By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Lufta me Iranin, Washington Post: SHBA shpenzoi gjysmën e arsenalit të raketave THAAD
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Lufta me Iranin, Washington Post: SHBA shpenzoi gjysmën e arsenalit të raketave THAAD
Lajme

Lufta me Iranin, Washington Post: SHBA shpenzoi gjysmën e arsenalit të raketave THAAD

Momenti
Published: May 22, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë konsumuar një pjesë të konsiderueshme të arsenalit të tyre me raketa të avancuara mbrojtëse gjatë luftës mes Izraelit dhe Iranit, raportoi së fundmi The Washington Post.

Sipas medias amerikane, pjesa më e madhe e barrës për mbrojtjen ajrore të Izraelit u mbajt nga ushtria amerikane, ndërsa vetë Izraeli përdori një numër shumë më të kufizuar raketash nga rezervat e tij strategjike.

Your browser does not support the video tag.

Raporti zbulon se SHBA-ja lëshoi mbi 200 raketa THAAD për të neutralizuar kërcënimet balistike ndaj Izraelit, një shifër që përbën afro gjysmën e stokut total amerikan të këtij sistemi.

Po ashtu, forcat amerikane përdorën më shumë se 100 raketa SM-3 dhe SM-6, të cilat u lëshuan kryesisht nga anije luftarake në Mesdhe për të interceptuar raketat armike.

Your browser does not support the video tag.

Në kontrast me këtë, Izraeli përdori më pak se 100 raketa Arrow dhe rreth 90 raketa David’s Sling. Sipas raportit, një pjesë e tyre u përdorën edhe kundër raketave të lëshuara nga rebelët Houthi në Yemen, të cilat konsiderohen më të lehta për t’u interceptuar krahasuar me raketat balistike iraniane.

Ekspertët e cituar nga Washington Post theksojnë se “SHBA mori përsipër pjesën më të madhe të misionit të mbrojtjes raketore, ndërsa Izraeli ruajti rezervat e veta ushtarake”.

Megjithatë, edhe pse kjo strategji konsiderohet logjikisht e justifikueshme nga pikëpamja operacionale, zëvendësimi i arsenalit të përdorur pritet të kërkojë muaj të tërë, madje edhe vite.

Sipas të njëjtave burime, nëse tensionet mes Izraelit dhe Iranit rikthehen dhe Teherani rifillon sulmet me raketa balistike, presioni mbi rezervat amerikane do të rritet ndjeshëm, duke e vendosur Uashingtonin përballë një sfide serioze ushtarake dhe strategjike.

The post Lufta me Iranin, Washington Post: SHBA shpenzoi gjysmën e arsenalit të raketave THAAD appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Pishinat jofunksionale të QKUK-së, themelohet Komisioni për vlerësimin e kushteve teknike
Hallkat elektronike, disa të dyshuar dëmtuan e i heqen ato
Serbët pretenduan se polici i Kosovës u soll keq me një fëmijë në Gazimestan, videoja tregon të kundërtën
Mbi 3,000 të lënduar nga dy tërmetet në Venezuelë
Propaganda serbe përdori një fëmijë për dezinformim, videoja e demanton; Kuçi: Kopje e regjimeve gjenocidale

You Might Also Like

Vala rekord e të nxehtit trondit Evropën, Franca paralajmëron rritje të numrit të viktimave
Lajme

Vala rekord e të nxehtit trondit Evropën, Franca paralajmëron rritje të numrit të viktimave

June 29, 2026
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria përballen me ditët më të nxehta në histori
Lajme

Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria përballen me ditët më të nxehta në histori

June 29, 2026
Vdesin tragjikisht babë e bir nga fshati Maznik i Deçanit, lajmi kumtohet nga kryetari i komunës
Lajme

Vdesin tragjikisht babë e bir nga fshati Maznik i Deçanit, lajmi kumtohet nga kryetari i komunës

June 29, 2026
Babë e bir humbin jetën në Deçan, dyshohet nga kontakti me rrymën gjatë larjes së veturës
Lajme

Babë e bir humbin jetën në Deçan, dyshohet nga kontakti me rrymën gjatë larjes së veturës

June 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?