By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: E gjithë pasuria e Çekut në emër të gruas, thotë se përdor veturën e saj jashtë detyrës zyrtare
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
E gjithë pasuria e Çekut në emër të gruas, thotë se përdor veturën e saj jashtë detyrës zyrtare
Lajme

E gjithë pasuria e Çekut në emër të gruas, thotë se përdor veturën e saj jashtë detyrës zyrtare

Momenti
Published: May 23, 2026
SHARE

E gjithë pasuria e ministrit të Arsimit, Hajrullah Çekut, figuron në emër të bashkëshortes: tokë e trashëguar nga familja në vlerë 100 mijë euro dhe një banesë, po ashtu 100 mijë euro, e blerë me kredi në vitin 2015.

Në vitin 2023, ajo ka marrë edhe një kredi prej 28 mijë e 300 euro për blerjen e një veture me vlerë 27 mijë euro. Të ardhurat vjetore të Çekut nga paga si ministër janë 19 mijë e 680 euro, ndërsa bashkëshortja ka deklaruar 11 mijë e 724 euro të ardhura. Megjithatë, në deklarimin e pasurisë nuk figuron se ka ndonjë shumë të kursyer.

Your browser does not support the video tag.

I pyetur se çfarë veture shfrytëzon jashtë detyrës zyrtare, Çeku ka thënë se e përdor veturën e gruas.

Elbert Krasniqi, ministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, në emër të prindërve ka deklaruar toka e livadhe në vlerë prej 146 mijë euro dhe shtëpi në vlerë 85 mijë euro. Krasniqi tokë ka deklaruar edhe në emër të gruas në vlerë prej 30 mijë euro.

Ndërsa ai vetë deklaron se në 2023 dhe 2024 ka blerë livadhe e pyje në vlerë prej afër 40 mijë euro (39.581).

Në emër të bashkëshortes ai ka deklaruar edhe një veturë në vlerë 17 mijë euro të blerë në 2024 me kredi, një veturë të prindërve në vlerë 5 mijë euro dhe pasuri tjetër të paspecifikuar në vlerë 9 mijë euro.

Krasniqi ka deklaruar 2 kredi aktive në emër të tij dhe një në emër të bashkëshortes.

Të hyrat vjetore të Krasniqit, bashkëshortes së tij dhe prindërve janë mbi 34 mijë euro.

Krasniqi për Betimi për Drejtësi ka thënë se jashtë detyrës zyrtare e shfrytëzon veturën e gruas dhe të prindërve.

Në anën tjetër, Hekuran Murati, Ministër i Financave, ka deklaruar tokë mbi 17 ari në vlerë 23 mijë euro, që thotë ta ketë blerë me kursime në 2017. Banesë 41 metra katrorë të blerë në 2018, në vlerë prej 38 mijë euro, sipas tij me hua nga familja, borxh të cilin e ka shlyer pastaj.

Murati posedon edhe letra me vlerë në Tesla, Allianz, Volkswagen e Netflix në vlerë afër 71 mijë euro, të blera në 2014 dhe 2020.

Ai ka deklaruar se ka 6 mijë e 700 euro para të gatshme.

Murati ka deklaruar mbi 20 mijë e 606 euro të hyra nga paga dhe 320 euro dividendë.

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli-Dalipi, ka deklaruar një banesë të blerë bashkë me bashkëshortin në vlerë prej 60 mijë euro në 2013, një garazh të bashkëshortit në vlerë 3 mijë e 500 euro të blerë përmes kredisë në 2017.

Ajo e ka deklaruar një veturë Audi të bashkëshortit në vlerë prej 5 mijë euro, të cilën thuhet se e ka blerë përmes kredisë dhe kursimeve.

Para të gatshme ajo i ka deklaruar 982 euro, ndërsa bashkëshorti i saj 16 euro.

Për nevoja personale, bashkëshorti i saj ka marrë kredi 10 mijë euro në gusht të 2024.

Fitore Pacolli të hyra vjetore i ka pasur 21 mijë e 295 euro, ndërsa të bashkëshortit, i cili punon në KEK dhe është avancuar në pozitë në 2024, ka deklaruar 16 mijë e 802 euro.

Këtë vit, burri i saj nuk figuron as si aksionar i Organizatës Jo Qeveritare “Defy Them Records”, të cilës Ministria e Kulturës i kishte ndarë disa herë fonde.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka të kursyera hiç më pak se 200 mijë euro.

Rizvanolli ka deklaruar një banesë 91 metra katrorë në vlerë 66 mijë euro, të cilën e ka deklaruar si dhuratë nga prindërit në 2014.

Në emër të bashkëshortit ajo ka deklaruar një veturë në vlerë 16 mijë euro, të cilën ka shkruar se e ka blerë ajo me kursime.

Mbi 3 mijë euro para të gatshme i ka deklaruar në emër të bashkëshortit të saj.

Të hyrat vjetore të Rizvanollit janë 19 mijë e 885 euro nga paga si ministre dhe 1 mijë e 683 euro interes nga banka. Ndërsa në emër të bashkëshortit ajo ka deklaruar të hyra mbi 8 mijë euro.

Për më shumë ndiqeni emisionin “Kosova vendin e dytë në Evropë për varfëri, por me politikanë të pasur”, në TV dhe platformat online të “Betimi për Drejtësi”.

The post E gjithë pasuria e Çekut në emër të gruas, thotë se përdor veturën e saj jashtë detyrës zyrtare appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

“Ai fmija ka lind, i ka kry vaksinat, çerdhen e tash osht në klasë të parë, rruga për Gjilan nuk është kry”, Paris Guri i LDK-së: Me tanë këtë buxhet, pa asnjë investim kapital, s’ka kërkun në botë
“Qetësohu – Kallxoma definicionin e së majtës”/ Deklarata e Fejzës për dallimet ideologjike shkakton reagime në studio – Përplasja me Paris Gurin
‘‘Pakoja është fyerje për qytetarin – Fyerje është me ja rrit pagën vetes – Mos shpif’’, Debati i ashpër mes Fejzës së VV’së dhe Arifit të AAK’së
Guri për VV’në: Këta e kanë pasë për show e zgjedhje, 4 vjet s’bëjnë asgjë, e mas 4 vjete e trusin një enter
 ‘‘Këta e kanë pasë për show e zgjedhje’’ – 4 vjet nuk bëjnë asgjë, merren me propagandë e mas 4 vjete e trusin një enter”, Paris Guri për pakon

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?