By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Alarm në fluturimin e “Air France”, avioni devijohet në Kanada pas dyshimeve për një person të ekspozuar ndaj virusit Ebola
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Alarm në fluturimin e “Air France”, avioni devijohet në Kanada pas dyshimeve për një person të ekspozuar ndaj virusit Ebola
Lajme

Alarm në fluturimin e “Air France”, avioni devijohet në Kanada pas dyshimeve për një person të ekspozuar ndaj virusit Ebola

Momenti
Published: May 22, 2026

Një fluturim i kompanisë “Air France” me destinacion Shtetet e Bashkuara është devijuar drejt Montrealit në Kanada, pasi është ngritur dyshimi se një pasagjer mund të ishte ekspozuar ndaj virusit Ebola.

Avioni ishte nisur nga Parisi dhe kishte si destinacion qytetin Detroit, por ndryshoi kurs gjatë pasdites së së mërkurës, më 20 maj, me kërkesë të autoriteteve amerikane.

Your browser does not support the video tag.

Sipas U.S. Customs and Border Protection (CBP), pasagjeri kishte hipur në avion “gabimisht”, pasi kishte qenë së fundmi në Afrikën Lindore, një zonë e prekur nga një shpërthim i virusit Ebola. Autoritetet amerikane theksuan se, për shkak të kufizimeve të hyrjes, ai nuk duhej të ishte lejuar të udhëtonte drejt SHBA-së.

“Për shkak të masave kufizuese për të reduktuar rrezikun nga virusi Ebola, pasagjeri nuk duhej të ishte në bord,” thuhet në deklaratën e CBP, e cila urdhëroi ndalimin e uljes së avionit në Detroit dhe devijimin e tij drejt Montrealit.

Autoritetet nuk kanë konfirmuar nëse pasagjeri kishte shfaqur simptoma të sëmundjes. Sipas të dhënave nga FlightAware, avioni u ul në Montreal në mbrëmje, ku pasagjeri u zbrit dhe u mor në kujdes nga autoritetet shëndetësore, ndërsa pjesa tjetër e pasagjerëve vijoi udhëtimin drejt Detroitit.

Ngjarja vjen disa ditë pas vendosjes së kufizimeve të reja nga administrata amerikane. Më 18 maj, CDC dhe Departamenti për Sigurinë Kombëtare njoftuan një ndalim të përkohshëm 30-ditor të hyrjes për shtetasit jo-amerikanë nga Republika Demokratike e Kongos, Sudani i Jugut dhe Uganda. Gjithashtu janë vendosur kontrolle të rrepta shëndetësore për udhëtarët që kanë qëndruar në këto vende gjatë 21 ditëve të fundit.

Air France ka konfirmuar se pasagjeri ishte shtetas kongolez dhe se hyrja e tij në SHBA është refuzuar. Sipas kompanisë, në bazë të rregullave të reja, pasagjerët nga disa vende, përfshirë Republikën Demokratike të Kongos, mund të hyjnë në SHBA vetëm përmes aeroportit të Uashingtonit (IAD).

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur shpërthimin e Ebola-s si një emergjencë shëndetësore me rëndësi ndërkombëtare, duke shprehur shqetësim për përhapjen e shpejtë.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, janë konfirmuar 51 raste në provincat veriore të Kongos dhe dy raste në Ugandë, ndërsa numri i vdekjeve të dyshuara arrin në 139 dhe rastet e dyshuara afrojnë 600.

The post Alarm në fluturimin e “Air France”, avioni devijohet në Kanada pas dyshimeve për një person të ekspozuar ndaj virusit Ebola appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Gjendet i vdekur 20-vjeçari francez në Ksamil, dyshohet se është goditur me thikë
Një i vdekur dhe tre të lënduar nga aksidenti në Kliqinë të Pejës
Kosova jashtë statistikave, Shqipëria e fundit në Ballkanin Perëndimor për produktivitetin e punës
PDK sërish para Qeverisë, mesazh Kurtit: Mos e mbaj peng shtetin për kalkulimet e tua individuale dhe partiake
Skandal në Qipron e Veriut: Së paku 30 fëmijë dyshohet se janë konceptuar në një klinikë IVF me spermë ose vezë nga donatorë të gabuar

LEXO GJITHASHTU

Spitali i Pejës jep detaje në lidhje me aksidentin tragjik në Kliqinë
Spitali i Pejës jep detaje në lidhje me aksidentin tragjik në Kliqinë
TOP Momenti
Vritet në Ksamil 20-vjeçari nga Franca
Vritet në Ksamil 20-vjeçari nga Franca
TOP Momenti
Një i vdekur dhe katër të lënduar – aksident mes tri veturave në Kliqinë të Pejës
Një i vdekur dhe katër të lënduar – aksident mes tri veturave në Kliqinë të Pejës
TOP Momenti
PDK edhe sot para Qeverisë: Albin eja në Kuvend dhe hapi rrugë rikthimit të rendit kushtetues
PDK edhe sot para Qeverisë: Albin eja në Kuvend dhe hapi rrugë rikthimit të rendit kushtetues
TOP Momenti
Gjermania shqyrton mbylljen e Shtëpisë Ruse në Berlin, dyshohet se përdoret për spiunazh
Gjermania shqyrton mbylljen e Shtëpisë Ruse në Berlin, dyshohet se përdoret për spiunazh
Lajme

You Might Also Like

Aksident i rëndë në Kliqinë, pamje nga vendi i ngjarjes
Lajme

Aksident i rëndë në Kliqinë, pamje nga vendi i ngjarjes

August 18, 2026
Sot përurohet sheshi “Qamil Hoxha” në Prishtinë
Lajme

Sot përurohet sheshi “Qamil Hoxha” në Prishtinë

August 18, 2026
Sot s’do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave mbi 20 tonë
Lajme

Sot s’do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave mbi 20 tonë

August 18, 2026
PDK-ja me deputetët e saj edhe sot në sallën e Kuvendit, kërkojnë vazhdimin e seancës
Lajme

PDK-ja me deputetët e saj edhe sot në sallën e Kuvendit, kërkojnë vazhdimin e seancës

August 18, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?