By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ‘Referendumi’ për Berishën – procesi i votimit, dilemë numri i anëtarëve me të drejtë vote
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
‘Referendumi’ për Berishën – procesi i votimit, dilemë numri i anëtarëve me të drejtë vote
TOP Momenti

‘Referendumi’ për Berishën – procesi i votimit, dilemë numri i anëtarëve me të drejtë vote

Momenti
Published: May 23, 2026

Sot po mbahen zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, ku në garë është vetëm kryetari aktual, Sali Berisha.

Që prej orës 08:00 ka nisur procesi i votimit, ku do të jenë mbi 90 qendra votimi në të gjithë vendin, raporton Top Channel.

Your browser does not support the video tag.

Në listat e PD Shkodër janë 6800 anëtarë me të drejtë vote të cilët mund të marrin pjesë në këtë proces.

Në PD Shkodër në total janë tri qendra votimi, dy tek selia e PD pranë rrugës së ish gjykatës dhe një qendër tjetër për lehtësi është vendosur në njësinë Bërdicë.

Në Korçë, lista e anëtarësisë përfshin rreth 5 mijë anëtarë, ndërsa aktivë në proces pritet të jenë mbi 1200 deri në 1500 anëtarë. Në Maliq, lista e anëtarëve numëron 1835 persona, ku mbi 1200 prej tyre konsiderohen aktivë dhe pritet të marrin pjesë në votim. Në Kolonjë, dega e PD-së ka rreth 1000 anëtarë në listë, ndërsa aktivë janë rreth 500 anëtarë. Në Devoll, lista përfshin mbi 1500 anëtarë, me më shumë se 500 anëtarë aktivë që pritet të votojnë gjatë ditës së sotme.

Ndërkohë, në Pogradec, lista e anëtarëve është rreth 1200, ndërsa mbi 700 anëtarë konsiderohen aktivë në strukturat e partisë.

Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike ka nisur këtë të shtunë edhe në qarkun e Vlorës.

Anëtarët e PD-së në Vlorë po u drejtohen kutive të votimit për të konfirmuar në krye të partisë Sali Berishën. Në Vlorë, janë 1600 anëtarë me të drejtë vote, Himara 32, ndërsa Selenica 500.

Ashtu si në të gjithë Shqipërinë, edhe në qarkun e Fierit pritet pjesëmarrje e konsiderueshme e anëtarësisë demokratike. Në degën e Fierit, sipas kryetarit Ardian Ferro, janë 1750 anëtarë në listë aktive, ndërsa pjesëmarrja e pritshme në votime llogaritet rreth 70%. Në Mallakastër, dega numëron 600 anëtarë dhe pritet të votojë mbi 60% e anëtarësisë. Në Patos, kryetari i degës Pëllumb Hoxha bën me dije se lista përmban 620 anëtarë, ndërsa pjesëmarrja e pritshme është rreth 60%.

Ndërkohë, në Rroskovec, sekretari i degës Dritan Dogani deklaron se dega ka 710 anëtarë në listë dhe pritet pjesëmarrje mbi 60%.

Edhe në Lushnjë procesi pritet të jetë aktiv. Lista e anëtarësisë përfshin 2500 anëtarë, ndërsa pjesëmarrja në votime pritet të kalojë 55%.

Në Bulqizë kanë të drejtë votimi 1300 antarë të cilët do votojnë po ose jo për rikonfirmim të kryetarit Sali Berisha. Në Mat kanë të drejtë vote rreth 1420 anëtarë, ndërsa në Bashkinë Klos kanë të drejtë vote rreth 650 anëtarë.

Në qarkun e Gjirokastrës, lista e anëtarësisë përfshin rreth 1989 anëtarë aktivë që pritet të marrin pjesë në procesin e votimit.

Në Libohovë, janë regjistruar rreth 450 anëtarë, ndërsa në Dropull numri i anëtarëve pjesëmarrës pritet të jetë rreth 150.

Në Përmet, procesi zhvillohet me rreth 400 anëtarë aktivë, ndërsa në Tepelenë pritet të votojnë rreth 250 anëtarë.

Ndërkohë, në Memaliaj janë regjistruar rreth 350 anëtarë aktivë, ndërsa në Këlcyrë rreth 450 anëtarë pritet t’u drejtohen kutive të votimit gjatë kësaj të shtune.

Që në orën 08:00 ja nisur procesi i votimit në të gjitha degët e PD në Qarkun e Dibrës për referendumin i rizgjedhjes së kreut të PD, Sali Berisha në krye të PDSH. Në Dibër numri i anëtarësisë është 1170.

You Might Also Like

Aksident mes dy veturash në Gjakovë, lëndohen nëntë persona
Arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 8 muaj e gjysmë burg për vjedhje në Prizren
ESHS: Inflacioni në korrik 0.1%, kostoja e jetesës vjetore më e lartë për 2.3%
I vuri zjarrin apartamentit për konkurrencë teksa brenda ndodheshin vëlla e motër, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë
Goditet një rast i tentim-kontrabandës në Qafë Prush, konfiskohen 504 produkte të padeklaruara

LEXO GJITHASHTU

Haki Abazi: “Koha shtesë” e Kurtit episod i radhës për shkatërrimin e LDK’së, Kushtetuta s’është kampionat që të kërkosh vazhdime
Haki Abazi: “Koha shtesë” e Kurtit episod i radhës për shkatërrimin e LDK’së, Kushtetuta s’është kampionat që të kërkosh vazhdime
Lajme
Rashiti: Për mosfunkisonim të institucioneve përgjegjësinë kryesore e bart ai që i fiton zgjedhjet
Rashiti: Për mosfunkisonim të institucioneve përgjegjësinë kryesore e bart ai që i fiton zgjedhjet
Lajme
Nëntë persona të lënduar nga aksidenti në Gjakovë, në vendngjarje policia, urgjenca e zjarrfikësit
Nëntë persona të lënduar nga aksidenti në Gjakovë, në vendngjarje policia, urgjenca e zjarrfikësit
Lajme
Aksident në Korenicë të Gjakovës, dalin pamjet
Aksident në Korenicë të Gjakovës, dalin pamjet
Lajme
Kallëzim penal ndaj një personi nga Koçani, i konfiskohen dy pushkë
Kallëzim penal ndaj një personi nga Koçani, i konfiskohen dy pushkë
TOP Momenti

You Might Also Like

Jakshiq e quan tradhtar Vuçiqin
TOP Momenti

Jakshiq e quan tradhtar Vuçiqin

August 7, 2026
OBRM-PDUKM: Edhe gjatë qeverisjes së LSDM-së kishte raste me ujë të pasigurt për pije
TOP Momenti

OBRM-PDUKM: Edhe gjatë qeverisjes së LSDM-së kishte raste me ujë të pasigurt për pije

August 7, 2026
Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
TOP Momenti

Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot

August 7, 2026
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
TOP Momenti

Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?