By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Plehun do ta zbrazi para qeverisë” – Dëshpërimi i fermerëve pasi çmimi i qumështit u ra përgjysmë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Plehun do ta zbrazi para qeverisë” – Dëshpërimi i fermerëve pasi çmimi i qumështit u ra përgjysmë
TOP Momenti

“Plehun do ta zbrazi para qeverisë” – Dëshpërimi i fermerëve pasi çmimi i qumështit u ra përgjysmë

Momenti
Published: May 25, 2026

Dita për të nisë qysh në orën 05:00 të mëngjesit.

Kështu fermeri  Xhevat Brahimi, nga Korretica e Ulët e Drenasit kujdeset për bagëtitë e tij tash e 30 vite.

Megjithatë, ai thotë se mundi nuk po shpërblehet. Kjo meqë çmimi për litër të qumështit ka rënë dukshëm.

Your browser does not support the video tag.

“Deri tani jemi kanë mirë me qumështin e më çmim që tre apo katër muaj kemi has në zbritje të çmimit. Çmimi diku ka qenë 45 cent tash është 27 cent i qumështit për litër. Në kohën kur lënda e parë nafta u hyp më 1.90 i kemi mbjellë arat, le që nuk kemi pas përkrahje por kemi mbërri zbritjen e qumështit. Nëse vazhdon kështu nuk ka fermerë që ka me mundur me qëndrua në këmbë”, shprehet ky fermer .

Kjo u bë arsye që Brahimi në shenjë revolte t’i zbrazë qindra litra qumësht në rrugë, bashkë me fermerë të tjerë.

Your browser does not support the video tag.

“E kam derdh qumështin 200 litra e kemi bërë një protestë, por protesta ka një zvarritje prej shteti a prej ku se di. Unë pesë ditë nuk e kam dhanë qumështin, e të tjerët menjëherë. Në qoftë se nuk ndërmerret diçka deri të premte, aty e kam plehun 100 ton apo më shumë krejt në Prishtinë ka me organizuar  vet protestë, ka me derdh  në Prishtinë deri sa të na plotësohen kërkesat tona. Ka me i bë apel çdo fermerit që është unë vet do ja ngarkojë e me qu në Prishtinë me derdh para Qeverisë”, thotë ai.

Çmimi real i qumështit që shitet nga ta, sipas Brahimit do të duhej të ishte rreth 57 cent.

“Të rritet çmimi për litër ose mos të marrim gjithë qumësht prej armikut  shteti të Serbisë, por të kemi qumështin tonë mos të varemi gjithë prej armikut. Nën 50 cent jo, tani diku edhe 7 cent ministria diku 57 cent edhe është pak për këto çmimet e sodit, se është thatësi e madhe që katër vite fermë janë duke u përballë me një klimë shumë të thatë. Edhe sot ftoftë si me kanë dimër”, thotë Brahimi.

Brahimit, mirëpo edhe fermerëve të tjerë, Ministria e Bujqësisë po premton se do t’u bëjë një zgjidhje afatgjate.

“Aktualisht, Ministri Muja është duke punuar në mënyrë intensive për ndërtimin e një zgjidhjeje afatgjatë dhe të qëndrueshme për çmimin e qumështit, duke adresuar strukturën e kostove të prodhimit, marrëdhëniet kontraktuale ndërmjet fermerëve dhe përpunuesve, si dhe funksionimin e tregut në mënyrë më të drejtë dhe më transparente”, thuhet nga ministria.

Megjithatë, fermeri Brahimi thotë deri tash është dëshpëruar me të gjitha qeveritë.

“Unë kam investuar diku përmbi 500/600 mijë euro, investime vetanake. Diku tetë herë kam aplikuar për grante. Unë jam apartiak nuk po e përmendi asnjë parti. Por edhe kur e ka pas PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja gjithë kam aplikuar, tash së fundmi edhe 4  herë në ministrinë e Kurtit, këta kanë thanë që ne kemi me shku në mënyrën e drejtë unë nuk e di çfarë mënyrë e drejtë. 85 frymë i kam pas asnjëherë nuk kam mundur me fituar grante”, tregon ai.

Javë më parë, në shenjë protestë, fermerët e Drenasit kanë zbrazur në lum qumështin e kultivuar, pasi kompanitë grumbulluese e ulën çmimin për litër.

source

You Might Also Like

Mjeku Ivanovski: Në momentet më të vështira, mendoni për dhurimin e organeve
Voziti 180 km/h në zonë 50 në Prishtinë, kapet nga policia
“Pse shkruaj?” – “Sepse është e vështirë ta durosh jetën pa u shprehur” – Shkrimtari i madh zviceran Max Frisch në veten e parë
MPB paralajmëron ashpërsim të masave për përdorimin e trotineteve
Në prag të sezonit turistik, Struga mbetet pa kuzhinierë, të kualifikuarit ikin jashtë vendit

You Might Also Like

Lamallari për Zvërnecin: Prona është private, hetim për kompaninë e sigurisë deri në heqjen e licencës
TOP Momenti

Lamallari për Zvërnecin: Prona është private, hetim për kompaninë e sigurisë deri në heqjen e licencës

May 31, 2026
MPB: Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur shtatë denoncime për dhunë në familje, janë arrestuar katër persona
TOP Momenti

MPB: Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur shtatë denoncime për dhunë në familje, janë arrestuar katër persona

May 31, 2026
Mot i ndryshueshëm gjatë javës, temperatura mbi mesatare dhe reshje lokale
TOP Momenti

Mot i ndryshueshëm gjatë javës, temperatura mbi mesatare dhe reshje lokale

May 31, 2026
Studentët në Serbi: Nga protestat kundër qeverisë te narrativat nacionaliste për Kosovën
TOP Momenti

Studentët në Serbi: Nga protestat kundër qeverisë te narrativat nacionaliste për Kosovën

May 31, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?