkura dhe artikujt e saj me 23.2 për qind, produktet minerale me 11.5 për qind, instrumentet optike, medicinale dhe fotografike me 7.2 për qind, artikujt e ndryshëm të prodhuar me 7 për qind, këpucët me 5.2 për qind dhe vajrat ushqyese me 5.1 për qind.

“Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë pati rënje për 0.3%  në TM1 2026 krahasuar me TM4 2025. Ndërkaq,krahasuar me TM1 2025, Indeksi pati rritje prej 2.7%. Ngritje më të mëdha të çmimeve  sipas sektorëve ishin te: produktet minerale (4,2%), letra dhe artikujt e saj (4,0%),instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinal, muzikorë dhe mekanizmat e orës (3,0%),pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike 0.9%, plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (0,7%),etj”.

Shtrenjtim ka pasur edhe te produktet shtazore, ndërsa ulje të lehta janë regjistruar te produktet bimore, tekstili, plastika dhe metalet bazë. Megjithatë, këto rënie nuk kanë arritur ta zbusin trendin e përgjithshëm të rritjes së çmimeve.

Edhe krahasuar me tremujorin paraprak, çmimet e importit kanë mbetur të larta. Produktet minerale janë shtrenjtuar për 4.2 për qind, letra dhe artikujt e saj për 4 për qind, ndërsa pajisjet elektrike dhe instrumentet medicinale kanë vazhduar trendin e ngritjes.

Në të njëjtën kohë, edhe prodhimi vendor po bëhet gjithnjë e më i kushtueshëm. Çmimet e prodhimit në Kosovë janë rritur për 7.9 për qind krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa vetëm në raport me tremujorin paraprak rritja ka qenë 2.3 për qind.

Rritjet më të mëdha janë regjistruar te grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë me plot 32.2 për qind, energjia elektrike, gazi dhe furnizimi me ajër të kondicionuar me 18.1 për qind, prodhimi i letrës me 15.5 për qind dhe prodhimi i pijeve me 15.2 për qind.

“ Çmimet e prodhimit në Kosovë patën një ngritje prej 2,3% në mes TM1 2026 dhe TM4 2025. Ngritjet më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (34,4%); prodhimi i pijeve (15,9%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (9,6%); prodhimi tjetër p.k.t (6,0%); prodhimi i metaleve (4,9%); prodhimi i produkteve minerale jo metalike (2,2%); prodhimi i produkteve kimike (2,2%); përpunimi i produkteve ushqimore (2,1%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (1,7%); xeherorët dhe guroret tjera (0,9%); prodhimi i tekstilit (0,8%); prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove (0,5%); prodhimi i mobilieve (0,1%)”

Shtrenjtim është vërejtur edhe në përpunimin e ushqimeve, prodhimin e tekstilit, mobilieve, pajisjeve elektrike, produkteve kimike, plastikës dhe sektorëve të tjerë prodhues.

Edhe pse në disa fusha ka pasur ulje të vogla të çmimeve, si te prodhimi i metaleve apo menaxhimi i mbeturinave, ato nuk kanë mjaftuar për ta ndalur trendin e përgjithshëm të ngritjes./gazetametro

The post Rriten deri në 32 % çmimet e importit dhe prodhimit në Kosovë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

CNN: Irani ka humbur një pjesë të konsiderueshme të kontrollit mbi Ngushticën e Hormuzit
Vazhdon ritmi i rritjes së çmimit të naftës
Njëri 22 e tjetri 24 vjeç, këta raportohet se janë viktimat e aksidentit të mbrëmshëm në Smrekonicë
Shteti bektashi drejt zyrtarizimit? Media franceze: Po shqyrtohet krijimi i simboleve dhe strukturave shtetërore, ja si do të quhet monedha
Tre të vdekur në një aksident në Durrës

LEXO GJITHASHTU

Franca po heton ndërhyrjen e mundshme ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027
Franca po heton ndërhyrjen e mundshme ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027
Lajme
Alarm për çmimet e ushqimeve: Gruri pritet të shtrenjtohet ndjeshëm
Alarm për çmimet e ushqimeve: Gruri pritet të shtrenjtohet ndjeshëm
Lajme
Kallëzim penal ndaj dy shtetasve turq, me kërcënime kanë detyruar dy gostivaras në veprime financiare në dëmin e tyre
Kallëzim penal ndaj dy shtetasve turq, me kërcënime kanë detyruar dy gostivaras në veprime financiare në dëmin e tyre
TOP Momenti
Kërkohej nga Kosova për trafik droge, 32-vjeçari kapet në Rinas
Kërkohej nga Kosova për trafik droge, 32-vjeçari kapet në Rinas
Lajme
Hamiti: S’e kam dëgjuar ndonjë zyrtar të VV-së të jetë shprehur kundër shkeljes së Kushtetutës
Hamiti: S’e kam dëgjuar ndonjë zyrtar të VV-së të jetë shprehur kundër shkeljes së Kushtetutës
Lajme

You Might Also Like

Arrestohet një person në Skenderaj, dyshohet se sulmoi zyrtarin policor
Lajme

Arrestohet një person në Skenderaj, dyshohet se sulmoi zyrtarin policor

August 19, 2026
KFOR-i lajmëron Policinë për traktorin afër kufirit me Serbinë, vëllezërit thonë se po prenin dru
Lajme

KFOR-i lajmëron Policinë për traktorin afër kufirit me Serbinë, vëllezërit thonë se po prenin dru

August 19, 2026
Paraqiti pasaportë belge që nuk ishte e tij, iraniani ndalohet në Aeroportin e Prishtinës
Lajme

Paraqiti pasaportë belge që nuk ishte e tij, iraniani ndalohet në Aeroportin e Prishtinës

August 19, 2026
SHBA-të zbulojnë aktakuzën kundër hakerëve iranianë, njëri prej të cilëve u arrestua në Mal të Zi
Lajme

SHBA-të zbulojnë aktakuzën kundër hakerëve iranianë, njëri prej të cilëve u arrestua në Mal të Zi

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?