By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Albanians for America: Vizita e Kongresmenëve në Kosovë e Luginë e koordinuar me organizatën tonë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Albanians for America: Vizita e Kongresmenëve në Kosovë e Luginë e koordinuar me organizatën tonë
Lajme

Albanians for America: Vizita e Kongresmenëve në Kosovë e Luginë e koordinuar me organizatën tonë

Momenti
Published: May 25, 2026

Organizata “Albanians for America” ka njoftuar se vizita e kongresmenëve amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam në Kosovë dhe Luginën e Preshevës, nga 26 deri më 28 maj, është koordinuar me organizatën e tyre.

Sipas njoftimit, gjatë qëndrimit në Kosovë, delegacioni do të zhvillojë takime me institucionet shtetërore, autoritetet ndërkombëtare të sigurisë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave.

Your browser does not support the video tag.

Sipas Albanians for America, vizita synon forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, diskutimin e zhvillimeve të sigurisë në rajon, si dhe mbështetjen e të drejtave të shqiptarëve.

Pas vizitës në Kosovë, kongresmenët do të qëndrojnë edhe në Lugina e Preshevës, ku do të takohen me përfaqësues politikë shqiptarë dhe drejtues lokalë për të diskutuar çështjet që prekin komunitetin shqiptar në këtë rajon. /Gazeta Express

Your browser does not support the video tag.

Komunikata e plotë:

Me kërkesë të organizatës Albanians for America, Kongresistët Keith Self dhe Suhas Subramanyam vizitojnë Kosovën dhe Luginën e Preshevës

Një delegacion i kongresistësh amerikanë nga Departamenti i Shtetit i SHBA-ve, i përbërë nga Kongresistët Keith Self dhe Suhas Subramanyam me kërkesë të organizatës Albanians for America, nga data 26 deri më 28 maj 2026, do të zhvillojë vizitë zyrtare në Kosovë dhe në Luginën e Preshevës.

Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, kongresistët do të zhvillojnë takime me institucionet shtetërore të Kosovës, autoritetet ndërkombëtare të sigurisë, liderë lokalë dhe përfaqësues të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Vizita ka për qëllim forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, diskutimin e zhvillimeve të sigurisë rajonale, si dhe mbështetjen e të drejtave dhe pozitës së shqiptarëve në rajon.

Në kuadër të vizitës në Kosovë, kongresistët do të zhvillojë takime me përfaqësuesit e institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe me autoritetet amerikane dhe ndërkombëtare të sigurisë në Camp Bondsteel, baza kryesore e forcave amerikane në Kosovë. Delegacioni do të zhvillojë gjithashtu takim edhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave.

Pas vizitës në Kosovë, kongresmenët do të qëndrojnë në Luginën e Preshevës, ku do të zhvillojë takim me Këshillin Kombëtar Shqiptar, përfaqësues politikë shqiptarë dhe drejtuesit e komunave të Preshevës dhe Bujanocit, me fokus në të drejtat e shqiptarëve në Luginë, zhvillimet politike dhe sfidat me të cilat përballet komuniteti shqiptar në këtë pjesë të rajonit.

Vizita zhvillohet në një periudhë të një angazhimi të shtuar të Kongresit amerikan për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, si dhe për avancimin e integrimit euro-atlantik të Kosovës.

Ndryshe, kongresisti Self në janar të këtij vit ka prezantuar në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës një nismë ligjore që i kushtohet drejtpërdrejt gjendjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Bëhet fjalë për Aktin për vlerësimin e diskriminimit në Luginën e Preshevës, i cili synon të trajtojë mënyrën se si autoritetet serbe i qasen të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Në shkurt të vitit 2026, gjatë një konference për sigurinë në Ëashington, Self, i cili drejton nënkomisionin për Evropën në Kongresin amerikan, ka theksuar rëndësinë strategjike të anëtarësimit të Kosovës në NATO, duke e cilësuar atë si një faktor kyç për stabilitetin dhe ekuilibrin në Ballkan. Ai kishte paralajmëruar se rajoni mbetet i brishtë ndaj tensioneve dhe se avancimi i Kosovës drejt NATO-s do të kontribuonte në parandalimin e destabilizimit dhe forcimin e sigurisë rajonale.

Po ashtu, vetëm tri javë më parë, Kongresisti Keith Self, së bashku me Ritchie Torres dhe Mike Lawler, paraqitën në Dhomën e Përfaqësuesve një rezolutë që shpreh mbështetje të fuqishme për integrimin e Kosovës në NATO. Sipas njoftimit të publikuar nga zyra e Kongresistit Self, rezoluta nënvizon se demokracia funksionale e Kosovës, kontrolli civil mbi institucionet e sigurisë dhe karakteri multietnik i shtetit përbëjnë bazë të fortë për anëtarësim në aleancë. Dokumenti po ashtu thekson se integrimi i Kosovës në NATO do të shërbente si faktor stabilizues dhe pengues ndaj përpjekjeve destabilizuese të aktorëve armiqësorë në rajon.

Albanians for America shpreh mirënjohje për angazhimin e vazhdueshëm të Kongresistëve Keith Self dhe Suhas Subramanyam në mbështetje të çështjes shqiptare, stabilitetit rajonal dhe partneritetit të fuqishëm ndërmjet popullit amerikan dhe shqiptar.

The post Albanians for America: Vizita e Kongresmenëve në Kosovë e Luginë e koordinuar me organizatën tonë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Limaj: Elita politike e Kosovës nuk ka kapacitete të mjaftueshme të pjekurisë politike me ndërtu marrëveshje
“Ka vendime politike që në momente të caktuara duhet të merren”, Limaj për mbështetjen që i dha PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit
Dërgohet pa shenje jete një person në QKMF në Malishevë, rasti hapet në polici
Ismaili: Ne po bëjmë betejë në dy anë, duke mbrojtur të kaluarën dhe duke hapur rrugë përpara
Abdixhiku me Rininë: Na duhet shumë punë për t’ua bërë vendin më të mirë që të mos kërkojnë rrugë jashtë Kosovës

You Might Also Like

Për katër muaj mbi 2.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë, gati gjysma nga Kosova
Lajme

Për katër muaj mbi 2.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë, gati gjysma nga Kosova

May 25, 2026
Uran Ismaili rrëfen humbjen e nënës në moshën 14-vjeçare: Motrat më dhanë ekuilibrin që më ndihmon edhe sot në politikë
Lajme

Uran Ismaili rrëfen humbjen e nënës në moshën 14-vjeçare: Motrat më dhanë ekuilibrin që më ndihmon edhe sot në politikë

May 25, 2026
Volodymyr Zelenskyy: Bisedimet me SHBA-në për raketat antibalistike nuk kanë përparuar për një kohë të gjatë! Evropa po na ndihmon
Lajme

Volodymyr Zelenskyy: Bisedimet me SHBA-në për raketat antibalistike nuk kanë përparuar për një kohë të gjatë! Evropa po na ndihmon

May 25, 2026
AUV: Therja e kurbanëve lejohet vetëm ne thertore të licencuara
Lajme

AUV: Therja e kurbanëve lejohet vetëm ne thertore të licencuara

May 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?