Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për deputet, Besim Hoxha, ka kritikuar qeverinë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Hoxha, i ftuar në Frontal në T7, ka thënë se gjatë qeverisjes së Kurtit, ka pasur mungesë investimesh, dhe se, ai beson që ‘’shumë njerëz janë zhgënjy’’ nga Kurti.
‘’Kur kanë pas kaq besim njerëzit të ai për me ia dhanë votën 51%, atëherë kanë mëndu që ka me bë një ndryshim drastik, besoj që shumë njerëz janë zhgënjy prej tij, edhe, nuk ka bërë ndonjë revolucion. Unë e kam vrejt një ndryshim por jo në mënyrë pozitive. Për mua ka pasur mungesë të investimeve në Kosovë. Nuk i ka bo, dhe, është për keqardhje.’’, ka deklaruar ai.
The post “Shumë njerëz janë zhgënjy me Kurtin”, kandidati për deputet i PDK’së Besim Hoxha, kritikon pushtetin e Kurtit appeared first on Gazeta Express.
