By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rrëfimet për të zhdukurit në rajonin e Pejës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rrëfimet për të zhdukurit në rajonin e Pejës
TOP Momenti

Rrëfimet për të zhdukurit në rajonin e Pejës

Momenti
Published: May 24, 2026

Gjatë lufës së vitit 1998-1999 në më pak se 20 muaj në zonën e Pejës, Deçanit, Istogut dhe Klinës, do të ndodhnin vrasje të shumta të qytetarëve por edhe zhdukje e trupave të të vrarëve.

Në dhjetëra masakra që u kryen do të vriteshin qindra e mijëra njerëz. Disa prej tyre do të zhdukeshin.

Your browser does not support the video tag.

Të vrarët kujtohen, ndërsa për të zhdukurit 27 vjet pas luftës familjarët ende vazhdojnë të kenë shpresë.

Në komunat e Pejës, Istogut, Deçanit dhe Klinës, dhjetëra persona vazhdojnë të figurojnë në listën e të zhdukurve, pjesë e mbi 1,560 personave që ende konsiderohen të pagjetur nga lufta e Kosovës.

Your browser does not support the video tag.

Familjet e tyre vazhdojnë kërkimin për të vërtetën dhe drejtësinë, duke jetuar mes kujtimeve dhe mungesës së përgjigjeve.

Në mizorinë e luftës viktimat civile u kidnapuan, u torturuan u vranë e më pas trupat e tyre edhe u zhdukën.

Naim Ismajli nuk i kishte mbushur 18 vite kur u vendos në kolonën e vrasjes. Ai ishte zhveshur dhe ishte në pritje të pushkatimit.

Ai i dedikon jetën babait të tij Sheremetit.

Sheremeti (tashmë i vrarë) u kërkoi policëve serbë ta zëvendësonin djalin në kolonën e vrasjeve.

“Unë i kam pasë 15 vjet. Kur kanë hy forcat serbe na çka kemi qenë të strehuar në Kralan, të gjithë familjarët, jemi detyru me u dorëzu. Jemi dorëzu, kemi ecur në kolonë edhe kanë vazhdu me i nda meshkujt prej femrave. Edhe tu shku rrugës, një polic tjetër më ndali edhe më tha diçka serbisht po nuk mujsha krejt me kuptu, edhe me “Kallash” më ka mëshu te shpina. Edhe m’ka thanë: ‘Shko ulu, ulu te turma tjetër’ që kanë qenë në gjunjë edhe duart i kanë pasë kështu në qafë. Jam shku jam ulë aty. I kanë nda krejt meshkujt që kanë qenë në kolonë aty. Jemi ulur aty edhe unë i kam qitë duart, na kanë shty me i mbajtë kështu duart po një kohë u lodha, pak i lëshova kështu edhe erdhi tjetri m’ka ra këtu me shkelm për me i drejtu duart” – rrëfen Naimi Ismajli.

“Pas pak kohe erdhi baba, u kthye, edhe erdhi te policia aty edhe i ka thënë që a bon me liru djalin tim se është shumë i ri, po hy unë në vend të tij. Edhe më kanë liru. Mua m’kanë thirrë, m’kanë marrë prej ku jam kanë rresht me këta të tjerët, edhe më kanë liru, m’kanë thanë me ecë me vrap kah Shqipëria. Aty s’kam mujtë as me u përshëndetë me babën, s’ke pasë as mundësi me u përshëndetë, edhe kam vazhdu, kam vrapu drejt te turma që janë kanë që i kanë liru, në moshë pak më të vjetër që janë kanë”.

Krahas vrasjeve masive, agresorët u kujdesën t’i lëndonin familjet përjetësisht, duke zhdukur trupat dhe duke i lënë familjarët në pritje të përjetshme.

Djegiet e trupave, varrosje masive, e deri tek zhvendosja e trupave të të vrarëve në Serbi, do dokumentohen në secilën prej komunave të Dukagjinit.

Hasime Doçi nga Klina rrëfen edhe për takimin e fundit me djalin e saj, i cili ishte vrarë dhe zhdukur nga forcat serbe.

