By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kush janë prokurorët italianë që po hetojnë snajperistët që shkuan në Sarajevë për të vrarë civilë?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kush janë prokurorët italianë që po hetojnë snajperistët që shkuan në Sarajevë për të vrarë civilë?
Lajme

Kush janë prokurorët italianë që po hetojnë snajperistët që shkuan në Sarajevë për të vrarë civilë?

Momenti
Published: May 26, 2026

Zyra e Prokurorisë Publike në Milano ka nisur të hetojë një rrjet që gjatë viteve të luftës në Bosnjë organizonte me gjasë udhëtime për pasanikë perëndimorë drejt Sarajevës së rrethuar, shkruan revista gjermane “Der Spiegel”.

Ky hetim synon të dokumentojë veprimtarinë të ashtuquajturve “snajperistë të fundjavës”, të cilët shkonin në Sarajevë gjatë viteve 1990-të për të vrarë civilë nga pozicionet e serbëve.

Your browser does not support the video tag.

Në Milano dy prokurorë po merren me rastin.

Ata quhen Marcello Viola dhe Alessandro Gobbis.

I pari ka përvojë në luftën kundër grupeve mafioze, i dyti ka fituar reputacion në ndjekjen penale të terrorizmit dhe spiunazhit.

Procedura hetimore, e koordinuar nga Viola dhe e drejtuar nga Gobbis, po shqyrton dyshimin se turistë lufte nga vendet perëndimore mund të kenë kryer “vrasje të shumëfishta për motive të ulëta” në kryeqytetin boshnjak.

Hetime kanë nisur edhe në Austri. Në Gjermani e Zvicër politikanët po kërkojnë po ashtu hetime.

Dritë të re mbi këtë çështje ka hedhur së fundmi dëshmia e një ish-diplomati të lartë italian, i cili ka shërbyer në Bosnjë gjatë viteve të 90-ta.

Bëhet fjalë për Michael Giffoni, i cili më vonë ka qenë ambasador i Italisë në Kosovë.

Sipas deklaratave të tij, të cilat tashmë janë pjesë e dosjes hetimore, Shërbimi Informativ dhe i Sigurisë Ushtarake i Italisë (SISMI) kishte dijeni të plotë dhe të dokumentuar për këto operacione makabre.

Diplomati ka pohuar se shërbimet sekrete italiane mblidhnin raporte të rregullta mbi lëvizjet e klientëve të pasur – kryesisht burra mbi moshën 50-vjeçare nga Italia, Franca, Zvicra dhe Austria – të cilët shkonin në Sarajevë për të kryer krime.

Përderisa prokurorët në Milano dhe Vjenë duan të shtyjnë përpara hetimet, në Bosnjë-Hercegovinë, sipas “Der Spiegel”, vërehet një ngurrim i theksuar institucional për shkak të ndarjeve të thella etnike.

The post Kush janë prokurorët italianë që po hetojnë snajperistët që shkuan në Sarajevë për të vrarë civilë? appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Bllokimi me Presidentin, Kurti: I kemi 62 vota, mund ta bëjmë Kuvendin e të rizgjidhem kryeministër menjëherë
Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje ekskluzive nga komunikimi i tyre
Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?
Huaja 100 milionë euro, një tjetër shkak madhor për zgjidhjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit të Vlorës
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases

LEXO GJITHASHTU

Ekstradimi në Shqipëri i Sokol Hoxhës, Ambasada Amerikane: SHBA nuk është strehë për ata që keqpërdorin emigracioni për t’i shpëtuar ligjit
Ekstradimi në Shqipëri i Sokol Hoxhës, Ambasada Amerikane: SHBA nuk është strehë për ata që keqpërdorin emigracioni për t’i shpëtuar ligjit
TOP Momenti
Kurti ftoi Gjinin në takim për konstituimin e institucioneve, kreu i Aleancës e refuzon
Kurti ftoi Gjinin në takim për konstituimin e institucioneve, kreu i Aleancës e refuzon
TOP Momenti
Ulet numri i pacientëve në Gostivar: Rastet mund të lidhen edhe me virozat sezonale
Ulet numri i pacientëve në Gostivar: Rastet mund të lidhen edhe me virozat sezonale
TOP Momenti
Apeli kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases
Apeli kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases
TOP Momenti
Grabitet 35 vjeçari pas tërheqjes së parave nga bankomati në Qendër të Shkupit
Grabitet 35 vjeçari pas tërheqjes së parave nga bankomati në Qendër të Shkupit
TOP Momenti

You Might Also Like

Konfirmohet prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë në Zubin Potok, thotë Prokuroria Speciale
Lajme

Konfirmohet prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë në Zubin Potok, thotë Prokuroria Speciale

August 7, 2026
Kurti godet LDK’në që po e kërkon presidentin: S’po mbajmë zgjedhje fare pra e po takohemi si liderë fisesh
Lajme

Kurti godet LDK’në që po e kërkon presidentin: S’po mbajmë zgjedhje fare pra e po takohemi si liderë fisesh

August 7, 2026
Ramadani: VV s’i ka 61 deputetë për kryeparlamentarin, po e saboton shtetin e rrezikon shkeljen e Kushtetutës për mos me marrë vesh populli
Lajme

Ramadani: VV s’i ka 61 deputetë për kryeparlamentarin, po e saboton shtetin e rrezikon shkeljen e Kushtetutës për mos me marrë vesh populli

August 7, 2026
Oferta e Kurtit për Abdixhikut: Zv.kryeministrin dhe disa ministri, jemi të interesuar për bashkëqeverisje
Lajme

Oferta e Kurtit për Abdixhikut: Zv.kryeministrin dhe disa ministri, jemi të interesuar për bashkëqeverisje

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?