By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gratë po sigurojnë mandate përmes votës, por burrat vazhdojnë dominimin në Kuvend
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gratë po sigurojnë mandate përmes votës, por burrat vazhdojnë dominimin në Kuvend
TOP Momenti

Gratë po sigurojnë mandate përmes votës, por burrat vazhdojnë dominimin në Kuvend

Momenti
Published: May 24, 2026

Gratë vazhdojnë të mbeten të nën-përfaqësuara në politikën kosovare, megjithëse zgjedhjet e fundit parlamentare kanë shënuar një rritje të dukshme të pranisë së tyre në Kuvendin e Kosovës dhe një avancim gradual përtej mekanizmit të kuotës gjinore.

Sipas analizës së publikuar nga Instituti për Demokraci dhe Zhvillim (D4D), nga gjithsej 120 deputetë të zgjedhur, 41 janë gra ose rreth 34%, ndërsa 79 janë burra ose rreth 66%.

Your browser does not support the video tag.

Raporti vlerëson se ky rezultat paraqet një përmirësim krahasuar me nivelet tradicionale të përfaqësimit gjinor dhe tejkalon pragun minimal prej 30% të kuotës ligjore. Megjithatë, analiza thekson se gratë vazhdojnë të jenë të nën-përfaqësuara në raport me burrat dhe se barazia substanciale ende nuk është arritur.

Your browser does not support the video tag.

Të dhënat tregojnë se sfida nis që në fazën e kandidimit. Nga 1,180 kandidatë të certifikuar për zgjedhjet parlamentare, 789 ose 67% ishin burra dhe vetëm 391 ose 33% gra.

Përfaqësimi i grave në listat zgjedhore është luhatur mes 33% dhe 35% në pothuajse të gjitha subjektet politike, duke reflektuar respektim minimal të kuotës gjinore, por jo një garë reale për rritjen e pjesëmarrjes së grave, transmeton Telegrafi.

Sipas analizës, kandidatët burra kanë marrë 71% të votave totale, ndërsa gratë 29%. Megjithatë, kur krahasohet mesatarja e votave për kandidat, diferenca gjinore ngushtohet ndjeshëm: gratë kanë marrë mesatarisht 5,329 vota për kandidate, ndërsa burrat 6,329 vota për kandidat.

Raporti i D4D-së vlerëson se kjo dëshmon se gratë mbeten konkurruese sa herë që përfshihen në garë, ndërsa pengesat kryesore lidhen me qasjen në kandidim, renditjen në lista dhe mbështetjen brenda strukturave partiake.

Analiza sipas subjekteve politike tregon se pabarazia gjinore mbetet e pranishme pothuajse në të gjitha partitë.

Lëvizja Vetëvendosje, si subjekti më i madh politik, ka edhe numrin më të lartë të grave të zgjedhura 21 deputete, por burrat vazhdojnë të dominojnë me 36 deputetë, duke e çuar përfaqësimin e grave në rreth 37%, transmeton Telegrafi.

Një model i ngjashëm vërehet edhe në Partinë Demokratike të Kosovës, ku janë zgjedhur 7 gra dhe 15 burra, si dhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës, me 5 gra dhe 10 burra. Në të dyja rastet, përfaqësimi i grave mbetet afër një të tretës së deputetëve, në linjë me kuotën minimale ligjore, por larg barazisë reale.

Edhe te Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe raporti gjinor mbetet i ngjashëm, me rreth 33% gra dhe 67% burra, duke treguar një model të qëndrueshëm ndërpartiak ku gratë sigurojnë përfaqësim kryesisht falë mekanizmave të kuotës.

Raporti evidenton se disa subjekte më të vogla paraqesin raste më të balancuara. KDTP ka nga një grua dhe një burrë të zgjedhur, duke reflektuar përfaqësim të barabartë gjinor, megjithëse ndikimi i tyre në përbërjen e përgjithshme të Kuvendit mbetet i kufizuar.