“E di fjalën e fundit të djalit kur u dalë atë ditë prej shtëpisë, s’e harroj kurrë këtë fjalë, m’i ka lënë amanet çikat. Ka thënë: “Nëna ime, amanet këtë çikë ma këqyr.” I kam thënë: “Mos bre nënë mos më thuaj kështu se nëna e ka vështirë këtë fjalë me ta dëgju. Trevjeçe e gjysmë i ka pasur çika” – rrëfen Hasimja.

“Kur jemi shku në Kramovik, na kanë ndarë. Disa janë shku për Kralan, neve na kanë çu për Qifllak. Aty kemi qenë në një vend Qifllak, njëfarë vendi si mos më keq. Edhe ata djemtë dilnin, iknin, ikshin në shtëpi, në mëngjes dilshin. Mirëpo kur na bon neve rresht me na vra, te një bunar e kanë pasë në oborr, me një kove e nxjerrshin kështu ujë, thanë ‘vetëm na ka ardhë lajmi me iu pushkatu’”.

Zona e Dukagjinit do dokumentonte mijëra vrasje dhe veprime konkrete për zhdukjen e viktimave.

Të trajnuar për të zhdukur trupat e viktimave, vrasësit u kujdesën për çdo detaj që do pengonte identifikimin dhe pamundësonte zbulimin e trupave të të vrarëve.

Për të shmangur çdo gjurmë të krimit, trupat u zhvarrosën për t’u bartur në varreza të tjera masive, disa të tjerë u dogjën për t’i zhdukur gjurmët, e të tjerët u varrosën në varreza të dyfishta.

Tërë kjo për të zhdukur gjurmët e krimit dhe për të pamundësuar identifikimin e trupave. Viktimat civile ishin nga të gjitha komunitetet ndërsa vrasja dhe zhdukja e trupave dallonte nga rasti në rast.

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Personat e Pagjetur jep detaje për masakrat në rajonin e Pejës.

“Në rastet për shembull të Pejës, në këtë rast kemi këtë pjesën e majit të 1999-ës, pra edhe në Lubeniq edhe fshatra të tjerë në Pavlan, Zahaq. Në rastin e Lubeniqit për shembull është fshati që forcat serbe kanë kryer tri masakra. Pra po flasim për 25 majin e 1998-ës, po flasim për 1 prillin dhe 7 prillin e 1999-ës. Kanë qenë edhe gjashtë persona në listën e personave të zhdukur, megjithatë kemi qenë të angazhuar në rastin e masakrës në Lubeniq, aktualisht kemi edhe katër persona nëse nuk gaboj mbi bazë të dhënave që posedojmë si Komision Qeveritar” – ka thënë Gara.

“Po ashtu në rastin e Deçanit ka një numër të madh të viktimave që janë në listën e personave të zhdukur nga masakra si në rastin e masakrës së Belegut ose të Pobërgja. Po kemi edhe rastet e rrëmbimeve e zhdukjes me forcë qysh në ditët e para të luftës, pra flasim për vitin 1998”.

Në ditë te para të pasluftës, 6 mijë e 500 persona do figuronin si të zhdukur.

Në mbarë vendin ekipet mjekoligjore ndërkombëtare e vendore do nisnin gjurmimet për të vdekurit.

Në atë kohë qindra njerëz ishin në burgje dhe kjo rriste shpresën për familjarët.

Në ndërkohë, në teren, çdo ditë e më shumë po dilnin në sipërfaqe pasojat e krimit.

Naim Ismajli vazhdon rrëfimin e tij, duke treguar edhe për momentin e fundit kur e ka parë të gjallë babanë e tij, i cili më pas ishte marrë nga forcat serbe.

“Kur e kam pa babën shumë rëndë. Shumë rëndë u kanë, e ka sakrifiku jetën e vet për mua. Besoj se shumëkush mundet me e ditë çka është, në çfarë ndjenje mundet me kanë kjo. S’kemi mujtë me folë hiç kurrgjë. S’na kanë dhanë shans me u përshëndetë” – tregon Naimi.

“Tu shku, tu vrapu me shku në turmën tjetër m’ka dalë një grup tjetër i policëve më poshtë edhe m’kanë shti në rreth. Edhe ma ka bo: Ku po shkon? Ia kam bo me dorë lart për që m’kanë lëshu ata, edhe qatëherë e kam pa babën tu m’këqyrë edhe prej asaj pozite jemi pa një herë, më kurrë asnjëherë”.

