By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Tubimi mbështetës për Vuçiqin në Kumanovë, ASH: Heshtja e VLEN-it ndaj provokimeve është shqetësuese
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Tubimi mbështetës për Vuçiqin në Kumanovë, ASH: Heshtja e VLEN-it ndaj provokimeve është shqetësuese
TOP Momenti

Tubimi mbështetës për Vuçiqin në Kumanovë, ASH: Heshtja e VLEN-it ndaj provokimeve është shqetësuese

Momenti
Published: May 24, 2026

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të thellë për tubimin e mbajtur dje në Kumanovë, ku u shkelën ndjeshmëritë politike, historike dhe kombëtare të shqiptarëve përmes thirrjeve provokuese “Rroftë Serbia” dhe “Kosova është e jona”, me flamuj serb dhe mesazhe të hapura mbështetjeje për politikat e Aleksandar Vuçiqit, thotë Aleanca për Shqiptarët.

“Kumanova është një qytet me një histori të vështirë, me sakrifica dhe kujtesë të dhimbshme. Kjo është arsyeja pse çdo manifestim që rikthen retorikën nacionaliste dhe mohon realitetin e pavarësisë së Kosovës nuk mund të trajtohet si një ngjarje e zakonshme. Mesazhe të tilla nuk i shërbejnë paqes, stabilitetit apo bashkëjetesës ndëretnike. Ballkani ka paguar një çmim të lartë për politikat që nxisin urrejtje, mohim dhe pretendime territoriale. Prandaj, paqja nuk ndërtohet me slogane provokuese, por me respekt të ndërsjellë, njohje të realiteteve politike dhe përgjegjësi institucionale”, thonë nga ASH.

Your browser does not support the video tag.

Këshilltari i Aleancës për Shqiptarët në Këshillin e Bashkisë së Kumanovës, Huzeir Mustafi, thekson se mbledhja e djeshme ishte një ngjarje që nuk i shërben atmosferës dhe bashkëjetesës multietnike në qytetin e Kumanovës.

“Edhe më shqetësuese ishte fjalimi dhe prania e Maksim Dimitrievskit, i cili vazhdimisht demonstron një qasje të njëanshme dhe dallime drastike në bazë etnike përmes shpërndarjes selektive të projekteve dhe investimeve. Dhe mbrëmë, me praninë dhe mbështetjen e tij publike për Vuçiçin, ai vetëm sa e thelloi më tej këtë perceptim tek qytetarët. Ironikisht, vetëm një ditë më parë, Këshilli Bashkiak miratoi vendimin për të hapur një zyrë të Bashkimit Evropian në Kumanovë. Prandaj, lind pyetja: a është orientimi pro-evropian i sinqertë apo thjesht një formalitet për marrjen e fondeve, kur fjalët dhe veprimet bien ndesh me njëra-tjetrën. Aleanca për Shqiptarët kërkon që institucionet shtetërore të veprojnë me seriozitet dhe vigjilencë ndaj çdo aktiviteti që mund të nxisë tensione ndëretnike dhe të prishë harmoninë në shtet. Heshtja ndaj provokimeve të tilla nuk është pjekuri politike, por inkurajim për përsëritjen e tyre. Në të njëjtën kohë, mungesa e çdo qëndrimi nga VLEN është gjithashtu shqetësuese. Në momentet kur dinjiteti kombëtar i shqiptarëve është në rrezik, përfaqësuesit shqiptarë në qeveri nuk mund të sillen si vëzhgues të heshtur. Heshtja e tyre tregon mungesë guximi politik dhe varësi të plotë nga partnerët qeveritarë. Kumanova është “Ne kemi nevojë për mesazhe bashkëjetese, respekti dhe stabiliteti, jo importimin e axhendave nacionaliste që përpiqen të mbajnë gjallë tensionet e së kaluarës”, thuhet në reagim.

Your browser does not support the video tag.

You Might Also Like

Japonia goditet nga tërmeti me magnitudë 5.8 ballë
“Situata emergjente me materie të rrezikshme”, FSK kryen trajnimin për dekontaminimin e viktimave në masë
LSDM: Rikonstruimi i Qeverisë bëhet për karrige dhe biznese
Aksident i rëndë trafiku në Shqipëri, shkaktar lagështia
Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vjet burg për Julian Meçen

You Might Also Like

Gjenden dy mjete të pashpërthyera në Gjakovë, njësia për deminim i shpërthen në mënyrë të kontrolluar
TOP Momenti

Gjenden dy mjete të pashpërthyera në Gjakovë, njësia për deminim i shpërthen në mënyrë të kontrolluar

June 26, 2026
Gjini mban sot konferencë për media
TOP Momenti

Gjini mban sot konferencë për media

June 26, 2026
Pas 34 vjetësh martesë, Barack Obama rrëfen sekretin e dashurisë me Michellen
TOP Momenti

Pas 34 vjetësh martesë, Barack Obama rrëfen sekretin e dashurisë me Michellen

June 26, 2026
Misajllovski paralajmëron marrëveshje të re kolektive: Do të ketë rritje të pagave në Ushtri
TOP Momenti

Misajllovski paralajmëron marrëveshje të re kolektive: Do të ketë rritje të pagave në Ushtri

June 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?