By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Nis dezinsektimi në zona endemike
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Nis dezinsektimi në zona endemike
TOP Momenti

Nis dezinsektimi në zona endemike

Momenti
Published: May 24, 2026

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, pa nga afër fillimin e procesit të dizensektimit në zonat me rrezik të lartë nga Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK), në kuadër të projektit shumëvjeçar për mbrojtjen e shëndetit publik dhe reduktimin e rrezikut nga kjo sëmundje.

Ky projekt financohet nga MBPZHR me vlerë prej 971,100 euro për periudhën 2025–2028 dhe parasheh trajtimin e rreth 5,200 hektarëve çdo vit në zonat më të ekspozuara ndaj rrezikut.

Your browser does not support the video tag.

Sipas njoftimit nga MBPZHR, aktivitetet e dizensektimit do të fokusohen veçanërisht në komunat endemike: Malishevë, Klinë, Rahovec, Suharekë dhe Drenas, duke synuar kontrollin dhe reduktimin e përhapjes së rriqrave bartëse të EHKK-së.

“Gjatë realizimit të projektit do të përdoren vetëm preparate të aprovuara dhe metoda të sigurta, në përputhje me standardet profesionale dhe mbrojtjen e mjedisit.

Your browser does not support the video tag.

Projekti po realizohet në koordinim të ngushtë me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), komunat përkatëse dhe ekspertët profesionalë të fushës”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, Muja theksoi rëndësinë e ndërhyrjes së hershme dhe koordinimit institucional për mbrojtjen e qytetarëve.

“Mbrojtja e shëndetit publik dhe parandalimi i rrezikut nga EHKK mbeten prioritet i institucioneve tona. Përmes këtij projekti po ndërmarrim veprime konkrete, profesionale dhe afatgjata për të mbrojtur qytetarët dhe për të ulur rrezikun në zonat më të prekura,” deklaroi Muja.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, synimi kryesor i projektit është ulja e rrezikut nga EHKK dhe krijimi i një mjedisi më të sigurt për qytetarët në zonat e prekura.

You Might Also Like

Rama reagon sërish për protestën, ironizon kërkesat për dorëheqje me “manifest” arritjesh
Nën sanksionet e SHBA-së – cilat subjekte juridike nga Kosova dhe Ballkani Perëndimor janë në listën e zezë amerikane?
Shqetësuese, KOMF dhe Labyrinth: Përdorimi i drogave po rritet, ndërsa mosha e fillimit po ulet
UP rezervon vende për arbëreshët e Italisë, Zarës dhe shqiptarët nga Turqia
Fotografitë që dokumentojnë rezistencën e minatorëve

You Might Also Like

Arrestohet një person me urdhër arresti në Ferizaj
TOP Momenti

Arrestohet një person me urdhër arresti në Ferizaj

June 26, 2026
Vjosa Osmani flet pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut
TOP Momenti

Vjosa Osmani flet pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

June 26, 2026
Bërxulli: Abdixhiku ka humbur kontrollin e partisë, është nën ndikim e Osmanit
TOP Momenti

Bërxulli: Abdixhiku ka humbur kontrollin e partisë, është nën ndikim e Osmanit

June 26, 2026
Formacionet zyrtare Gjermani – Ekuador
TOP Momenti

Formacionet zyrtare Gjermani – Ekuador

June 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?