Ditor Haliti nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) jep detaje për metodat e forcave serbe, të cilat i kanë përdorur për zhdukjen e viktimave civile.

Sipas Halitit, ata i kanë detyruar të ndaluarit që të zhvishen fillimisht, e më pas të veshin rrobat e njëri-tjetërit, me qëllim të humbjes së gjurmëve.

“Burrat janë vendosur pranë ndonjë hapësire të caktuar ku pastaj në këtë rast konkret u është thënë që të zhvishen komplet. Dhe sapo janë zhveshur në tërësi u është thënë që të vishen sa më shpejt dhe natyrisht duke u bërë presion që të vishen sa më shpejt, njerëzit kanë marrë rrobat e jo gjithmonë rrobat e veta, kanë mundur t’i marrin rrobat edhe të dikujt tjetër. Dhe pastaj ka ndodhur ekzekutimi pikërisht pas kësaj riveshjeje, që në shumë raste ka ndodhur që rrobat kanë qenë të dikujt tjetër dhe jo vetë rrobat e atij personi” – ka thënë Haliti.

“Kjo pastaj natyrisht që kur janë gjetur ata trupa, nëse identifikimet janë bërë përmes rrobave, rrobat do të thotë janë identifikuar si një individ i caktuar mirëpo ato na kanë dalë që kanë qenë rroba të ndërruara. Kështu që për këtë arsye këto identifikimet tradicionale gjithmonë lënë një hapësirë të gabimeve të cilat duhet të merren parasysh në këto raste”.

Në zonën e Dukagjinit familjet u mbajtën në shpresë për vite me radhë me premtimin se familjarët mund të jenë të gjallë. E për të tjerët trauma ishte e përditëshme, thirrjet për të identifikuar trupat apo mbetjet ishin një traumë e rëndë që u përjetua pothuajse çdo ditë.

Një i vrarë apo një i zhdukur nuk është vetëm një shifër në statistika. Prapa tyre janë mijëra familje që vuajnë përjetësisht mungesën e familjarëve dhe jetojnë me shpresën që një ditë do marrin një lajm, për fatin e tyre. Krimi nuk kishte vetëm pasojën individuale. Ai do krijonte një vuajtje të gjatë dhe të pashterur për familjarët e trashëgimtarët e tyre./Kallxo.

– YouTube www.youtube.com

You Might Also Like

Shaip Kamberi për gazetën gjermane: “Demokratizimi i Serbisë nuk mund të bazohet në riprodhimin e modeleve të vjetra nacionaliste”
Tirana zyrtare notë verbale Rusisë për sulmin në kompleksin rezidencial të ambasadorit në Ukrainë
“Pastrimi” paralajmëron qytetarët: Gjobë deri në 500 euro për hedhjen e mbeturinave në hapësira publike
“Rusët nuk kursejnë as fëmijët”, diplomati shqiptar në Kiev: Ja çfarë ndodhi në sulmet e fundit
Rritet numri i fëmijëve me dioptri, mjekët apelojnë për kontrolle para regjistrimit në shkollë

You Might Also Like

Në Zürich u promovua libri “1998–1999. Vitet e Kosovës” i Blerim Shalës
TOP Momenti

Në Zürich u promovua libri “1998–1999. Vitet e Kosovës” i Blerim Shalës

May 24, 2026
Sulmi pranë banesës së ambasadorit shqiptar në Ukrainë, Ministria e Jashtme notë verbale ambasadorit rus në Tiranë
TOP Momenti

Sulmi pranë banesës së ambasadorit shqiptar në Ukrainë, Ministria e Jashtme notë verbale ambasadorit rus në Tiranë

May 24, 2026
Gjatë 24 orëve, tetë denoncime për dhunë në familje
TOP Momenti

Gjatë 24 orëve, tetë denoncime për dhunë në familje

May 24, 2026
Prishtina kryeqyteti i kriptos në rajon, Rachel Conlan nga Binance flet për potencialin e Kosovës në industrinë e blockchain
TOP Momenti

Prishtina kryeqyteti i kriptos në rajon, Rachel Conlan nga Binance flet për potencialin e Kosovës në industrinë e blockchain

May 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?