Një nga gjetjet kryesore të raportit lidhet me rolin e kuotës gjinore në zgjedhjen e deputeteve. Nga gjithsej 41 gra të zgjedhura në Kuvend, vetëm 7 deputete ose rreth 17% kanë hyrë përmes mekanizmit korrektues të kuotës gjinore, ndërsa 34 gra ose rreth 83% kanë siguruar mandatin drejtpërdrejt përmes votës, transmeton Telegrafi.

Sipas analizës, kjo paraqet një tregues të rëndësishëm se kuota gjinore nuk është më faktori dominues në sigurimin e përfaqësimit të grave. Përkundrazi, një pjesë e konsiderueshme e grave po arrijnë të konkurrojnë dhe të fitojnë mandate në mënyrë të drejtpërdrejtë në tregun elektoral.

Megjithatë, raporti thekson se fakti që shtatë gra ende kanë pasur nevojë për ndërhyrjen e kuotës dëshmon se barrierat strukturore dhe elektorale vazhdojnë të ekzistojnë. Për këtë arsye, kuota gjinore mbetet një mekanizëm i domosdoshëm sigurie për të parandaluar nën-përfaqësimin dhe për të garantuar një nivel minimal përfshirjeje.

Shpërndarja e mandateve të fituara përmes kuotës tregon gjithashtu dallime ndërmjet partive. Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar tre mandate përmes kuotës gjinore, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dy mandate, ndërsa Lista Serbe dhe KDTP nga një mandat.

Sipas D4D-së, kjo tregon se disa subjekte politike vazhdojnë të kenë më pak kapacitet ose më pak vullnet për të siguruar zgjedhjen e grave përmes votës direkte, duke u mbështetur më shumë në mekanizmin korrektues të kuotës.

Në përfundim, raporti vlerëson se kuota gjinore ka luajtur një rol historik të rëndësishëm në rritjen e përfaqësimit të grave në Kosovë, por të dhënat aktuale tregojnë një tranzicion gradual drejt një modeli ku gjithnjë e më shumë gra po sigurojnë mandate përmes konkurrencës së lirë elektorale.

Megjithatë, përderisa një pjesë e grave ende varet nga kuota, mekanizmi mbetet i domosdoshëm për të garantuar përfaqësim të drejtë dhe për të adresuar pabarazitë strukturore në sistemin politik. /Telegrafi/

You Might Also Like

Pas 34 vjetësh martesë, Barack Obama rrëfen sekretin e dashurisë me Michellen
Misajllovski paralajmëron marrëveshje të re kolektive: Do të ketë rritje të pagave në Ushtri
Vendoset një mjet shpërthyes dhe një letër kërcënuese para një objekti banimi në Pejë, rasti nën hetim
Dita Ndërkombëtare kundër Abuzimit me Drogat dhe Trafikimit të tyre të Paligjshëm
Aksident mes trenit dhe një veture në Drenas, lëndohen dy persona

You Might Also Like

Rrihen tre persona nga disa të tjerë në Obiliq, të dyshuarit arratisen
TOP Momenti

Rrihen tre persona nga disa të tjerë në Obiliq, të dyshuarit arratisen

June 26, 2026
Çështja e gazit amerikan, Rizvanolli del me sqarime
TOP Momenti

Çështja e gazit amerikan, Rizvanolli del me sqarime

June 26, 2026
Vendimi për Thaçin dhe të tjerët, Dhomat e Specializuara mbesin brenda afatit të 20 korrikut
TOP Momenti

Vendimi për Thaçin dhe të tjerët, Dhomat e Specializuara mbesin brenda afatit të 20 korrikut

June 26, 2026
Të shtënat në Shkodër, arrestohen dy persona dhe kërkohet një tjetër
TOP Momenti

Të shtënat në Shkodër, arrestohen dy persona dhe kërkohet një tjetër

June 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?