By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: 100 eurot nga Qeveria: Deliu-Kodra i quan ‘lëmoshë elektorale’
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
100 eurot nga Qeveria: Deliu-Kodra i quan ‘lëmoshë elektorale’
Lajme

100 eurot nga Qeveria: Deliu-Kodra i quan ‘lëmoshë elektorale’

Momenti
Published: May 22, 2026
SHARE

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas vendimit të qeverisë në detyrë për ndarjen e një pagese prej 100 eurosh për disa kategori të qytetarëve, pak ditë para zgjedhjeve.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka kritikuar këtë vendim, duke  thënë se qytetarët e Kosovës nuk janë lypsarë.

Your browser does not support the video tag.

“Kryeministër, qytetarët e Kosovës nuk janë lypsarë – mos i trajto si të tillë! Kur një qeveri kujtohet për qytetarët vetëm pak ditë para zgjedhjeve, atëherë problemi nuk është te 100 eurot, por te mënyra si e sheh qytetarin. Kosovarët nuk kanë nevojë për lëmoshë elektorale. Kanë nevojë për paga dinjitoze, ekonomi të fortë dhe perspektivë që të rinjtë të mos e shohin largimin si zgjidhje”, ka shkruar ajo.

Deliu-Kodra ka shkruar se qytetarët, sipas saj, duhet të kenë më shumë dinjitet ekonomik dhe mundësi zhvillimi, duke theksuar se vota e tyre nuk mund të ndikohet nga masa të tilla financiare në prag të zgjedhjeve.

“Vota e qytetarëve të Kosovës ka më shumë vlerë se çdo tentim për ta blerë me para të momentit. Më 7 qershor, bashkë do t’i themi STOP krizës dhe do ta ndryshojmë Kosovën – në një vend me zhvillim, dinjitet dhe mirëqenie për të gjithë”, shkroi Deliu-Kodra.

The post 100 eurot nga Qeveria: Deliu-Kodra i quan ‘lëmoshë elektorale’ appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Uran Ismaili: Bedri Hamza përfaqëson stabilitetin që po kërkojnë qytetarët!
A e tejkalon 28 dhjetorin Vetëvendosja më 7 qershor?, Hajrulla Çeku: Matjet tregojnë rritje
‘‘Matjet tregojnë rritje të LVV’së, kjo na bën optimist’’, A e tejkalon 28 dhjetorin Vetëvendosja më 7 qershor?, Hajrulla Çeku
Ferati i reagon Kurtit, tregon se projektet që i premtoi ai janë përfunduar: Këqyrë kah Istogu pak i nderum, përcjelle çka është punu
Çeku për 51% e Vetëvendosjes: S’besoj që qytetarët mund të flasin më qartë se kaq…ndoshta edhe munden

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?