By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Raporti policor për incidentin Kurti – Lushtaku në Skenderaj thotë se s’kishte elemente të veprës penale
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Raporti policor për incidentin Kurti – Lushtaku në Skenderaj thotë se s’kishte elemente të veprës penale
TOP Momenti

Raporti policor për incidentin Kurti – Lushtaku në Skenderaj thotë se s’kishte elemente të veprës penale

Momenti
Published: May 21, 2026

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një intervistë të dhënë më 18 maj 2026 në KTV, deklaroi se kryetari i Komunës së Skenderajt kishte tentuar, me veturë zyrtare, të ndërhynte në mënyrë të rrezikshme në qarkullimin e eskortës së tij.

Rreziku për të cilin flet Kurti, është konfirmuar në raportin policor në deklaratën e datës 27 janar 2025.

Your browser does not support the video tag.

Në dokumentin e siguruar nga RTK, thuhet se njësiti policor kishte arritur ta ndalonte veturën e dyshuar, e cila rezultonte të ishte në pronësi të Komunës së Skenderajt, ndërsa drejtues i saj ishte Sami Lushtaku, në atë kohë nënkryetar i komunës.

Në raport thuhet se “Kemi kontaktuar zyrtarin e mbrojtjes së afërt, i cili përmes telefonit ka deklaruar se vetura ka dalë nga parkingu i pompës në dalje të Skenderajt, në drejtim të Polacit, dhe ka rrezikuar eskortën duke tentuar të futet në mes të kolonës. Për një distancë, vetura ka vazhduar paralel me veturën policore të trafikut, në rrugën me dy korsi. Nga zyrtarët është kërkuar të përpilohet raport policor lidhur me rastin?.

Në dokumentin e siguruar thuhet gjithashtu se një rreshter policor, në raportin e dërguar më 28 janar përmes postës elektronike zyrtare, ka deklaruar se:

“Vetura ka bërë kyçje të vrullshme, nuk e ka rrezikuar eskortën dhe nuk ka pasur rrezik të drejtpërdrejtë. Megjithatë, kërkesa për ndalimin e veturës së dyshuar ka qenë në përputhje me standardet e larta të sigurisë që aplikohen në raste të tilla?.

Lidhur me rastin është intervistuar edhe Sami Lushtaku, i cili ka deklaruar se ishte ndalur për tëmarrë ujë dhe më pas ishte kyçur në rrugë me kujdes dhe me shpejtësi të ulët, pa penguar qarkullimin.

Në raport thuhet se deklarimet e tij përputhen edhe me pamjet e videoincizimeve. Po ashtu, sipas dokumentit, Lushtaku ka deklaruar se nuk kishte pasur qëllim të pengonte policinë apo eskortën.

Pas konsultimit me prokurorin, në raport konstatohet se nuk janë gjetur elemente të ndonjë vepre penale apo kundërvajtjeje kundër sigurisë në trafikun publik.

Edhe pse polici raportues, Gëzim Millaku, sipas raportit, e ndërroi deklaratën e dhënë për prokuroren e rastit, një ditë më parë, për rrezikim te eskortës së kryeministrit, arsyet e ndërrimit të deklaratës nuk janë bërë të ditura në raport.

Nga sa jemi të informuar, Prokuroria nuk ka marrë në pyetje pjesëtarët e tjerë të mbrojtjes së afërt të Kryeministrit.

Prokurorja Ajtene Zoni e kontaktuar nga RTK, ka thënë shkurt se për këtë rast duhet t’i drejtohemi prokurorisë.

Ndërkohë, deri në momentin e publikut të këtij lajmi, nuk është iniciuar rast në Inspektoratin policor të Kosovës për këtë rast të ndërrimit të deklaratës së zyrtarit policor.

Nga ana tjetër, Avokati i Sami Lushtakut, Labinot Vata, i ka thënë RTK-së se nuk ka pasur asnjë veprim të kundërligjshëm nga klienti i tij.

Duke iu referuar Ligjit për Shpifje dhe Fyerje, avokati Vata ka deklaruar se i është kërkuar Kurtit të tërheqë publikisht deklaratat, të publikojë sqarim dhe përmirësim, të kërkojë falje publike dhe të përmbahet nga deklarime të tjera që, sipas tij, cenojnë reputacionin e Lushtakut.

Vetë Sami Lushtaku, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se përmes avokatit të tij ka dorëzuar padi për shpifje ndaj Albin Kurtit./RTK

You Might Also Like

Konfirmohet rasti i parë këtë vit me Virusin e Nilit në Kosovë
Ekstradimi në Shqipëri i Sokol Hoxhës, Ambasada Amerikane: SHBA nuk është strehë për ata që keqpërdorin emigracioni për t’i shpëtuar ligjit
Kurti ftoi Gjinin në takim për konstituimin e institucioneve, kreu i Aleancës e refuzon
Ulet numri i pacientëve në Gostivar: Rastet mund të lidhen edhe me virozat sezonale
Apeli kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases

LEXO GJITHASHTU

Seanca për konstituimin e Kuvendit vazhdon të shtunën në orën 11:00
Seanca për konstituimin e Kuvendit vazhdon të shtunën në orën 11:00
Lajme
Bllokimi me Presidentin, Kurti: I kemi 62 vota, mund ta bëjmë Kuvendin e të rizgjidhem kryeministër menjëherë
Bllokimi me Presidentin, Kurti: I kemi 62 vota, mund ta bëjmë Kuvendin e të rizgjidhem kryeministër menjëherë
Lajme
Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje ekskluzive nga komunikimi i tyre
Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje ekskluzive nga komunikimi i tyre
Lajme
Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?
Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?
Lajme
Huaja 100 milionë euro, një tjetër shkak madhor për zgjidhjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit të Vlorës
Huaja 100 milionë euro, një tjetër shkak madhor për zgjidhjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit të Vlorës
Lajme

You Might Also Like

Grabitet 35 vjeçari pas tërheqjes së parave nga bankomati në Qendër të Shkupit
TOP Momenti

Grabitet 35 vjeçari pas tërheqjes së parave nga bankomati në Qendër të Shkupit

August 7, 2026
Aksidenti me nëntë të lënduar nga aksidenti në fshatin Korenicë- deklarohen nga Spitali i Gjakovës
TOP Momenti

Aksidenti me nëntë të lënduar nga aksidenti në fshatin Korenicë- deklarohen nga Spitali i Gjakovës

August 7, 2026
Në një puset në Mitrovicë të Veriut, policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake
TOP Momenti

Në një puset në Mitrovicë të Veriut, policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake

August 7, 2026
Vazhdojnë takimet Kurti-Abdixhiku
TOP Momenti

Vazhdojnë takimet Kurti-Abdixhiku

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?