By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Prishtina kryeqyteti i kriptos në rajon, Rachel Conlan nga Binance flet për potencialin e Kosovës në industrinë e blockchain
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Prishtina kryeqyteti i kriptos në rajon, Rachel Conlan nga Binance flet për potencialin e Kosovës në industrinë e blockchain
TOP Momenti

Prishtina kryeqyteti i kriptos në rajon, Rachel Conlan nga Binance flet për potencialin e Kosovës në industrinë e blockchain

Momenti
Published: May 24, 2026

Prishtina sot ishte nikoqire e edicionit të radhës së Balkans Blockchain Summit 2026 & Binance, një prej ngjarjeve më të rëndësishme rajonale për blockchain, Web3 dhe kriptovaluta, e cila bëri bashkë figura vendore e ndërkombëtare nga teknologjia, financat, biznesi dhe politika.

Me Binance si sponsor kryesor dhe me mbështetjen e sponsorëve të tjerë vendorë e ndërkombëtarë, si dhe të Komunës së Prishtinës, samiti bëri bashkë përfaqësues të industrisë, institucioneve dhe komunitetit të teknologjisë.

Your browser does not support the video tag.

Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe Rachel Conlan, Chief Marketing Officer në Binance, e cila foli për rëndësinë e edukimit, sigurisë dhe përdorimit të përgjegjshëm të aseteve digjitale.

Pjesëmarrja e figurave të larta nga Binance mori vëmendje të veçantë, në një kohë kur përdorimi i kriptos në Kosovë dhe në Ballkan po bëhet çdo ditë e më i madh. Si një prej platformave më të mëdha globale në industrinë e aseteve digjitale, Binance e vendosi theksin te nevoja që të rinjtë dhe përdoruesit e rinj të mos hyjnë në këtë treg pa njohuri bazike për rreziqet, sigurinë dhe mënyrën se si funksionon kjo industri.

E pyetur se çfarë është gjëja më e rëndësishme që një i ri duhet ta dijë para se të fillojë të investojë, Conlan tha se hapi i parë duhet të jetë hulumtimi personal.

“Gjëja më e rëndësishme është ta bëni vetë hulumtimin tuaj. Ka shumë burime ku mund ta bëni këtë dhe, ndoshta po tingëlloj pak e njëanshme, por mund të filloni me Binance Academy. Është një platformë edukative me udhëzime dhe materiale që nisin nga pyetjet bazike si çfarë është Bitcoin-i apo white paper-i, deri te mënyra si realizohet tregtia e parë, si vendosen masat e sigurisë dhe si kuptohen bazat më të avancuara të tregtimit”, tha Conlan.

Sipas saj, edukimi është i domosdoshëm në mënyrë që përdoruesit ta kuptojnë jo vetëm mundësinë që sjell kjo industri, por edhe rrezikun që lidhet me të. Ajo theksoi se, njësoj si në financat tradicionale, edhe në këtë fushë ekzistojnë mashtrime dhe tentime për keqpërdorim, prandaj mbrojtja e llogarive dhe përdorimi i masave të sigurisë duhet të jenë ndër hapat e parë për secilin përdorues.

Duke folur për rritjen e rreziqeve nga mashtrimet dhe aktivitetet e dyshimta, Conlan tha se Binance ka investuar në ekipe të mëdha të pajtueshmërisë dhe në teknologji të avancuar për mbrojtjen e përdoruesve.

“Binance është një organizatë me rreth 6 mijë punonjës. Ekipi ynë i marketingut ka 300 persona, ndërsa ekipi i pajtueshmërisë gati 1,500. Detyra e tyre është të sigurohen që përdoruesit tanë janë të mbrojtur. Kjo përfshin KYC të standardit më të lartë, vlerësime të rrezikut për përdoruesit, projektet apo asetet ku ata mund të investojnë, si dhe përdorimin e teknologjisë së avancuar me shtresa të inteligjencës artificiale për të zbuluar sjellje të pazakonta dhe për të komunikuar me përdoruesit në kohë reale”, tha ajo.

Conlan përmendi gjithashtu shërbimin për klientë 24/7 dhe fondin SAFU, të cilin Binance e përdor si mekanizëm mbështetës për përdoruesit në raste të caktuara kur ata përballen me probleme apo rreziqe jashtë kontrollit të tyre.

Në këtë edicion, Balkans Blockchain Summit 2026 solli në Prishtinë diskutime për të ardhmen e Web3, financat digjitale, adoptimin e kriptos në rajon dhe rolin që edukimi e siguria kanë në zhvillimin e këtij ekosistemi.

Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të industrisë, investitorëve, zhvilluesve dhe institucioneve, samiti e vendosi Prishtinën në hartën rajonale të diskutimeve për blockchain dhe asetet digjitale, në një kohë kur këto tema po marrin gjithnjë e më shumë rëndësi në ekonominë e së ardhmes.

You Might Also Like

Konfirmohet rasti i parë këtë vit me Virusin e Nilit në Kosovë
Ekstradimi në Shqipëri i Sokol Hoxhës, Ambasada Amerikane: SHBA nuk është strehë për ata që keqpërdorin emigracioni për t’i shpëtuar ligjit
Kurti ftoi Gjinin në takim për konstituimin e institucioneve, kreu i Aleancës e refuzon
Ulet numri i pacientëve në Gostivar: Rastet mund të lidhen edhe me virozat sezonale
Apeli kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases

LEXO GJITHASHTU

Seanca për konstituimin e Kuvendit vazhdon të shtunën në orën 11:00
Seanca për konstituimin e Kuvendit vazhdon të shtunën në orën 11:00
Lajme
Bllokimi me Presidentin, Kurti: I kemi 62 vota, mund ta bëjmë Kuvendin e të rizgjidhem kryeministër menjëherë
Bllokimi me Presidentin, Kurti: I kemi 62 vota, mund ta bëjmë Kuvendin e të rizgjidhem kryeministër menjëherë
Lajme
Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje ekskluzive nga komunikimi i tyre
Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje ekskluzive nga komunikimi i tyre
Lajme
Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?
Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?
Lajme
Huaja 100 milionë euro, një tjetër shkak madhor për zgjidhjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit të Vlorës
Huaja 100 milionë euro, një tjetër shkak madhor për zgjidhjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit të Vlorës
Lajme

You Might Also Like

Grabitet 35 vjeçari pas tërheqjes së parave nga bankomati në Qendër të Shkupit
TOP Momenti

Grabitet 35 vjeçari pas tërheqjes së parave nga bankomati në Qendër të Shkupit

August 7, 2026
Aksidenti me nëntë të lënduar nga aksidenti në fshatin Korenicë- deklarohen nga Spitali i Gjakovës
TOP Momenti

Aksidenti me nëntë të lënduar nga aksidenti në fshatin Korenicë- deklarohen nga Spitali i Gjakovës

August 7, 2026
Në një puset në Mitrovicë të Veriut, policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake
TOP Momenti

Në një puset në Mitrovicë të Veriut, policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake

August 7, 2026
Vazhdojnë takimet Kurti-Abdixhiku
TOP Momenti

Vazhdojnë takimet Kurti-Abdixhiku

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?