By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Bedri Hamza deklaron tri banesa, një shtëpi, tri garazhe dhe mbi 10 mijë euro para të gatshme
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Bedri Hamza deklaron tri banesa, një shtëpi, tri garazhe dhe mbi 10 mijë euro para të gatshme
Lajme

Bedri Hamza deklaron tri banesa, një shtëpi, tri garazhe dhe mbi 10 mijë euro para të gatshme

Momenti
Published: May 23, 2026

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar tri banesa, njërën në emër të bashkëshortes, një shtëpi të trashëguar, tri garazhe dhe një tokë. Po ashtu, ka deklaruar dy vetura në emër të fëmijëve dhe bashkëshortes. Ai ka deklaruar 10 mijë e 765 euro para të gatshme, si dhe mbi 2 mijë euro të bashkëshortes dhe fëmijëve.

Hamza ka deklaruar edhe dy kredi aktive. Të hyra vjetore ka deklaruar 19 mijë e 694 euro, si dhe afër 13 mijë euro të hyra nga bashkëshortja dhe fëmijët.

Your browser does not support the video tag.

Ndërsa deputeti i ri, që dikur ishte nënkryetar i Hamzës, del të jetë kursimtar i madh.

Arian Tahiri, në vitin 2022, ka blerë banesë në vlerë 118 mijë euro, si bashkëinvestim me bashkëshorten, përmes ndërrimit të banesës paraprake dhe kredisë bankare.

Po atë vit, ai ka blerë edhe garazhë në vlerë 6 mijë euro si bashkëinvestim me bashkëshorten, si dhe parking në vlerë 9 mijë euro në emër të bashkëshortes.

Në vitin 2022, Tahiri ka deklaruar edhe një veturë të blerë për 30 mijë euro, me kursime dhe kredi, në emër të bashkëshortes.

Në emër të bashkëshortes ai ka deklaruar edhe një banesë në vlerë 35 mijë euro, të blerë në vitin 2025. Po atë vit, ai ka blerë edhe një veturë në vlerë 18 mijë euro, për të cilën ka thënë se paratë i ka siguruar nga kursimet personale dhe mbështetja nga anëtarët e familjes.

Ndonëse ka blerë banesë, vetura, parking e garazhe nga kursimet, Tahirit i kanë mbetur edhe 39 mijë e 370 euro para të gatshme. Ai ka deklaruar edhe afër 15 mijë euro (14,773 euro) nga pagat e prindërve dhe bashkëshortes, si dhe 2 mijë e 200 euro në llogari të fëmijëve.

Sa i përket të hyrave vjetore, ai ka deklaruar 14 mijë e 208 euro si pagë, pa treguar institucionin, më pas 12 mijë e 923 euro të hyra nga Komuna, 4 mijë e 950 euro dividentë nga kompania e tij dhe 7 mijë e 500 euro nga shitja e veturës. Po ashtu, mbi 53 mijë euro ka deklaruar të hyra nga bashkëshortja dhe prindërit.

Deputeti Tahiri, në emër të prindërve, ka deklaruar pyje, ara, toka, livadhe, kullosa dhe shtëpi, të gjitha të trashëguara, në vlerë prej 223 mijë euro.

Megjithatë, ndonëse ka deklaruar se banesën dhe veturën i ka blerë me kredi, Tahiri nuk ka dhënë asnjë detaj për shumën dhe periudhën e kthimit të këtyre kredive.

Tahiri nuk u është përgjigjur pyetjeve të “Betimi për Drejtësi” nëse ka ndonjë kredi aktive.

Për më shumë, ndiqeni emisionin “Kosova vendi i dytë në Evropë për varfëri, por me politikanë të pasur”, në TV dhe platformat online të “Betimi për Drejtësi”.

The post Bedri Hamza deklaron tri banesa, një shtëpi, tri garazhe dhe mbi 10 mijë euro para të gatshme appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Rashiti: Për mosfunkisonim të institucioneve përgjegjësinë kryesore e bart ai që i fiton zgjedhjet
Nëntë persona të lënduar nga aksidenti në Gjakovë, në vendngjarje policia, urgjenca e zjarrfikësit
Aksident në Korenicë të Gjakovës, dalin pamjet
Ish-deputeti serb letër Vuçiqit: Në hotelin e kushëririt tim që u rrënua ke fjetur, ai të besoi kur the “s’e dorëzojë Ujmanin”
​Familja në pritje të trupave të familjarëve që humbën jetën në aksidentin në Gjermani

LEXO GJITHASHTU

ESHS: Inflacioni në korrik 0.1%, kostoja e jetesës vjetore më e lartë për 2.3%
TOP Momenti
I vuri zjarrin apartamentit për konkurrencë teksa brenda ndodheshin vëlla e motër, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë
I vuri zjarrin apartamentit për konkurrencë teksa brenda ndodheshin vëlla e motër, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë
TOP Momenti
Goditet një rast i tentim-kontrabandës në Qafë Prush, konfiskohen 504 produkte të padeklaruara
Goditet një rast i tentim-kontrabandës në Qafë Prush, konfiskohen 504 produkte të padeklaruara
TOP Momenti
Kallëzim penal ndaj një personi nga Koçani, i konfiskohen dy pushkë
Kallëzim penal ndaj një personi nga Koçani, i konfiskohen dy pushkë
TOP Momenti
Kriza në Ceuta, Spanja i jep Italisë dy ditë kohë për të hequr kontrollet kufitare ndaj udhëtarëve spanjollë
Kriza në Ceuta, Spanja i jep Italisë dy ditë kohë për të hequr kontrollet kufitare ndaj udhëtarëve spanjollë
Lajme

You Might Also Like

Aksion për kultivimin e bimëve narkotike në Pukë, arrestohet një 55-vjeçar, procedohet kryeplaku i fshatit
Lajme

Aksion për kultivimin e bimëve narkotike në Pukë, arrestohet një 55-vjeçar, procedohet kryeplaku i fshatit

August 7, 2026
I akuzuari për vrasjen e shokut për borxh, në rigjykim për herë të tretë
Lajme

I akuzuari për vrasjen e shokut për borxh, në rigjykim për herë të tretë

August 7, 2026
Ramadani i bën thirrje VV-së të propozojë kryetarin e Kuvendit: Ndaleni sabotazhin ndaj shtetit
Lajme

Ramadani i bën thirrje VV-së të propozojë kryetarin e Kuvendit: Ndaleni sabotazhin ndaj shtetit

August 7, 2026
Policia spanjolle godet një nga rrjetet më të mëdha të kontrabandës së emigrantëve dhe drogës në Mesdhe
Lajme

Policia spanjolle godet një nga rrjetet më të mëdha të kontrabandës së emigrantëve dhe drogës në Mesdhe

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?