By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Çmimet e banesave në Shkup po shënojnë rritje të vazhdueshme
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Çmimet e banesave në Shkup po shënojnë rritje të vazhdueshme
TOP Momenti

Çmimet e banesave në Shkup po shënojnë rritje të vazhdueshme

Momenti
Published: May 24, 2026

Çmimet e banesave në Shkup shënojnë rritje të vazhdueshme. Qytetarët ankohen se blerja e një banese po bëhet gjithnjë e më e papërballueshme.

“Unë jetojë në shtëpi, kush ka rreth njëzet milionë euro mund ta blejë, ne nuk mundemi.” – qytetar.

Your browser does not support the video tag.

“Çmimi i metrave katrorë në Shkup është kaq i lartë, sepse në përgjithësi dihet se përmes zgjerimit të ndërtimit po pastrohen paratë e mafias dhe ndër të tjera njeriu i zakonshëm, punëtori i zakonshëm nuk blen më 3 mijë euro për metër katror,” tha një qytetar.

“Nuk jemi të kënaqur, nuk ka për të ndryshuar, po ndërtohet shumë dhe është shumë e shtrenjtë për popullin tonë,” tha një tjetër qytetar.

Your browser does not support the video tag.

Sipas agjencive për patundshmëri çmimet e banesave në Shkup dhe në qytetet tjera janë rritur 50% dhe arsyet kryesore për këtë janë rritja e kostos së ndërtimit dhe inflacioni.

“Personalisht mendoj se çmimet do vazhdojnë të rriten, ndoshta jo me të njëjtin intensitet si me parë, por mendoj se do të rriten sepse ende kemi inflacion, dhe normalisht kur çmimi i naftës ose vajit dhe produkteve bazë rritet atëherë rriten çmimet ne përgjithësi,” deklaroi Frosina Ushllinovska, Konsulente.

Sipas Ushllinovskës në Shkup në çdo lagje çmimi për metër katror është i ndryshëm.

“Çairi, atje çmimi i një metri katror është më shumë se 1100 euro për ndërtesat e vjetra ,ndërsa të rejat janë rreth 1300 euro , ndërsa per Autokomand dhe Maxhari aty shkon nga 1400-1500 e me lart, kemi ndërtime të reja në Maxhari ku çmimi është 1700 euro për meter katror ,në East Gate aty kemi ndërtime të reja me 1900 euro për metër katror kështu që vërtet ka rritje në atë pjesë, ndërsa në Qendër çmimet e banesave janë mbi 2000 euro. Kemi çmime prej 3000 dhe 3500 e lartë, në Karposh dhe Aerodrom rreth 2400-2500 euro për metër katror.” – Sinkron- Frosina Ushllinovka , Konsulente.

Sipas Bankës Popullore në tremujorin e parë të këtij viti çmimet e banesave në Shkup janë rritur me 16,7% në bazë vjetore dhe me 0,1% në bazë tremujore, duke treguar një rritje më të moderuar krahasuar me vitin e kaluar. Gjatë vitit të kaluar, rritja e çmimeve ka qenë dukshëm më e lartë: në tremujorin e parë 19,5%, në të dytin 19,9%, në të tretin 25,1% dhe në të katërtin 25%. /Alsat.mk

You Might Also Like

Rama reagon sërish për protestën, ironizon kërkesat për dorëheqje me “manifest” arritjesh
Nën sanksionet e SHBA-së – cilat subjekte juridike nga Kosova dhe Ballkani Perëndimor janë në listën e zezë amerikane?
Shqetësuese, KOMF dhe Labyrinth: Përdorimi i drogave po rritet, ndërsa mosha e fillimit po ulet
UP rezervon vende për arbëreshët e Italisë, Zarës dhe shqiptarët nga Turqia
Fotografitë që dokumentojnë rezistencën e minatorëve

You Might Also Like

Arrestohet një person me urdhër arresti në Ferizaj
TOP Momenti

Arrestohet një person me urdhër arresti në Ferizaj

June 26, 2026
Vjosa Osmani flet pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut
TOP Momenti

Vjosa Osmani flet pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

June 26, 2026
Bërxulli: Abdixhiku ka humbur kontrollin e partisë, është nën ndikim e Osmanit
TOP Momenti

Bërxulli: Abdixhiku ka humbur kontrollin e partisë, është nën ndikim e Osmanit

June 26, 2026
Formacionet zyrtare Gjermani – Ekuador
TOP Momenti

Formacionet zyrtare Gjermani – Ekuador

June 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?